Dom Lush Gjergji: Sa jemi fetarë(Video)

0

Dom Lush Gjergji, nga Ipeshkvia e Kosovës, duke komentuar sondazhin e Gallup, sipas të cilit 83 % e kosovarëve janë deklaruar si fetarë, ka thënë se këto janë një tregues i një situate, por në asnjë rrethanë nuk e përcaktojnë numrin i sakt i përsonave religjiozë. Ai duke folur në emisionin Click të RTV 21, ka thënë se cështja e besimit dhe e të qenit fetarë, është shumë më komplekse se sa rezultati i një sondazhi.

Video

Pejë: 3 aksidente – 2 të vdekur dhe 1 i lënduar rëndë

0

Një vajzë 9-vjeçare dhe një i ri 24-vjeçar kanë mbetur të vdekur, ndërsa një çiklist 47-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, në tri aksidente të ndara trafiku që kanë ndodhur pasditen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm në rajonin e Pejës.

Vogëlushja E.D. ka humbur jetën dje rreth orës 16 në fshatin Nabergjan, kur e ka shkelur furgoni që ka qenë duke bërë transport të fëmijëve nga shkolla e Nabergjanit për në drejtim të shtëpive të nxënësve.

Sipas njoftimit të policisë, vozitësi i furgonit, J.B.35-vjeç, ka ndaluar për të zbritur një fëmijë, ndërsa kur ka nisur ka harruar derën e pasme hapur. Në atë çast nga dera është rrëzuar 9-vjeçarja dhe ka përfunduar nën rrotën e pasme të furgonit, ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit me vonesë e ka diktuar rastin, ku nuk është ndal në vendin e ngjarjes por ka dërguar nxënësit tjerë nëpër shtëpitë e tyre dhe me pas është kthye dhe vendos prapë kombin ne vendin e ngjarjes. Ai është larguar nga aty për në shtëpinë e tij meqë e kishte afër, sipas tij për shkaqe sigurie, njoftoi policia.

Trupi i viktimës me ndihmën e qytetarëve të rastit është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ku kishte arritur pa shenja jete. Me urdhër te Prokurorit viktima u lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit pa autopsi ndërsa te dyshuarit i është lëshuar urdhri i ndalimit Policor.

Pak orë më parë, rreth orës 13, në rr.” Beteja e Loxhës” ka ndodhë aksidenti tjetër me lëndime të rënda trupore. Ne ketë aksident ishte e involvuar një veturë dhe një biciklistë. Veturën e tipit ‘Citroen C2’ e ka drejtuar shtetasja U.Sh, e cila e ka përplasur vozitësin e biçikletës SH.B. 47-vjeçar, i cili papritmas i ka dalë përpara. Ai është përplasur për asfalti dhe ka pësuar lëndime te rënda trupore. Të njëjtin e dërgojnë për në Spitalin regjional në Pejë,dhe më pas në QKU Prishtine.

Ndërkaq, sot rreth orës 6 të mëngjesit, në fshatin Novosellë, ka ndodhur edhe një aksident trafiku me fatalitet dhe dëme të mëdha materiale.

Njësiti i hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe me të arritur kanë vërejtur se ne aksident trafiku ishte i përfshire vetëm një automjet i tipit ‘Opel Corsa’, me ngjyrë të kuqe me targa të regjistrimit vendor, drejtuar nga viktima B.G. 24-vjeçar, shtetas i Shqipërisë .

Në vendin e ngjarjes është konstatuar se deri të aksidenti kishte ardhur përderisa drejtuesi i veturës, tani viktima, ishte duke qarkulluar në rrugën Novosellë-Dubovë dhe me të arritur në fshatin Novosellë afër lagjes ‘Zekaj’, nga mospërshtatja e shpejtësisë, kushteve të rrugës ka humbur kontrollin në drejtimin e mjetit,ka kaluar jashtë rruge në krahun e djathtë, duke i goditur fillimisht dyert e një shtëpie dhe me pasë ka kaluar në krahun e majtë dhe prapë e ka goditur një mur të betonit, me ç’rast ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.

Meha – ende paqartësi

0

Mesfushori i talentuar shqiptar, Alban Meha do të vendosë fatin e tij pas përfundimit të sezonit.

Djaloshi nga Drenica, i cili po vuan një dëmtim në krah dhe që do i mungojë Paderbornit për gati dy javë ka bërë të ditur për të përditshmen “Bild” se ende nuk ka vendosur se ku do të luaj sezonin tjetër.

