Horoskopi ditor ( 4 gusht 2015)

0

Dashi

Do keni mundësi ta përmirësoni jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni shume me te qete ne krahët e partnerit. Beqaret nuk duhet te luajnë shume me zjarrin sepse kane për te mbetur vetëm dhe mund te lëndohen pa fund. Gjendja e financave do jete mjaft euforike. Do dini si t’i menaxhoni te ardhurat qe do keni. Huat do i shlyeni një e nga një.

Demi

Do i qëndroni besnike partnerit tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia me te do jete e shkëlqyer. Kënaqësitë dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Beqaret do udhëhiqen prej ndjenjave dhe mund te hedhin edhe hapa te gabuara. Ne planin financiar gjendja do vazhdoje te mbetet delikate për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni.

Binjaket

Dite mjaft delikate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni te mateni disa here para se te shpenzoni sepse ne te kundërt mund te keni probleme te njëpasnjëshme. Beqaret do jene gjithë kohës ne ajër dhe as qe do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do silleni me te. Kujdes mos bëni çmenduri.

Gaforrja

Jupiteri do ketë ndikim te madh gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Ai do ua qartësojë mendimet dhe do ju beje te ndiheni me te qete. Beqaret do bëjnë mire t’i pranojnë ftesat qe do ju bëhen dhe me vone te mendohen se çfarë do bëjnë me tej. Ne planin financiar nuk priten aspak probleme. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

Luani

Do bashkëpunoni për çdo gjë me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni mjaft mire ne krahët e tij. Mund te flisni me te edhe për disa tema delikate. Beqaret do njihen me persona vërtet interesante te cilat do i bëjnë te ndihen si neper ëndrra. Ne planin financiar do keni vështirësi pa fund dhe nuk do dini çfarë kufizimesh te bëni me tepër.

Virgjeresha

Do jeni shume te matur me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete e shkëlqyer. Për çdo gjë do flisni hapur me te dhe nuk do lini gjera te pazgjidhura. Beqaret do realizojnë një takim impresionues i cili mund t’ua ndryshoje jetën. Për financat do jeni gjithë kohës te shqetësuar dhe ne disa momente nuk do dini si te veproni. Do ju duhet shume kujdes e maturi.

Peshorja

Do ketë shume turbullira gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur si keni dashur. Ne disa momente keni për t’u ndier shume keq. Beqaret do kalojnë çaste fantastike pranë dikujt dhe do pranojnë te krijojnë menjëherë një lidhje me te. Buxheti do vije duke u stabilizuar pak nga pak dhe ju do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet e menduara.

Akrepi

Do zhgënjeheni tej mase nga partneri juaj sot dhe ne disa momente do mendoni t’i qëndroni larg atij qe dashuroni me shpirt. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe e kane njohur rishtazi dhe do fillojnë një histori dashurie emocionuese. Financat nuk do jene te mira kështu qe mire është qe te mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Shigjetari

Nëse jeni ne një lidhje gjerat kane për t’iu ecur goxha mire sot. Do keni një komunikim te ngrohte dhe do ndiheni me fat. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person dhe do jene gati te bëjnë çdo lloj sakrifice për ta pasur ne krah. Financat do jene te kënaqshme dhe mund te hiqni edhe disa para mënjanë. Do ndiheni te qete kur te shpenzoni.

Bricjapi

Do kaloni çaste pasionante gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Shume gjera kane për te qene me ndryshe se me herët dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Beqaret do jene optimiste dhe nuk do e humbasin për asnjë moment shpresën për te krijuar një lidhje sa me pare. Ne planin financiar nuk duhet te luani me zjarrin sepse përndryshe mund te mbeteni pa lek.

Ujori

Asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift kështu qe mire është t’i merrni gjerat me optimizëm. Beqaret do fillojnë një lidhje te këndshme me dike qe e kane adhuruar qe kur kane qene te vegjël. Gjithçka ka për te qene shume here me ndryshe. Me shpenzimet tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mundeni dhe keni për ta para qe gjendja do vazhdoje te mbetet e mire.

