Presidenti i Bankës Qëndrore Evropiane është sulmuar nga një protestuese sot gjatë konferencës së zakonshme të bankës për media, raporton CNN.
Vetëm dy minuta pasi që Presidenti kishte filluar paraqitjen e tij një grua kërceu mbi tavolinën e tij duke bërtitur “ndaleni diktatorshipin e Bankës Qendrore”.
Ajo u nxjerr jashtë në mënyrë të dhunshme nga rojat e sigurimit edhe pse gruaja nuk provoi ta lëndoj atë. Konferenca u ndalua menjëherë. Ndërsa Presidenti Draghi shpëtoi pa lëndime.
