Sulmohet Presidenti i Bankës Qëndrore Evropiane (Video)

0

Presidenti i Bankës Qëndrore Evropiane është sulmuar nga një protestuese sot gjatë konferencës së zakonshme të bankës për media, raporton CNN.

Vetëm dy minuta pasi që Presidenti kishte filluar paraqitjen e tij një grua kërceu mbi tavolinën e tij duke bërtitur “ndaleni diktatorshipin e Bankës Qendrore”.

Ajo u nxjerr jashtë në mënyrë të dhunshme nga rojat e sigurimit edhe pse gruaja nuk provoi ta lëndoj atë. Konferenca u ndalua menjëherë. Ndërsa Presidenti Draghi shpëtoi pa lëndime.

103 vjeçarja merr diplomën e shkollës së mesme

0

Gjyshja nga Wisconsin ka fituar diplomën e saj, 87 vjet pas regjistrimit në shkollë të mesme . Gjyshja jeton në Spring Green, dhe qëllimet e saj nuk janë hequr edhe kur i ka bërë 103 vjet .

Meri Hant gjithnjë ka pasur dëshirë të kryejë shkollën. Në jetën e saj të gjatë ka pasur tetë vëllezër dhe motra për të cilët është kujdesur derisa shtëpinë e ka pasur larg dhjetë kilometra nga shkolla.

Në të vërtetë kjo ka qenë arsye që ajo nuk ka vazhduar edhe më tej arsimin e lartë.

“Kjo është diçka që gjithnjë e kam dashur dhe nuk kam pasur rast ta kem. Tash pas 100 vitesh ja ku jam”, ka thënë 103 vjeçarja për Daily Mail.

Familja dhe miqtë janë mbledhur për ta përcjellë ceremoninë e marrjes së diplomës.

Meri me shaka ka thënë se stacioni i ardhshëm është fakulteti.

Fitojnë Porto e Barça, Bajerni e PSG-ja humbin

0

Janë mbyllur me rezultat të njëjtë dy takimet e mbrëmjes së sotme në fazën çerekfinaliste të Championsit, Bajerni që humbi kunder Portos dhe Barcelona që fitoi në Paris.

1-3 ka përfunduar takimi i luajtur në “Parc des Princes” mes Barcelonës dhe PSG-së së Laurent Blank.

Nejmar dhe Luis Suarez ishin lojtarët e mbrëmjes. Braziliani shënoi golin e parë falë një asistimi perfekt nga Lionel Mesi në minutën e 18-të të takimit.

Mustafa: Ata që braktisën LDK-në e bënë dashuri me parti tjera s’vlejnë as pesë pare

0

Kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij po kalon një proces të thellë demokratik në zgjedhjet e brendshme të saj.

Mustafa në profilin e tij në Facebok ka thënë se disa “kuadro”, që moti e kanë braktisur LDK-në, që kanë vallëzuar e bërë dashuri me shumë parti dhe aleanca tjera, nuk vlejnë as pesë pare për LDK-në e sotme. “Predikimet e tyre, vlejnë vetëm për shitësit e “lajmeve” dhe ata që ia bëjnë qejfin veti”, ka shkruar Mustafa

Ky është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

“Lidhja Demokratike e Kosovës po kalon një proces të thellë demokratik në zgjedhjet e brendshme të saj. Interesimi tepër më i madh i anëtarësisë për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, është ajo çfarë në veçanti i karakterizon këto zgjedhje. Kjo flet në mënyrën e vet për besimin e shtuar të qytetarëve dhe simpatizantëve në LDK-në si forcë politike me demokraci të brendshme dhe qasje vizionare për të ardhmen. LDK dhe anëtarësia e saj, e ka të qartë se kush mund të flet në emër të saj, se kush e ka besimin e degëve dhe të anëtarësisë.

Disa “kuadro”, që moti e kanë braktisur LDK-në, që kanë vallëzuar e bërë dashuri me shumë parti dhe aleanca tjera, nuk vlejnë as pesë pare për LDK-në e sotme. Predikimet e tyre, vlejnë vetëm për shitësit e “lajmeve” dhe ata që ia bëjnë qejfin veti.

Në Prishtinë, Gjakovë, Podujevë, Vushtrri, Mitrovicë, sikurse edhe në çdo degë dhe nëndegë anembanë Kosovës, udhëheqja e LDK-së po drejton proceset zgjedhore me legjitimitet dhe përkushtim të plotë. Një LDK e fortë dhe me demokraci të zhvilluar është në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj. Të atyre që e duan dhe nuk e duan. LDK është në qendër të vëmendjes. Një fjalë popullore thotë: pas atit të mirë ngritët pluhur.“

Menaxhmenti i RTK-së "selam" opozitës: Ndërpreni presionin!