Peshqit

Dielli do e ngrohe tej mase sot jetën tuaj ne çift dhe do mund t’i zgjidhni shpejt mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret nga ana tjetër do jene tejet tërheqës dhe do arrijnë te bëjnë për vete çdo person qe do iu dale para. Ne planin financiar do bëni çfarëdo gjeje qe te jete e mundur vetëm qe ta stabilizoni situatën. Disa miq do i keni gjithë kohës ne krah dhe do ju ndihmojnë pa fund.

HRW: Gjykata Speciale – hap drejt drejtësisë

0

Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës morën një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë, më 3 gusht 2015, duke krijuar një Gjykatë Speciale për të gjykuar krimet e rënda të kryera pas luftës së viteve 1998 dhe1999 në Kosovë, tha sot Human Rights Watch. Organizata, përmes një komunikate për media, porosit se Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian duhet menjëherë të themelojnë gjykatën me një program të fuqishëm për mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Me kërkesë të qeverisë, Kuvendi miratoi një amendament kushtetues, duke hapur rrugën për gjykatën, dhe pastaj një ligj për themelimin e trupit gjyqësor, si dhe një ligj për të financuar mbrojtjen ligjore për ata që kanë nevojë. Gjykata do të veprojë sipas ligjeve të Kosovës, por me një dhomë jashtë shtetit, si dhe me prokurorë e gjyqtarë ndërkombëtar të emëruar.

‘Qeveria e Kosovës dhe ligjvënësit morën vendimin e duhur për drejtësi dhe llogaridhënie’, tha Lotte Leicht, drejtor i BE-së në Human Rights Watch. ‘Tani është e rëndësishme për të marrë hapin e ardhshëm dhe të krijohet gjykata menjëherë, kështu që akuzat e krimeve të rënda mund të trajtohen nga një organ i paanshëm, i pavarur, dhe i sigurt.’

Që gjykata të jetë e besueshme, një mekanizëm i fuqishëm ndërkombëtar për mbrojtjen e dëshmitarëve është i nevojshëm. Gjykimet e krimeve të lu ftës të së kaluarës në Kosovë dhe në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë kundër ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), grupi rebel etnik shqiptar, janë dëmtuar nga frikësimi i dëshmitarëve dhe vdekjet.

Gjykata Speciale do të gjykojë rastet bazuar në një Raport të Këshillit të Evropës nga ana e senatorit zviceran Dick Marty, publikuar në vitin 2010. Raporti akuzoi disa anëtarë të UÇK-së për rrëmbime, rrahje, ekzekutime, dhe, në disa raste, heqjen e detyruar të organeve njerëzore në territorin shqiptar gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Në vitin 2011, Bashkimi Evropian krijoi një organ hetimor të vendosur jashtë Kosovës, i quajtur Task Forca Speciale Hetuese (SITF) për të hetuar krimet e pretenduara në raportin e Martit. Prokurori i parë kryesor i task forcës, Clint Williamson, njoftoi më 29 korrik 2014, se ai kishte prova të mjaftueshme për aktakuzat kundër disa ish-anëtarëve të lartà « të UÇK-së, të cilët, ai tha se ishin përgjegjës për një fushatë të organizuar të rrëmbimeve, burgosjeve të paligjshme, vrasjeve të paligjshme dhe dhunës seksuale. Ai tha se shumica e viktimave ishin anëtarë të grupeve të pakicave – serbë, romë, dhe të tjerë, por edhe shqiptarë të Kosovës të cilët konsideroheshin si bashkëpunëtorë të serbëve ose, më shpesh, kundërshtarë politikë të udhëheqjes së UÇK-së.

Williamson tha se gjetjet e tij ishin kryesisht në përputhje me raportin e senatorit Martit, duke përfshirë akuzat për një “grusht” të rasteve të trafikimit të organeve, por ai nuk ka siguruar prova të mjaftueshme për aktakuzë për atë krim.

Aktakuzat për krime të tjera, duke përfshirë krime kundër njerëzimit, mund të paraqiten pasi qe të themelohet Gjykata Speciale, tha ai.

Në maj 2015, një prokuror i ri i task forcës, David Schwendiman, një shtetas amerikan, u emërua.

Hapi tjetër është që Kosova të arrijë një marrëveshje për vend pritës me një shtet anëtar të BE-së, ku gjykata speciale do të vendoset. Pasi qe gjykata të themelohet zyrtarisht, task forca mund të ngre padi”, shkruan HRW.

Erdoan: Do të mbrohemi me të gjitha mjetet nga sulmet e kryengritësve

0

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajib Erdoan, i ka bërë thirrje autoriteteve në veri të Irakut që të ndalin veprimtarinë e kryengritësve nga radhët e Partisë Punëtore të Kurdistanit, duke qartësuar se vendi i tij do të ndërmerr të gjitha masat, për t’u mbrojtur nga sulmet e kryengritësve kurdë.
Autoritetet kurde në veri të Irakut duhet të ndërmarrin masa kundër pjesëtarëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit, është shprehur Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajib Erdoan, pas kthimit të tij nga turneu nëpër Azi.
Presidenti turk paralajmëroi se vendi i tij do të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme, për tu mbrojtur nga kryengritësit kurdë.
Pas një serie të sulmeve brenda territorit të Turqisë, ushtria turke filloi sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri dhe kundër kryengritësve kurdë në veri të Irakut.
Megjithatë, numri i sulmeve kundër pozicioneve të Partisë Punëtore të Kurdistanit është shumë më i madh, se sa ai kundër pozicioneve të Shtetit Islamik.
Erdoan mohoi spekulimet se mund të ketë një kthim në vitet e 90-ta të vitit të kaluar, kur kryengritja e kurdëve arriti kulminacionin.
Ndërkohë sot është raportuar se dy ushtarë turqë kanë vdekur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e shpërthimit të një mine në juglindje të Turqisë. Besohet se edhe prapa këtij sulmi qëndrojnë kryengritësit kurdë. Mina u aktivizua nga larg me teledirigjim, përderisa vargani i automjeteve të ushtrisë po kalonte neper provincën Sirnak, në kufirin mes Irakut dhe Sirisë./ 21 Media

UEFA: Kukësit i merren tri pikë

0

Komisioni disiplinor i UEFA-s, ia ka dhënë fitoren skuadrës polake Legia, pas ndërprerjes së takimit me ekipin e Kukësit, me rastin e goditjes së një futbollisti polak.
UEFA dënon Kukësin, për shkak të ndërprerjës së ndeshjes, për shpërthim të mjeteve piroteknike, hudhjes së guarve e gjësëndeve të forta në fushë si dhe për shkak të trazirave në tribuna dhe për transëparentet me përmbajtje, siç thuhet të pahijshme!
Për këtë merr dënimin me 70 mijë Euro dhe në dy edicionet e ardhshme evropiane do të luajë pa publik. Ndeshja e kthimit në Varshavë zhvillohet të enjten./ 21 Media

Sigal Prishtina në grupin "K"

0

Kampioni i Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina ka mësuar rivalët në garën evropiane të Kupës së FIBA-s, pas hedhjes së shortit në Munih të Gjermanisë.
Në këtë garë, në të cilën marrin pjesë 56 ekipe, janë dy konferenca me grupe përkatëse, ndërkohë që Sigal Prishtina i takon grupit “K” dhe do të garojë bashkë me skuadrën rumune – Energji, Astanën e Kazakistanit dhe ekipin qipriot Laranka.
Gjykuar sipas rivalëve Sigal Prishtina nuk duhet të ndjehet e pa fat në short, ndërsa edicioni fillon më 28 tetor. / 21 Media

