SHBA: Kosova – vështirë e pati, por ia doli

0

Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimet e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për votimin e amandamenteve kushtetuese si dhe ligjet e nevojshme për të krijuar gjykatën e posaçme e cila mund të ngris akuza dhe gjykoj raste sipas nevojës, duke u bazuar në gjetjet e provave nga ana e Task Forcës Hetimore Speciale. Përgëzojmë udhëheqësinë Kosovare për përmbushjen e obligimeve për ta bërë këtë Gjykatë Speciale një realitet.

Këto hapa ishin të vështira por të domosdoshme për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj drejt integrimit Euro-Atlantik. Përshëndesim popullin e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme për integrimet Euro-Atlantike dhe përkushtimit e tyre në vlerat tona të përbashkëta demokratike.

Modelet e flokëve të nuseve në 50 vite

0

Në një video të postuar në Youtube tregohen modelet e flokëve të nuseve nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Të fillojmë me modelin e thjeshtë por të bukur të flokëve të viteve ’60.
Modelet që mbizotëronin ishin ato me flokë të fryra të fryra në fillim të kokës që vinin duke u ulur.

Përmes kësaj videoje mund të shihni sa ka ndryshuar trendi i modeli të flokëve të asaj kohe deri në ditët e sotme.

 

​Dëshmitari: Ivanoviqi ka qenë i fuqishëm, ka ndryshuar situatën brenda natës

0

Në seancën gjyqësore kundër Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuarve tjerë për krime kundër popullatës shqiptare gjatë viteve 1999 dhe 2000 në veri të Mitrovicës, të martën ka dëshmuar avokati Gani Rexha.

Ai ka elaboruar në mënyrë kronologjike për ngjarjet edhe para shkurtit të vitit 2000, të cilat siç u shpreh ai, i kanë paraprirë natës së 3 shkurtit.

“Situata politike dhe e sigurisë në Kosovë kishte ndryshuar dukshëm për të keq për shqiptarët, sepse Parlamenti serb i regjimit të Millosheviqit suprimoi autonominë e Kosovës. Ky regjim mbylli shkollat, mediat, dhe në të gjitha institucionet publike aplikoi masat e dhunshme, me ç’rast kisha pësuar edhe unë”, ka thënë mes tjerash dëshmitari Rexha, duke shtuar se kjo situatë u përkeqësua akoma më shumë pas bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve paramilitare e militare të Serbisë.

Sipas tij, filluan vrasjet e veprimtarëve shqiptarë, maltretimet, djegiet e shtëpive etj, ndërsa ai ishte detyruar ta braktiste banesën e tij në veri.

Ai bëri të ditur se që nga 1 shtatori i vitit 1999 kishte punuar gjyqtar në Gjyqin e Qarkut të Mitrovicës.

Ai shtoi se ajo natë ka qenë e tmerrshme, ku grupe njerëzish shtinin me armë nga më të ndryshmet, thyenin vitrinat e dyq aneve nëpër rrugë etj.

Sipas tij, vajza e fqinjit Murat Shkodra, e cila ka qenë e mbyllur në banesën e saj në katin e katërt, kishte dëgjuar që këta njerëz të kishin thënë në gjuhën shqipe “o gjykatës, dil jashtë se ti po na duhesh”, derisa ai bashkë me familjen e tij ka qëndruar në banesën e Rexhep Sokolit që ndodhej në katin e shtatë.

Të nesërmen, shtoi dëshmitari, kanë ardhur dy policë të UNMIK-ut me të cilët ka shkuar në banesën e tij në katin e tretë ku kishte parë katër vrima në derën e hyrjes, të shkaktuara nga plumbat.

Në lidhje me të akuzuarin Oliver Ivanoviq, dëshmitari Rexha tha se ai përveç se ka qenë kryetar i ‘Këshillit Nacional serb’, ka qenë edhe shef i policisë rezervë dhe ka pasur ndikim tek ‘rrojat e urës’.

Ai e kishte parë të akuzuarin vetëm njëherë në uniformë të policisë serbe afër urës së Ibrit dhe atë para bombardimeve.

“Për fuqinë dhe ndikimin që ka pasur Oliveri, ka mundur ta ndryshojë situatën brenda natës”, ka thënë mes tjerash dëshmitari.

Ai theksoi se e njeh edhe të akuzuarin tjetër Dragoljub Delibashiq, për të cilin tha se ka punuar në policinë serbe para dhe pas luftës, ndërsa për tre të akuzuarit tjerë, Ilija e Nebojsha Vujaçiq, si dhe Aleksandar Llazoviq, u deklarua se nuk i njeh fare.

Në anën tjetër, vëllai I të akuzuarit Oliver Ivanoviq, Mirosllav Ivanoviq, I cili para lufte për shumë vite ka qenë kryetar i Gjykatës në Mitrovicë, ka bërë të ditur për KosovaPress se sipas bindjes së tij personale, por edhe profesionale, asnjëherë deri tani nuk është konfirmuar aktakuza që I vihet në barrë vëllait të tij.

