Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajib Erdoan, deklaroi se Turqia do të injorojë votën e Parlamentit të Evropës prej vrasjen e armenëve në vitin 1915.
Para vizitës së tij zyrtare në Kazakistan, Erdoan deklaroi se çfarëdo që të jetë vendimi i Parlamentit të Evropës në lidhje me pretendimet për gjenocid ndaj armenëve, ky vendim do të hyjë në njërin vesh dhe do të del nga tjetri.
Presidenti turk shtoi se 100 mijë armenë ende jetojnë në Turqi dhe se shteti kurrë nuk ka diskriminuar ata, duke shtuar se Turqia ka mundur të dëbojë armenët, por nuk e ka bërë këtë.
Parlamenti i Evropës pritet të debatojë për rezolutën, me të cilën do të shënohet 100 vjetori i vrasjes së 1.5 milionë armenëve në Perandorinë Osmane.
Shumë historianë e kanë cilësuar vrasjen e armenëve në Perandorinë Osmane si gjenocidin e parë në shekullin e 20-të, qëndrim ky i cili mohohet nga Ankaraja. Armenët theksojnë se mbi 1.5 pjesëtarë të këtij populli janë vrarë prej vitit 1915 deri në vitin 1917, gjatë shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Turqia mohon këto pretendime dhe thotë se gjatë konfliktit qytetar, kur armenët u ngritën në kryengritje dhe mbështetën forcat ruse, janë vrarë prej 300 deri në 500 mijë armenë dhe po aq turqë.21 Media