SHBA ndërmori sulme ajrore në Siri

0

Për herë të parë që nga fillimi i gjakderdhjes në Siri, aeroplanët luftarak amerikanë kanë bombarduar disa pozicione në Siri, me qëllim që të mbrohen forcat kryengritëse, të cilat po luftojnë kundër Shterit Islamik dhe forcave të Presidentit Bashar Al Asad, ka konfirmuar Pentagoni.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sulmet e para ajrore brenda territorit të Sirisë, me qëllim që të mbrohen kryengritësit, të cilët po zhvillojnë luftë në dy fronte si kundër militantëve islamikë, ashtu edhe kundër forcave të Presidentit, Bashar Al Asad.
Sulmi i parë amerikan është ndërmarrë në fund të javës së kaluar, me qëllim të mbrojtjes së grupit kryengritës, Siria e Re, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Bil Jurban.
Më herët, një zyrtar i administratës amerikane njoftoi se aeroplanët amerikanë kanë sulmuar pozicionet e grupit Fronti Al Nusra, degë kjo e Al Kaidës që vepron në Siri, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të ndërmarra kundër kryengritësve, të cilët janë trajnuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Administrata e Presidentit Barak Obama të hënën ka qartësuar se janë duke u përgatitur hapa shtesë, për mbrojtjen e forcave të trajnuara nga amerikanët në Siri dhe Uashingtoni ja ka tërhequr vërejtjen regjimit të Asadit që mos të përzihet. Këta hapa janë miratuar së fundi nga Obama, me rekomandimin e këshilltarëve të tij.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Moskës zyrtare, me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili i cilësoi si kontraproduktive masat e reja të Uashingtonit në Siri./ 21 Media

Miratimi i Speciales – edhe një mirënjohje nga SHBA-të

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kanë zhvilluar sot biseda telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, Hoyt Brian Yee, i cili edhe një herë ka përsëritur se Uashingtoni ka mirëpritur vendimin e djeshëm për formimin e Gjykatës Speciale.

Yee, sipas komunikatave nga kabinetet e presidentes dhe kryeparlamentarit, ka theksuar se SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën në zhvillimin e saj demokratik dhe në rrugën e integrimeve.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga zhvilloi një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, zoteri Hoyt Yee, në vazhdimësi të përpjekjeve të institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Yee theksuan rëndësinë e votimit të Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, që adreson akuzat nga raporti i Këshillit të Evropës, por që njëkohësisht e thekson përkushtimin e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për drejtësi. Të dy bashkëbiseduesit theksuan se me miratimin Gjykatës Speciale ne Kuvend, Kosova po tregon përkushtimin e saj për përmbushjen e obligimeve të marra ndërkombëtare dhe përgjegjshmëri shtetërore.

Presidentja Jahjaga dhe zëvendës-ndihmës sekretari Yee biseduan edhe për përparimin në proceset e integrimeve evropiane, në veçanti përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave dhe nënshkrimin e MSA-së, vazhdimin e konsolidimit ndërkombëtar të vendit dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare si dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe të rendit në Kosovë, përmes thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe të ekstremizmit.

Presidentja Jahjaga ritheksoi rëndësinë që SHBA-të kanë për Kosovën dhe njëkohësisht edhe për rajonin dhe vlerësoi se vazhdimi i mbështetjes amerikane për vendin do të ndihmojë edhe stabilitetin por edhe sigurinë jo vetëm në Kosovë.

Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit, Hoyt Yee tha se SHBA-ja mirëpret vendimin e Kuvendit të Kosovës për Gjykatën Speciale.

Ai tha se SHBA do të jetë përkrah Kosovës në proceset e rëndësishme të zhvillimit demokratik të saj si dhe do ta mbështes në rrugën e integrimeve. Ai i inkurajoi institucionet e Kosovës që të punojnë më shumë në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit, përmes vazhdimit të reformave të brendshme që ndihmojnë në promovimin e zhvillimit ekonomik dhe të investimeve të huaja”, thuhet në komunikatën nga kabineti i Jahjagës.

Në njoftimin pas bisedës së Veselit me zyrtarin e State Departamentit amerikan Yee, thuhet:

“Z.Yee e përgëzoi kryetarin Veselin për lidershipin e treguar në udhëheqjen e procesit parlamentar të ndryshimeve kushtetuese dhe formimit të gjykatës speciale.

Më tutje z.Yee theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ti qëndrojnë pranë shtetit të Kosovës në të gjitha proceset e tij të integrimeve evropiane, zhvillimit ekonomik dhe në formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës..