Ai potencoi se familja Ivanoviq është shumë e bindur se akuzat ndaj anëtarit të tyre të familjes janë të qëllimshme, sepse kjo familje nuk është e tillë çfarë po përpiqet të pasqyrohet.

Seanca e radhës do të vazhdojë më 10 shtator.

Kuçi: Specialen nuk e themelojmë ne, por BE-ja

0

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se procedurat e mëtutjeshme për themelimin e Gjykatës Speciale nuk janë kompetencë e institucioneve vendore.

Në një deklarim, Kuçi ka sqaruar që pas votimit të ligjeve për Gjykatën Speciale mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, institucionet vendore nuk kanë asnjë kompetencë për procedurat me të cilat do të themelohet kjo gjykatë.

“Nuk është kompetencë e jona ajo procedurë, por e Bashkimit Evropian”, ka thënë Kuçi.

Përkundër se Kuvendi i Kosovës dje ka dhënë dritën e gjelbër për themelimin e Gjykatës Speciale, në fakt ende nuk janë bërë të ditura detajet dhe procedurat e funksionalizmit të saj.

Në deklaratat e tyre, diplomatë ndërkombëtar që selia e kësaj gjykate përfundimisht do të jetë e vendosur në Hagë të Holandës, por nuk janë sqaruar hapat të cilët do të bënin të mundur fillimin e punës së këtij organi të drejtësisë që pritet të gjykojë krimet e luftës në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës mbrëmjen e djeshme në seancë të jashtëzakonshme ka miratuar ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara. Ndërsa deputetët e opozitës kanë bojkotuar këtë seancë.

Ndërkohë gjatë ditës së hënë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe ndryshimet kushtetuese të cilat mundësuan votimin e ligjeve për Gjykatën Speciale.

Për marrëveshjen e sigurimeve Tahiri sërish në Bruksel

0

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, udhëton sot për Bruksel për të marrë pjesë në takimin lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve.

Në këtë takim të ndërmjetësuar nga BE dhe Këshilli i Byrove Evropiane, siç bënë të ditur përmes një komunikate edhe zyra e kryeministrit do të diskutohet për aspektet teknike të zbatimit të Marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar me 23 qershor në Bruksel në prani të Kryeministrave të dy vendeve atij të Kosovës dhe të Serbisë, si dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së Mogherini.

“Kjo Marrëveshje ishte paraparë të hyjë në fuqi me datë 24 korrik, gjë për të cilën institucionet e Kosovës kishin bërë përgatitjet e nevojshme. Gjatë këtij takimi do të diskutohet për të gjitha aspektet teknike të përgatitjeve për fillimin e mbarë të zbatimit të kësaj marrëveshje sipas planit zbatues dhe për të cilën të dyja palët do të raportojnë për përgatitjet e duhura. Është qëndrim i delegacionit të Republikës së Kosovës që Marrëveshja në fjalë duhet të zbatohet në plotëni, sa më parë që është e mundur dhe jo më larg se 10 gushti i vitit 2015”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Po ashtu gjatë ditës së nesërme delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Tahiri do të pritet në një takim nga Presidenti i Këshillit të Byrove Evropiane (KBE) Jean Zenners.

Gjatë këtij takimi do të diskutohet për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës me theks të veçantë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Këshillit të Byrove Evropiane, zbatimi i kritereve të KBE nga ana e institucioneve përgjegjëse të Kosovës, dhe perspektiva e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri ka në përbërje, Rrahim Pacolli, udhëheqës teknik për çështje të sigurimeve; Shaban Guda, nga Policia e Kosovës; Faton Abazi, drejtor i BKS, Fatmir Gashi, Zv.Guvernator i BQK, Faton Pacolli, BKS; Rifat Kelmendi, BKS; dhe Qemajl Marmullakaj, koordinator në dialog.

 

Steinmeier: Kosova tregoi se është e gatshme t'i dënojë krimet

0

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier e ka mirëpritur vendimin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin e amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Ministri gjerman ka deklaruar se e mirëpret vendimin inkurajues të Parlamentit të Republikës së Kosovës që votoi amendamentet e domosdoshme kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Ky vendim sipas tij tregon që Kosova është e vendosur për të ndërmarr qoftë edhe hapa të këtillë të domosdoshëm për t’i mbrojtur vlerat e funksionimit të ligjit dhe për të dënuar krimet e bëra, transmeton lajmi.net

Sipas tij një vendim i tillë është pjesë e një konflikti të pashmangshëm me të kaluarën, por Gjermania e ka mbështetur Kosovën nëpër faza të ndryshme dhe do të vazhdoj ta mbështes atë gjatë rrugës për integrime evropiane.

Obama feston 54 vjetorin,urojnë edhe shqiptarët

0

Presidenti i SHBA, Barack Obama mbush sot 54 vjeç. Në këtë ditë të veçantë, Ambasada Amerikane nuk ka munguar me urimin e saj në këtë ditë.

Ne faqen e ambasadës nuk kanë munguar urimet e shumta ndaj Obamës, ku qytetarët shqiptarë e kanë uruar në shqip dhe anglisht.