0

Menaxhmenti i RTK-së reagon ashpër kundër presionit të madh politik që po i bëhet Transmetuesit Publik përmes formave të ndryshme nga partitë politike. Përmes një komunikate për media ky transmetues publik ka ftuar partitë e opozitës ta “ndërpresë” siç thuhet “presionin” ndaj udhëheqjes.
Në komunikatë thuhet se “rasti i fundit i përpjekjes së aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për t’u futur me dhunë në objektin e RTK-së, por edhe paralajmerimi i tri partive politike për protestë kundër RTK-së këtë të shtune, vetëm sa i forcon shqetësimet e ngritura shumë herë nga menaxhmenti i RTK-së se politika është duke tentuar ta destabilizojë me çdo kusht transmetuesin e vetëm publik dhe më të fuqishmin në tregun medial transmetues në Republikën e Kosovës.
Gjithashtu rasti i fundit i dëshmon pohimet e vazhdueshme të menaxhmentit për përpjekjet politike që nga brenda ta destabilizojnë RTK-në përmes manipulimit të disa punëtorëve të RTK-së.
RTK është e hapur për çfardo lloj llogaridhënie para insitucioneve kompetente sepse konsiderojmë se jemi duke e kryer punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme në rrethanat në të cilat jemi, por është duke u bërë i pamundur funksionimi i RTK-së përmes ndërhyrjes politike në të gjitha çështjet e RTK deri te edhe inkurajimi i mosdisciplinës në këtë institucion.
RTK edhe njëherë i bën thirrje të gjithë faktorëve politikë vendorë dhe ndërkombëtarë që ta lënë të qetë transmetuesin publik dhe punëtorët e tij, dhe në vend që të tentojnë ta shkatërrojnë, ta ndihmojnë në zhvillimin edhe më të madh duke e rregulluar çështjen e financimit, të pronës dhe digjitalizimit ashtu siç bëjnë vendet demokratike.
Kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që urgjetisht të vazhdojë me procedurat për amandamentimin e ligjit të RTK-së i i cili tashmë ka hyrë në procedurë dhe me të cilin do të rregullohej financimi i qëndrueshëm dhe prona e RTK-së”, përfundon komunikata e RTK e cila thuhet të jetë e nënshkruar nga menaxhmenti i saj.

Kërkimet për varreza masive nisin gjatë verës

0

Komisioni Qeveritar i Kosovës për Personat e Zhdukur njoftoi se do të ketë kërkime në 20 vende të reja ku dyshohet të ketë varre masive nga lufta e viteve 1998-1999.

Prenk Gjetaj, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur tha ditën e hënë se kërkimet e reja do të fillonin më vonë këtë vit në 20 vende ku besohet se janë varrosur trupat e viktimave nga lufta me forcat serbe.
Ndër vende të dyshuara është një varrezë shqiptare në pjesën veriore të Mitrovicës, ku mbizotëron popullsia serbe dhe një tjetër është në fshatin Leshan në komunën e Suharekës, ky me dhjetëra shqiptarë u vranë nga forcat serbe në mars të vitit 1999, transmeton KALLXO.com.

Gjetaj tha gjithashtu se komisioni do t’u kërkojë autoriteteve të Beogradit të gërmojnë në dy vende të dyshuara në Serbi – në një vend ku hidheshin mbetje minerare dhe në një liqen pranë vendit ku vitin e kaluar u zhvarrosën 52 trupa, në guroren e Rudnicas pranë qytetit verior të Rashkës.

Nuk dihet se cilat vende do të gërmohen të parat nga ekspertë nga EULEX-i dhe nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë.

“Të gjitha vendndodhjet janë të rëndësishme. Ne do t’i vlerësojmë ato duke gërmuar,” tha Gjetaj.
Rreth 1,700 persona janë ende të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.21 Media

Prishtinë: Përplasje ndërmjet ndërtimtarëve dhe Komunës (Video)

0

Shoqata e Ndërmarrjeve Ndërtimore e Prodhuese të Materialeve Ndërtimore paralajmëron se të mërkurën e ardhshme, do ti nxjerrin njerëzit në rrugë, për siç thonë, ndalesën e punës së ndërtimeve për 70 përqind krahasuar me vitet e kaluara.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu thotë se pretendimet e ndërtimtarëve janë të pasakta dhe se nuk është e vërtetë se janë vështirsuar procedurat e dhënies të lejeve te ndertimit. Ai në emisionin 21Live News ka thënë se Prishtina brenda vitit ka dhënë 86 leje ndërtimi që është më shumë se që ka dhënë Tirana,për shembull. /21 Media/

​“Shigjeta”, 2 mijë veteranë, 25 dëshmorë dhe 131 invalidë

0

Janë publikuar listat e Operacionit “Shigjeta” të UÇK-së. Nga ky operacion 2 mijë janë veteranë , 25 dëshmorë, 131 invalidë, 79 pjesëmarrës, 175 pjesëtarë dhe 286 aplikantë janë refuzuar.