Kryetari Veseli falënderoi z.Yee për përkrahjen e vazhdueshme dhe të pakursyer që SHBA-të po i japin Kosovës duke shprehur besimin se Kosova dhe SHBA-të do të vazhdojnë të ecin së bashku në të gjitha sfidat e vendit tonë”.

Opozita qon Specialen në Kushtetuese (Video)

0

Tri subjektet opozitare, përkundër që Gjykata Kushtetuese për herë të dytë kaloi në Kuvendin e Kosovës, nuk e kanë ndërmend të zmbrapsen.

Shefat e grupeve parlamentare opozitare kanë konfirmuar se do të dërgojnë Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar atë se si qëndron amendamenti 24 i Kushtetutës së Kosovës në raport me aktin më të lart juridik të shtetit, me sovranitetin e vendit si dhe me juridiksionin e sistemit të drejtësisë në vend.

Shefi i grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në një prononcim dhënë KosovaPress, tha se tashmë kanë filluar koordinimet e tri subjekteve opozitare, VV, AAK dhe Nisma për Kosovën që çështja të dërgohet në Kushtetuese.

Ndërsa shefja e GP të Nisma për Kosovën Valdete Bajrami, për KosovaPress, tha se mënyra se si gjithçka ka shkuar në dy seancat e fundit tregon për atë se gjithçka sa i përket Speciales është zhvilluar duke mos ndjekur procedura, e në formën më jo demokratike të mundshme.

Sipas Bajramit, ndonëse ishte proklamuar nga mediet se ditën e djeshme subjektet opozitare do të përdornin metoda të dhunshme për të ndalur votimin, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që subjekti që ajo përfaqëson dhe dy të tjerat, do të shfrytëzojnë të gjitha mënyrat ligjore që kanë para vetës, për të treguar sipas saj se me riprocedimin e amendamentit kushtetuese në Kuvend ka pasur shkelje ligjore.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim kanë votuar ndryshimet kushtetuese e më pastaj edhe dy projektligjet që tashmë i kanë hapur rrugë krijimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

​Akciza e lartë i çon drejt falimentimit prodhuesit e lëngjeve

0

Akciza e lartë prej 4,5 centëve për litër, të cilën janë të obliguar ta paguajnë kompanitë prodhuese të lëngjeve te frutave, po u shkakton atyre dëme të mëdha financiare dhe afariste, tha sot Aleanca Kosovare e Bizneseve, në konferencën për media në të cilën u shpalosën problemet e këtyre prodhuesve.

Në pres-konferencën tematike “Trajtimi i akcizës në lëngje – stërngarkesë për sektorin e pijeve joalkoolike, njëkohësisht një pengesë e madhe për afarizëm pozitiv”, u tha se me këtë akcizë më shumë fiton shteti sesa vetë prodhuesit dhe nëse kjo vazhdon kështu, atëherë këto ndërmarrje shumë shpejt do të shkojnë drejt falimentimit.

Nënkryetari AKB-së, Bashkim Osmani, tha se edhe sektori i prodhimeve të lëngjeve të frutave, sikur çdo sektor tjetër, po ballafaqohet me probleme të ndryshme, por kryesori është ai i politikave fiskale. Sipas tij, nga kjo gjendje, më shumë fiton shteti sesa prodhuesit.

Ndërkaq, njëri nga prodhuesit më të mëdhenj të lëngjeve të frutave, Devolli Group, është ngarkuar retroaktivisht me 1 milion e 400 mijë euro taksë akcize.

Xhelal Radoniqi, drejtor gjeneral në Devolli Group, tha se nëse paguhen këto taksa, secila nga ndërmarrjet prodhuese të lëngjeve do të falimentojnë.

Gjermani: Azilkërkuesit në radhë për bukë/foto/

0

Kjo foto është dëshmi e qartë e cfarë ndodh në një kamp ku qëndrojnë shqiptarët që kërkojnë azil politik në këtë shtet.

Dhjetra e dhjetra bashkëkombas presin në radhë për t’u futur në mencë, për të konsumuar vaktin e radhës.

Muajt e fundit në Gjermani kanë udhëtuar qindra shqiptarë, kryesisht të zonave veriore që kërkojnë azil politik.