Veseli ngushëllon Tetovën

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar sot familjet që humbën më të dashurit e tyre si pasojë e vërshimeve të djeshme në Tetovë.
“Fatkeqësia natyrore në fshatrat e Tetovës na ka prekur të gjithëve. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ju shpreh ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre në këtë fatkeqësi. Ne bashkëndjejmë me dhembjen e tyre dhe jemi të bindur se fuqia e solidaritetit, e pranishme gjithmonë në shpirtin tonë, do të rikthej shpejt jetën në vendbanimet e shkatërruara”, thuhet në ngushëllimin e kryetarit Veseli.

Këshilla për parandalimin e dhimbjeve të dhëmbëve

0

Në varësi të problemeve që mund të keni me dhëmbët, dhimbja mund të jetë e padurueshme dhe mund të vijë në çdo lloj ore.

Fatmirësisht, ka disa lloje trajtimesh që mund t’i bëni në shtëpi, pa pasur nevojë për të shkuar tek stomatologu.

Kufizoni konsumimin e sheqerit: Ushqimet e ëmbla më shumë sheqer apo sherbet kontribuojnë në prishjen e dhëmbëve dhe formimin e baktereve nga aciditeti.

Kufizoni konsumimin e alkoolit : alkooli kontribuon në mënyrë të tërthortë në dehidratimin e gojës dhe në prishjen e dhëmbëve.

Ndaloni duhanin: Ekspertët e kujdesit dentar kanë konstatuar se pirja e duhanit shkakton sëmundje periodontale (sëmundje çamçakëz), prishjen e dhëmbëve dhe kancerin oral.

Më poshtë do t’ju tregojmë disa mënyra efektive për të reduktuar dhimbjet e dhëmbëve :

Hudhra: Njihet për vetitë e saj antibiotike dhe është një nga ushqimet më të populluara për dhimbjen e dhëmbit. Hudhra ka veti antiseptike dhe antimikrobale, sepse përmban alicilin dhe ky përbërës ngadalëson aktivitetin bakterial në dhëmbë. Provoni të shtypni një hudhër dhe pak karafil të copëtuar dhe vendoseni në dhëmb. Kjo mënyrë do t’ju djegë për pak sekonda, por dhimbja e dhëmbit do të zhduket për disa orë.

Qepa: Ka gjithashtu të njëjtat veti antiseptike dhe antimikrobale si hudhra dhe parandalon dhimbjen e dhëmbit. Ajo ndihmon në zhdukjen e mikrobeve dhe infeksionit. Përtypni një copë qepë me dhëmbin që ju dhemb dhe mbajeni për disa minuta.

Karafili: Është një nga përbërësit më të fuqishëm anti-inflamator, anti-bakterial dhe antioksidues. Karafili është shumë efektiv për dhimbjet e dhëmbit dhe për zhdukjen e mikrobeve. Përzieni disa pika ujë me vaj karafili dhe me anë të një pambuku vendoseni në dhëmb, kjo mënyrë do të mpijë zonën që ju dhemb dhe do të largojë dhimbjen për disa orë/Shendeti.

Ujë i ngrohtë me kripë: Në një gotë me ujë të ngrohtë hidhni 1 lugë kripë dhe shpëlajeni gojën duke bërë gargare. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë në reduktimin e enjtjes dhe inflamacionit, dhe gjithashtu në luftimin e baktereve dhe infeksionit.

Peroksid hidrogjeni: Me anë të një pambuku të lyer me peroksid oksigjeni lyeni zonën që ju dhemb për disa minuta. Përsëriteni këtë trajtim çdo 2 orë, sepse ndihmon në mënjanimin e baktereve dhe infeksionit.

Kube akulli: Mund të përdoren me anë të një cope të hollë në pjesën e faqes afër dhëmbit. Kjo mënyrë ndihmon në reduktimin e enjtjes që mund të vijë nga dhimbja e dhëmbit.

​Mogherini: Miratimi i Gjykatës Speciale, hap jetik

0

Shefja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila është edhe ndërmjetësuese e dialogut Kosovë – Serbi, ka mirëpritur aprovimin nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special.

Në deklaratën e saj, Mogherini e ka quajtur jetik këtë aprovim të djeshëm në Kuvendin e Kosovës.

“Aprovimi i sotëm i amendamenteve kushtetuese dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special në Kuvendin e Kosovës është hap jetik në ofrimin e kornizës së domosdoshme ligjore për adresimin e pretendimeve të rënda që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës, si dhe zotimet e theksuara në Letërkëmbimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2014. Duke kuptuar që ky hap i deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk ishte i lehtë, ai është shenjë e përgjegjësisë dhe vendosmërisë për të nxjerrë të vërtetën dhe për të marrë vendime që janë në harmoni me rrugën evropiane të Kosovës”, ka thënë Mogherini, transmeton RTK.

Ajo, thotë tutje se “BE-ja është e përkushtuar në ofrimin e asistencës në këtë proces dhe për të vazhduar punën me palët e përfshira për të përfunduar procesin e krijimit të mekanizmave të nevojshëm ligjor në mënyrë që të mund të mbahen procese gjyqësore të pavarura dhe të drejta në një të afërme të parashikueshme.