Array

“Rasti RTK”: BE-ja kushton rëndësi të veçantë lirisë së të shprehurit si dhe lirisë së mediave

Must Read

Dhanë shporetin, morën kondicionerë, 4060 aplikime për subvencion për inverterë

https://youtu.be/pJg-4TXQHvU Dhjetëra shporetë u mblodhën në oborrin e shkollës së mesme të...

Qeveria kërkon heqjen e Portës “Maqedonia”, njëjtë pritet të hiqet edhe monumenti për Nënë Terezën dhe anijet në Vardar

https://youtu.be/HI8JrHp5iUU “Kjo është Porta “Maqedonia” në qendër të Shkupit. U ndërtua në...

Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë

https://youtu.be/kHrOl_DFdGw Ky është Grujiq Borçe.Jeton në lagjen Përzhinë të Shkupit. I ka...
- Advertisement -

Komisioni Evropian, shërbimi i Jashtëm i Veprimit Evropian në Bruksel dhe Zyra e Bashkimit Evropian i kanë dërguar një letër të përbashkët Sindikatit të Pavarur të RTK-së lidhur me ngjarjet e fundit në këtë institucion ët informimit public të Kosovës. Në letër ndër të tjera thuhet:

“Kemi marr letrën tuaj ku ju ndani me ne shqetësimet lidhur me mënyrën se si menaxhohet transmetuesi publik. Kemi marrë parasysh aludimet serioze në lidhje me shkeljen e të drejtave të kolegëve tuaj, të drejtave të sindikalistëve si dhe të drejtën që të ushtrohet profesioni juaj në mënyrë të pavarur.
Këtë çështje po e përcjellim me vëmendje të veçantë. Anëtarët e ekipit tim kanë zhvilluar takim me një numër të redaktorëve të RTK-s më datën 6 mars, kur janë ndarë shqetësimet e ngjashme. Bashkimi Evropian i kushton rëndësi të veçantë lirisë së të shprehurit si dhe lirisë së mediave. Ne konsiderojmë se transmetuesi publik ka rëndësi të veçantë sepse duhet të ketë rolin primar që t’i shërbejë publikut dhe të jetë i pavarur, i paanshëm dhe i lirë nga influenca komerciale apo qeveritare.
Çështjet që janë të lidhura me transmetuesin publik, rregullisht kanë gjetur vend edhe në Raportin e Progresit, ku Bashkimi Evropian në mënyrë konstante ka ngritur shqetësimin lidhur me ndikimin politik në punën e transmetuesit publik. Kemi kërkuar nga Parlamenti i Kosovës që të sigurojë parakushtet për një transmetues publik të pavarur dhe transparenca, që konform dispozitave ligjore, të gjejë një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme për RTK-në, si dhe të
sigurojë që emërimet e anëtarëve të bordit të bëhen në bazë të kompetencës dhe
profesionalizmit të kandidatëve e jo sipas preferencave politike. Në këtë rrafsh, ne
përshëndesim hapin e parë të Kuvendit të Kosovës që të miratojë disa iniciativa që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e menaxhmentit dhe performancës së transmetuesit publik.
Nga ana tjetër, Komisioni Evropian mbështet dialogun social si dhe organizimin sindikal të punëtorëve në mënyrë që të sigurohet se respektohen të drejtat e të punësuarve. Kjo është pjesë e rëndësishme e dialogut tonë të rregullt me qeverinë e Kosovës në kuadër të Procesit të Dialogut të Stabilizim-Asociimit, ndërsa në Raportin e Progresit, përfshihet në kapitullin e të drejtave të njeriut.
Më lejoni që t’ju siguroj se do të reflektojmë mbi këto shqetësime në të dyja aspektet në Raportin e ardhshëm të Progresit që do të publikohet më 8 tetor. Gjithashtu kemi për qëllim që t’i ngremë këto çështje drejtpërsëdrejti me menaxhmentin e RTK-së si dhe me Bordin e RTK-së. Njëkohësisht ju inkurajojmë që aludimet serioze t’i përcillni edhe tek autoritetet përkatëse ligjore të Kosovës”, thuhet në këtë letër.

- Advertisement -

Dhanë shporetin, morën kondicionerë, 4060 aplikime për subvencion për inverterë

https://youtu.be/pJg-4TXQHvU Dhjetëra shporetë u mblodhën në oborrin e shkollës së mesme të Sarajit. Qytetarët...

Qeveria kërkon heqjen e Portës “Maqedonia”, njëjtë pritet të hiqet edhe monumenti për Nënë Terezën dhe anijet në Vardar

https://youtu.be/HI8JrHp5iUU “Kjo është Porta “Maqedonia” në qendër të Shkupit. U ndërtua në kuadër të projektit “Shkupi 2014”,...

Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë

https://youtu.be/kHrOl_DFdGw Ky është Grujiq Borçe.Jeton në lagjen Përzhinë të Shkupit. I ka shumë qejf kafshët dhe shpezët.E...

Banorët e Butelit kërkojnë poliklinikë, Smilevski: Startojmë vitin e ardhshëm

https://youtu.be/3kiWlhb0ofY Me sirenat dhe bori të veturave në targat e të cilave shkruante poliklinikë, banorët e Butelit...

Katër denarë për një kilogram rrush, vreshtarët të revoltuar, ministri Hoxha qetëson

https://youtu.be/kvM_tDdh0oU Cilësia e dobët e rrushit këtë vit shkaktoi probleme, por edhe përkundër kësaj shteti do të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -