Array

Shqipëria meriton tre pikët ndaj Serbisë

Must Read

Autoritetet e Kosovës nuk e lejuan ministrin serb Sharçeviq të hyjë në vend

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e hodhi poshtë kërkesën e Ministrit të Arsimit të Serbisë,...

Putin dhe Makron kanë bërë thirrje për ndërprerje të përleshjeve në Nagorno-Karabah

Presidentët e Rusisë dhe Francës, Vladimir Putin dhe Emanuel Makron, biseduan për përshkallëzimin e konfliktit në rajonin...

Moti me diell dhe vranësira mesatare

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell me vranësira mesatare, në pjesët perëndimore kohë pas...
- Advertisement -

17 prilli po afron dhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pritet të vërë pikën për ndeshjen Serbi-Shqipëri, të nisur në tetor 2014 e të papërfunduar ende.

Lidhur me këtë vendim, tekniku i kuqezinjve shprehet mjaft optimist se TAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) do t’i japë kombëtares sonë tre pikët.

- Advertisement -

Deklarata e De Biasit është bërë për “Sky Sport Italia” dhe ish-trajneri i Torinos ka nënvizuar se ndeshja e 14 tetorit u ndërpre për shkak të hyrjes së tifozëve serb në fushë dhe pamundësisë për të vijuar takimin, si rezultat i dështimit të organizimit të ndeshjes, çka sipas rregullores parashikohet me ndëshkim të skuadrës vendase me pezullimin e fushës dhe gjithashtu dhënien e pikëve në tavolinë kundërshtarit.

“Në fushë ne nuk kemi humbur asnjë ndeshje duke mundur Portugalinë që është favoriti i këtij grupi. Unë jam i bindur se i meritojmë tre pikët dhe shpresoj të na i japin. Të gjithë e panë çfarë ndodhi në Beograd në 14 tetor. Nëse UEFA përdor të njëjtin standard atëherë duhet të na japë tre pikët ashtu sikurse bëri me Rusinë pas incidenteve me Malin e Zi”, tha De Biasi, transmeton “atsh”.

- Advertisement -

Kujtojmë se Shqipëria është në vendin e tretë në grupin I, të eliminatoreve të Evropianit “Francë 2016” me pikë të barabarta me Danimarkën 7 dhe 2 pikë poshtë Portugalisë, por në rast se TAS vendos të na japë tre pikë, atëherë kuqezinjtë do të kryesonin tabelën e klasifikimit me 10 pikë, çka do të thotë më pranë ëndrrës Francë 2016.

Gjithsesi nesër datë 16 Prill pritet vendimi për Serbinë, pasi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, skuadrat gjykohen të veçuara dhe jo bashkë, si në dy shkallët e para. Vendimi i ditës së nesërme do të jetë një tregues mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë.

- Advertisement -

Autoritetet e Kosovës nuk e lejuan ministrin serb Sharçeviq të hyjë në vend

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e hodhi poshtë kërkesën e Ministrit të Arsimit të Serbisë, Mladen Sharçeviq për të hyrë...

Putin dhe Makron kanë bërë thirrje për ndërprerje të përleshjeve në Nagorno-Karabah

Presidentët e Rusisë dhe Francës, Vladimir Putin dhe Emanuel Makron, biseduan për përshkallëzimin e konfliktit në rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabah dhe u...

Moti me diell dhe vranësira mesatare

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell me vranësira mesatare, në pjesët perëndimore kohë pas kohe dukshëm i vranët me...

Gjobiten 890 persona për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse

Për mosmbajtjen e maskës janë regjistruar 890 shkelje gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e vendit. Ministria e...

Shkolla fillore në Karposh vitin shkollor e ka filluar në ambient të hapur

Nën protokolle të veçanta fillo viti shkollor 2020/2021.Kësaj herë klasat do të mbahen edhe jashtë, dhe një nga shembujt është shkolla fillore...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -