Hendboll: Nesër Kosova luan kundër Serbisë

0

Hendbollistet kosovare do të luajnë në Rumani të premten kundër atyre serbe, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian U-19.
Për herë të parë në histori, Kosova dhe Serbia do të përballen në mes vete në një ndeshje sportive.

Në fakt, hendbollistet kosovare do të luajnë në Rumani të premten kundër atyre serbe, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian U-19, shkruan Zëri.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 17:00, ndërsa kosovaret do t’i luajnë edhe dy të tjera në këtë turne kualifikues.

Të shtunën do të përballen me Sllovakinë, duke filluar nga ora 19:00, përcjell Zëri, kurse të dielën do ta përmbyllin këtë kampanjë kualifikuese me ndeshjen ndaj mikpritësit, Rumania, që do të fillojë në orën 17:00.

Kjo është hera e parë që Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshje ndërkombëtare, me karakter garues.

Fundoset anija në afërsi të Sicilisë, 40 të zhdukur

0

Një anije që transportonte emigrantë ilegalë është fundosur në Detin Mesdhe në afërsi të bregdetit Italian, ku dyshohet se 40 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency.

Në anijen që u përmbys në afërsi të Sicilisë, sipas medieve lokale, dyshohet se ndodheshin emigrantë ilegalë nga Libia.

Më parë këtë javë në afërsi të brigjeve të Libisë gjithashtu është fundosur anija ku humbën jetën së paku 350 persona.

Me ardhjen e pranverës është duke u rritur numri i emigrantëve të cilët nga vendet e Afrikës përmes detit tentojnë të kalojnë në Itali.

Jackobson kushtëzon përkrahjen e SHBA-së me gjykatën speciale

0

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracy Ann Jackobson, u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës se nëse nuk e votojnë gjykatën speciale, Kosova do të pësojë, pasi Këshilli i Sigurimit mund ta krijojë një tribunal për të.

Jackobson ka thënë në emisionin Rubikon të KTV-së se në këtë rast shteti i saj do të jetë i pafuqishëm për të bllokuar iniciativën e kahershme të Rusisë për këtë çështje, e që, sipas saj, do të jetë edhe politikisht më e rrezikshme për Kosovën.

Ajo ka lutur deputetët që të votojnë amendamentet dhe ligjin sa më parë, pasi Kosova nuk do ta ketë më mbështetjen e SHBA-së.

Jacobson ka shprehur bindjen e saj se deputetët serbë do të kthehen në Kuvend pas javës së ardhshme, konkretisht pas takimit të dy kryeministrave në Bruksel.

Ambasadorja amerikane ka shprehur shqetësimin e saj për protestën e së shtunës, të thirrur nga opozita, duke u kërkuar protestuesve që të kenë kujdes imazhin e Kosovës. Duke mos dashur të mbrojë policinë, e as të mbajë anë, Jackobson ka thënë se ka pasur gabime edhe nga policia, por sipas saj, ai që hedh gurin i pari është përgjegjësi kryesor.

Hiqen rrethojat e Kuvendit

0

Kryetari Kadri Veseli ka marr vendim që të hiqen rrethojat e hekurta të Kuvendit të Kosovës që kanë mbetur që nga koha e UNMIK-ut.

Sipas një njoftimi për media nga zyra e Kuvendit ky vendim është marrë në vazhdimësinë e hapave të ndërmarra nga kryetari Veseli për hapjen e institucionit më të lartë të vendit –Kuvendit të Kosovës.

“Kjo hapje është në funksion të transparencës ndaj publikut dhe qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Në Viti përurohet Emergjenca e re

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi të enjten Komunën e Vitisë, ku u takua me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe me Qeverinë komunale.

Kryeministri Mustafa, që shoqërohej në këtë vizitë nga ministrat Hykmete Bajrami, Lutfi Zharku, Imet Rrahmani dhe zëvendësministri Bajram Gecaj, së bashku me kryetarin e Vitisë përuruan edhe Emergjencën e re në këtë Komunë si dhe vizituan Fabrikën VINEX.

