Mire se vini në Chelyabinsk, Rusi vendi ku do të gjeni këtë shtëpi të veçantë të krijuar kryesisht nga shishe shampanje të realizuar nga 52 vjeçari Hamidullah Ilchibaev.
Shtëpia njihet si Pallati Ohamidullah ka filluar të ndërtohet fillimisht me shishe vodka dhe birre për të cilën fëmijët e tij vazhdonin ta inkurajonin pavarësisht se dukej e pamundur. Kur njëri prej djemve të tij vdiq në një aksident ai vendosi ta ndërtonte shtëpinë e tij në kujtim të tij. Për këtë arsye filloi të kërkonte materiale të përshtatshme për 99 metra katror shtëpi. Ai mblodhi rreth 12,000 shishe shampanje bosh.
Pjesa e jashtme e shtëpisë së tij duket e mrekullueshme por nëse do të hynit Brenda nuk do të mund të veçonit dot bukurinë. Ajo duket si një shtëpi e zakonshme.