Lunaçek kërkon hetim më të thellë ndaj misionit të EULEX-it
Raportuesja e BE-së për Kosovë, Ulrike Lunaçek thotë se raporti që nuk gjeti prova mbi korrupsionin në EULEX, është vetëm hapi i parë që do duhej bërë në hetimin e këtij misioni.
Anëtarja e Parlamentit Evropian thotë se një hetim i plotë mbi këtë mision duhet bërë, në mënyrë që të zbulohen detaje të tjera, transmeton Indeksonline.
“Ky raport është hap i drejtë, por pyetje të rëndësishme mbesin pa përgjigje”, ka thënë Lunaçek përmes faqes së saj në internet.
Ky dokument në mënyrë të qartë refuzon akuzat se misioni i EULEX-it në Kosovë mund të jetë përfshirë në korrupsion të organizuar.
“Pres edhe nga anëtarë të Parlamentit Evropian që shumë pyetje të tjera të qartësohen duke kërkuar transparencë të plotë kundrejt kësaj çështjeje”, ka shtuar Lunaçek.21 Media