Gjatë përurimit të Emergjencës së re në Viti, kryeministri Isa Mustafa, uroi të pranishmit e shumtë në këtë ceremoni, për këtë objekt tepër të rëndësishëm.
“Objektet e shëndetësisë janë ato të cilat meritojnë kujdes të veçantë, siç meriton shëndetësia në përgjithësi. Një popull i shëndoshë është një popull më perspektivë ekonomike, me perspektivë kulturore, me perspektivë sociale dhe do të bëjmë çdo gjë që qytetarëve tanë t’ju ofrojmë shëndet të mirë, t’ju ofrojmë kushte të mira të trajtimit shëndetësor dhe ndërhyrje të shpejta emergjente që do të jetë roli i kësaj qendre këtu. Andaj, uroj të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin dhe në sigurimin e këtij objekti por poashtu ju uroj edhe juve që do të punoni këtu dhe që do ta mirëmbani mirë dhe që do t’i shërbeni mirë qytetarët e Vitisë dhe qytetarët e tjerë”, tha kryeministri Isa Mustafa gjatë ceremonisë.

Veliaj dhe Kosova në garë për të parin e Tiranës

0

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë shpallur pasditen e sotme kandidatët përkatës për Bashkinë e Tiranës.

Në kampin e opozitës, Lulzim Basha prezantoi Halim Kosovën në lulishten në qendër të Tiranës ndërsa nga selia e Partisë Socialiste, Edi Rama zyrtarizoi Erjon Veliajn.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi se qyteti i Tiranës kërkon “një përqasje dhe një përkushtim të ri” dhe për këtë arsye, kandidati i PD-së do të jetë një mjek e jo një politikan.

Vetë doktor Halimi tha se kjo është një detyrë me përgjegjësi që ka nisur qysh tani ta lërë pa gjumë natën. Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë këto ditë.

Ndërsa selia e PS-së ishte më e vakët në prezantim. Zyrtarisht emri i Erjon Veliajt është prezantuar nga kryeministri Edi Rama i cili nuk ka preferuar të flas gjatë për këtë çështje.

Kuvendi: Akuza e kundërakuza (Video)

0

Në kohën e deklarimeve jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit, u zhvillua debat i ashpër ndërmjet deputetëve të opozitës dhe kryeministrit Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçi. Derisa Qeveria akuzoi opozitën se po paralajmëron protestë të dhunshme, në anën tjetër opozita thotë se Qeveria po i frikësohet humbjes së pushtetit. Akuza dhe kundërakuza u zhvilluan edhe për hetimin apo jo të SHIK-ut./21 Media/

Mustafa:Kërkesat e opozitës nuk zgjidhen në rrugë (Video)

0

Kryeministri Isa Mustafa tha se kërkesat e opozitës janë çështje që nuk mund të zgjidhen në rrugë përmes protesatve por në institucione. Mustafa deklaroi se nuk ka arsye që mësimdhënësit të hyjnë në grevë sepse, sipas tij, qeveria do të fillojë të paguajë përvojën e punës por nuk do të ketë rritje pagash. Këto komente Mustafa i bëri gjatë vizitës në komunën e Vitisë ku mori pjesë dhe në shënimin e 25 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në këtë komunë. /21 Media/

Çikatova nderoi viktimat e luftës (Video)

0

Në Mjekësinë Ligjore u bë dorëzim-pranimi i 21 trupave të viktimave nga fshati Çikatovë e Vjetër të komunës së Drenasit, të cilët janë vrarë dhe janë zhdukur që nga viti 1999. Këta trupa janë identifikuar nga varreza masive e Rudnicës së Rashkës., ndërsa varrimi i tyre bëhet nesër në Çikatovë të vjetër. /21 Media/

Shtëpia nga shishe shampanje

0

Mire se vini në Chelyabinsk, Rusi vendi ku do të gjeni këtë shtëpi të veçantë të krijuar kryesisht nga shishe shampanje të realizuar nga 52 vjeçari Hamidullah Ilchibaev.

Shtëpia njihet si Pallati Ohamidullah ka filluar të ndërtohet fillimisht me shishe vodka dhe birre për të cilën fëmijët e tij vazhdonin ta inkurajonin pavarësisht se dukej e pamundur. Kur njëri prej djemve të tij vdiq në një aksident ai vendosi ta ndërtonte shtëpinë e tij në kujtim të tij. Për këtë arsye filloi të kërkonte materiale të përshtatshme për 99 metra katror shtëpi. Ai mblodhi rreth 12,000 shishe shampanje bosh.

Pjesa e jashtme e shtëpisë së tij duket e mrekullueshme por nëse do të hynit Brenda nuk do të mund të veçonit dot bukurinë. Ajo duket si një shtëpi e zakonshme.