“Jam i lumtur tek Paderborni, por kjo nuk përjashton mundësinë e largimit. Oferta kam, por dua të përfundoi sezonin në mënyrën më të mirë këtu dhe më pas do të vendos”, ka theksuar Meha, transmeton “atsh”.

Sipas të përditshmes Gjermane, mesfushori i kuqezi është mjaft i kërkuar nga skuadrat gjermane të Bundesligës, por nuk mungojnë ofertat edhe nga Seria A.

Bierhoff lavdëron Lazion dhe Klosen

0

Ish-sulmuesi i Udineses, Milanit dhe Chievo Verona, Oliver Bierhoff e ka lavdëruar skuadrën e Lazios dhe sulmuesin gjerman Miroslav Klose.

“Më duhet të pranoj së jam i befasuar më atë që po bënë Lazio. Ata po luajnë futboll të mirë dhe janë në vend të dytë. Miroslav Klose po bënë gjëra të mëdha dhe e di së ai është një profesionist i madh. Në fillim kishte disa probleme, por tash është rikthyer dhe kjo nuk më habit aspak, sepse e di së sa i fortë është ai”, tha Bierhoff.

Oliver Bierhoff është njëri nga sulmuesit më të suksesshëm që ka luajtur në Itali.

Ai po ashtu ka luajtur edhe në Monaco, kurse tash është drejtor në Kombëtaren e Gjermanisë.

AAK: Të flitet për energjinë, deputetët nuk e votojnë propozimin

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar që në këtë seancë të hyjë edhe një pikë tjetër e rendit të ditës, ajo për peticionin e mbi 30 mijë qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Megjithatë, ky propozim nuk morri shumicën e votave të deputetëve. Një propozim tjetër erdhi nga deputeti Nait Hasani, i cili tha se komisioni i arsimit ka shqyrtuar projektligjin për maturën dhe duke e parë rëndësinë e këtij ligji dhe afatin kohor, kërkoi që të futet në rend dite në mënyrë që të ketë kohë për përgatitjen e maturës. Ky propozim mbeti të votohet në ora 15:00, atëherë kur edhe deputetët do të vazhdojnë seancën.

BIK: Hoxhallarët s'kanë bërë thirrje për Siri(Video)

0

Ahmet Sadriu, Drejtor i Marrëdhenjeve me Publikun i Bashkësisë Islame të Kosovës, në emisionin e Deabtit Click, ka deklaruar se nuk ka asnjë hoxhë apo imam që u ka bë thirrje njerezve që të marrin pjesë në luftërat e huaja.  Ai ka thënë poashtu se nuk ka asnjë rast që ka pasur fushatë propagandistike në xhami për këtë cështje.

Zotiu Sadriu këto komente i ka bërë pas kërkesës që ai të komentojë përfshirjën e disa qëindra kosovarëve në luftën e Sirisë.

Video

Mamaja e Rita Orës bëhet yll kopertinash

0

Pas prezantimit të babait Rita Ora ka prezantuar edhe mamanë e saj, e cila shumë shpejt është kthyer në një “yll” kopertinash.

Vera Sahatçiu, ndryshe Vera Ora është bërë pjesë e kopertinës së revistës “Global Ëomen”.
rita2

Vera ka dhënë një intervistë në këtë revistë lidhur me rritjen dhe fëmijërinë e yllit të momentit, Rita Orës.

vera ora

Foton e ka publikuar edhe Rita Ora e cila thotë se ndjehet krenare dhe me fat që ka një nënë të tillë.

“Rasti RTK”: BE-ja kushton rëndësi të veçantë lirisë së të shprehurit si dhe lirisë së mediave

0

Komisioni Evropian, shërbimi i Jashtëm i Veprimit Evropian në Bruksel dhe Zyra e Bashkimit Evropian i kanë dërguar një letër të përbashkët Sindikatit të Pavarur të RTK-së lidhur me ngjarjet e fundit në këtë institucion ët informimit public të Kosovës. Në letër ndër të tjera thuhet:

