Gjyshja nga Wisconsin ka fituar diplomën e saj, 87 vjet pas regjistrimit në shkollë të mesme . Gjyshja jeton në Spring Green, dhe qëllimet e saj nuk janë hequr edhe kur i ka bërë 103 vjet .
Meri Hant gjithnjë ka pasur dëshirë të kryejë shkollën. Në jetën e saj të gjatë ka pasur tetë vëllezër dhe motra për të cilët është kujdesur derisa shtëpinë e ka pasur larg dhjetë kilometra nga shkolla.
Në të vërtetë kjo ka qenë arsye që ajo nuk ka vazhduar edhe më tej arsimin e lartë.
“Kjo është diçka që gjithnjë e kam dashur dhe nuk kam pasur rast ta kem. Tash pas 100 vitesh ja ku jam”, ka thënë 103 vjeçarja për Daily Mail.
Familja dhe miqtë janë mbledhur për ta përcjellë ceremoninë e marrjes së diplomës.
Meri me shaka ka thënë se stacioni i ardhshëm është fakulteti.
