Gjilani subvencionon 155 bletarë me mjete të punës

TË FUNDIT

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik, të ndihmuar nga organizata joqeveritare turke “TIKA”, ka subvencionuar sot 155 bletarë me pajisje dhe mjete të punës si dhe 40 lavërtarë me shpëndarëse të plehut/grurit, me të cilat do t’u lehtësohet puna bujqve gjilanas, thuhet në njoftimin e kësaj komune

Me këtë rast, kryetari Haziri i ka ndarë mirënjohje përfaqësuesve të organizatës “Tika”, për kontributin e madh të dhënë për Kosovën në përgjithësi dhe Gjilanin ne veçanti, njofton Komuna e Gjilanit./21 MEDIA