Po ashtu së bashku me “Shigjetën” janë publikuar listat edhe të Brigadës 60 dhe të njësive diversante vëzhguese.

Së shpejti pritet të publikohen edhe listat nga Komanda e SHP të UCK-së, Policisë Ushtarake, Fondit “Vendlindja Thërret” dhe njësive tjera vartëse të Shtabit të Përgjithshëm.

​Shqipëria krijon Këshillin e Investimeve

0

Me ndihmën e BERZH, Shqipëria do të krijojë Këshillin e Investimeve me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit dhe shmangien e korrupsionit në vend. Ky këshill nuk do pengojë institucionet por përkundrazi do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe realizimin e reformave.

Lansimin e këtij Këshilli e ka përshëndetur edhe kryeministri Rama pasditen e sotme, i cili tha se në 18 muaj, qeveria ka krijuar një marrëdhënie të re me sipërmarrjen, ku nga 720 milionë dollarë borxhe që qeveria i detyrohej sipërmarrjes, më shumë se 5 përqind e PBB-së, sot kemi kthyer mbi 300 milionë, dhe pjesa tjetër është në rrugën e kthimit.
“Ne sot jemi dëshmitarë të faktit se; nëse 18 muaj më parë morëm një trashëgimi të rëndë në raportet mes Qeverisë dhe Sipërmarrjes, ku pika më domethënëse isha barra prej 720 milionë dollarësh borxhe që Qeveria i kishte sipërmarrjes; jemi në kushtet kur mund të themi se jo vetëm 300 milionë janë kthyer pas te sipërmarrja, dhe pjesa tjetër është në rrugën e kthimit të parave tek i zoti, por edhe sistemi i funksionimit të këtyre marrëdhënieve ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore,” tha Rama.

Më tej kryeministri foli për ligjin e ri për investimet i cili pritet të miratohet në Kuvend pas pak javësh, dhe që do të hap një kapitull të ri për investitorët. Rama e cilësoi vitin 2015 si vit kyç për ekonominë shqiptare.
“Në javët në vijim Kuvendi i Shqipërisë do marrë në shqyrtim dhe do miratojë ligjin e ri për investimet; i cili është praktikisht një bazë e tërësisht re që zgjeron në mënyrë të ndjeshme hapësirën dhe lirinë e të investuarit por nga ana tjetër rrit në mënyrë të ndjeshme parashikueshmërinë në procesin e investimit, dhe shkon një hap më tutje në mbështetjen që shteti merr përsipër t’u japë investitorëve. Bashkëpunimi me BERZH në këtë drejtim na jep shumë besim, se ky projekt që është një projekt pilot për BERZH, ku ne kemi kërkuar që Shqipëria të marr përsipër të hedh hapin e parë, do na japë rezultate të shumëpritura në fushën e investimeve. Ne jemi të vetëdijshëm se viti 2015 është vit kyç për ekonominë tonë, është një vit me rëndësi të veçantë në planin tonë ekonomik, një vit që do luajë një rol të rëndësishëm për vitet në vijim”, tha Rama.

Me ndihmën e BERZH, Shqipëria është ndër vendet e para në rajon, ku do të aplikohet një platformë e tillë e ngritjes dhe funksionimit të Këshillit të Investimeve. Kjo është një platformë dialogu mes qeverisë dhe investitorëve që synon adresimin e problematikave kryesore me të cilat ata përballen në Shqipëri, identifikimin e mekanizmave për zgjidhjen e tyre, si dhe përmirësimin e kuadrit ligjor, raportimin dhe parandalimin e rasteve të praktikave të padrejta dhe të pabarabarta ndaj biznesit dhe parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe evazionit.

​Demonstrata kundër dhunës së policëve në SHBA

0

Në më shumë se 30 qytete të SHBA-së janë organizuar demonstrate kundër dhunës së policisë ndaj një personi me ngjyrë dhe të paarmatosur.

Në demonstratat më të mëdha kundër dhunës policore në New York që kur vitin e kaluar janë vrarë dy pjesëtarë të policisë njujorkeze, dje janë arrestuar së paku 30 njerëz ndërsa dy policë janë sulmuar.

Demonstratat i ka organizuar rrjeti kundër arrestimeve masive dhe kanë filluar në orën 14 me leximin e emra që janë vrarë nga policët

Të tubuarve u është drejtuar Nikolas Havard babai i 13 vjeçarit i cili më 1994 është vrarë në New York.

“Luftoj që përsëri të hapet kjo lëndë qe 20 vjet dhe do të vazhdoj të luftoj”, ka thënë ai.