Shoqata e Ndërmarrjeve Ndërtimore e Prodhuese të Materialeve Ndërtimore paralajmëron se të mërkurën e ardhshme, do ti nxjerrin njerëzit në rrugë, për siç thonë, ndalesën e punës së ndërtimeve për 70 përqind krahasuar me vitet e kaluara.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu thotë se pretendimet e ndërtimtarëve janë të pasakta dhe se nuk është e vërtetë se janë vështirsuar procedurat e dhënies të lejeve te ndertimit. Ai në emisionin 21Live News ka thënë se Prishtina brenda vitit ka dhënë 86 leje ndërtimi që është më shumë se që ka dhënë Tirana,për shembull. /21 Media/
