Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar që në këtë seancë të hyjë edhe një pikë tjetër e rendit të ditës, ajo për peticionin e mbi 30 mijë qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Megjithatë, ky propozim nuk morri shumicën e votave të deputetëve. Një propozim tjetër erdhi nga deputeti Nait Hasani, i cili tha se komisioni i arsimit ka shqyrtuar projektligjin për maturën dhe duke e parë rëndësinë e këtij ligji dhe afatin kohor, kërkoi që të futet në rend dite në mënyrë që të ketë kohë për përgatitjen e maturës. Ky propozim mbeti të votohet në ora 15:00, atëherë kur edhe deputetët do të vazhdojnë seancën.
