Ish-sulmuesi i Udineses, Milanit dhe Chievo Verona, Oliver Bierhoff e ka lavdëruar skuadrën e Lazios dhe sulmuesin gjerman Miroslav Klose.
“Më duhet të pranoj së jam i befasuar më atë që po bënë Lazio. Ata po luajnë futboll të mirë dhe janë në vend të dytë. Miroslav Klose po bënë gjëra të mëdha dhe e di së ai është një profesionist i madh. Në fillim kishte disa probleme, por tash është rikthyer dhe kjo nuk më habit aspak, sepse e di së sa i fortë është ai”, tha Bierhoff.
Oliver Bierhoff është njëri nga sulmuesit më të suksesshëm që ka luajtur në Itali.
Ai po ashtu ka luajtur edhe në Monaco, kurse tash është drejtor në Kombëtaren e Gjermanisë.