“Kemi marr letrën tuaj ku ju ndani me ne shqetësimet lidhur me mënyrën se si menaxhohet transmetuesi publik. Kemi marrë parasysh aludimet serioze në lidhje me shkeljen e të drejtave të kolegëve tuaj, të drejtave të sindikalistëve si dhe të drejtën që të ushtrohet profesioni juaj në mënyrë të pavarur.
Këtë çështje po e përcjellim me vëmendje të veçantë. Anëtarët e ekipit tim kanë zhvilluar takim me një numër të redaktorëve të RTK-s më datën 6 mars, kur janë ndarë shqetësimet e ngjashme. Bashkimi Evropian i kushton rëndësi të veçantë lirisë së të shprehurit si dhe lirisë së mediave. Ne konsiderojmë se transmetuesi publik ka rëndësi të veçantë sepse duhet të ketë rolin primar që t’i shërbejë publikut dhe të jetë i pavarur, i paanshëm dhe i lirë nga influenca komerciale apo qeveritare.
Çështjet që janë të lidhura me transmetuesin publik, rregullisht kanë gjetur vend edhe në Raportin e Progresit, ku Bashkimi Evropian në mënyrë konstante ka ngritur shqetësimin lidhur me ndikimin politik në punën e transmetuesit publik. Kemi kërkuar nga Parlamenti i Kosovës që të sigurojë parakushtet për një transmetues publik të pavarur dhe transparenca, që konform dispozitave ligjore, të gjejë një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme për RTK-në, si dhe të
sigurojë që emërimet e anëtarëve të bordit të bëhen në bazë të kompetencës dhe
profesionalizmit të kandidatëve e jo sipas preferencave politike. Në këtë rrafsh, ne
përshëndesim hapin e parë të Kuvendit të Kosovës që të miratojë disa iniciativa që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e menaxhmentit dhe performancës së transmetuesit publik.
Nga ana tjetër, Komisioni Evropian mbështet dialogun social si dhe organizimin sindikal të punëtorëve në mënyrë që të sigurohet se respektohen të drejtat e të punësuarve. Kjo është pjesë e rëndësishme e dialogut tonë të rregullt me qeverinë e Kosovës në kuadër të Procesit të Dialogut të Stabilizim-Asociimit, ndërsa në Raportin e Progresit, përfshihet në kapitullin e të drejtave të njeriut.
Më lejoni që t’ju siguroj se do të reflektojmë mbi këto shqetësime në të dyja aspektet në Raportin e ardhshëm të Progresit që do të publikohet më 8 tetor. Gjithashtu kemi për qëllim që t’i ngremë këto çështje drejtpërsëdrejti me menaxhmentin e RTK-së si dhe me Bordin e RTK-së. Njëkohësisht ju inkurajojmë që aludimet serioze t’i përcillni edhe tek autoritetet përkatëse ligjore të Kosovës”, thuhet në këtë letër.

Gjilani subvencionon 155 bletarë me mjete të punës

0

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik, të ndihmuar nga organizata joqeveritare turke “TIKA”, ka subvencionuar sot 155 bletarë me pajisje dhe mjete të punës si dhe 40 lavërtarë me shpëndarëse të plehut/grurit, me të cilat do t’u lehtësohet puna bujqve gjilanas, thuhet në njoftimin e kësaj komune

Me këtë rast, kryetari Haziri i ka ndarë mirënjohje përfaqësuesve të organizatës “Tika”, për kontributin e madh të dhënë për Kosovën në përgjithësi dhe Gjilanin ne veçanti, njofton Komuna e Gjilanit./21 MEDIA

Thaçi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese – thellim të partneritetit me BE-në

0

Thaçi:
Zëvëndëskryemistri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se ka rekomanduar subjektet opozitare që së pari të shikojnë shërbimet e tyre represive partiake e pastaj të flasin për shërbimet tjera.

Ai tha se letërkëmbimet që kanë ndodhur me Brukselin sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale është i aprovuar në Kuvendin e Kosovës.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet vlerësuar dhe në të njëjtën kohë nuk duhet të trajtohet si dështim apo dënim për Kosovës por si thellim të partneritetit me BE-në. Në anën tjetër jemi dëshmitarë të synimit për t’i goditur institucionet e pavarura dhe kjo është e pa pranueshme. Gjykata Kushtetuese është institucioni më i respektuar nga ndërkombëtarët dhe qytetarët tonë”, ka thënë ai.

Thaçi ka se opozita duhet të ketë kujdes dhe mos t’i godit bankat sepse në këtë mënyrë vetëm rritin kamatat.

Kurse, si i përket RTK-së, ai tha se vetëm njëri nga liderët e opozitës i ka 12 anëtarë të familjes të punësuar në RTK.

Ne respektojmë opinionin dhe vullnetin tuaj i ftojmë për demonstratë paqësore e pastaj po përdorni dhunë për realizimin e qëllimeve politike.