Tetovë: Analizohet uji i ujësjellësit

0

Pas vërshimeve që ndodhën në qytetin e Tetovës me rrethinë, Ndërmarrja Publike Komunale “TETOVA” u ka bërë thirrje qytetarëve të Tetovës që për shkaqe preventive të pinë ujë i ambalazhuar dhe të evitohet uji për pije nga ujësjellësi i qytetit.

Sipas kësaj ndërmarrje, kjo masë do të zgjasë derisa të bëhet verifikimi me anë të analizave nga organet kompetente, nëse uji është në gjendje të rregullt për sa i përket cilësisë. Pritet që këto analiza të publikohen sot gjatë ditës.

Ndërkohë, edhe mjekët kanë apeluar për kujdes të veçantë gjatë përdorimit të ujit, për shkak se mund të shkaktohen probleme të ndryshme shëndetësore për qytetarët.

Zhbogar: Aktakuzat e para, në fillim të vitit të ardhshëm

0

Ligji për Gjykatën Speciale për krime të pretenduara të kryera nga ana e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër civilëve, kryesisht serbë, do të hyjë në fuqi kur të nënshkruhet nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Megjithatë, siç shkruan Tanjug, duke cituar deklaratat e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, aktakuzat e para do të ngriten në fillim të vitit të ardhshëm.

U mbajtën Lojërat tradicionale në Rugovë (Foto+Video)

0

Kultura tradicionale gjithmonë ka qenë pjesë e kulturës së popullit shqiptar, edhe pse me kohë ato kanë filluar të tretën, një pjesë e tyre ende qëndron në shpirtin e shoqërisë kosovare. Të paktën kështu reflektonte Rugova këto ditë , afër fshatit Drelaj aty ku u mbajtën Lojërat tradicionale Rugova 2015.

Të pranishëm në këto lojëra ishin krerë të institucioneve të komunës së Pejës. Kryetari i Pejës e hapi këtë manifestim me një fjalë rasti drejtuar të pranishëmeve ,pastaj artisti Çun Lajçi  u paraqit para të mranishmëve me një monolog artistik.
Po ashtu nuk munguan as këngëtarë nga Shqipëria,artisti i madh Gjon Frroku ishte njëri ndërë ta i cili këndoj ca këngë popullore.
Nuk munguan as grupet e valltarëve tradicional të Pejës të cilëve me vonë iu bashkua edhe grupi i valleve tradicionale nga Mitrovica.
Si çdo vit edhe sivjet kishin ardhë nga të gjitha anët e Kosovës e më së shumti bashkëatdhetarë që kanë ardhë për pushime në vendlindjet e veta.

Lojërat ishin atraktive dhe autoktone që kultivohen me shekuj në këtë anë të Kosovës./21Media

2 3 4 5 6 7 8 9 10

 

rugova1

 

Arrestohen tre persona nën dyshimin e bazuar për krime kompjuterike

0

Sot, me datën 4 gusht 2015, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, pas pranimit të informacioneve dhe veprimeve të përbashkëta hetimore me FBI, ka identifikuar tre të dyshuar të cilët në vazhdimësi kryenin veprën penale të krimeve kompjuterike (vjedhje e të dhënave të ndryshme personale, bankare, shitjen online të programeve softuerike për infektimin e kompjuterëve).
Në bashkëveprim me Prokurorinë e Shtetit, është ndërmarrë operacioni për arrestimin e të dyshuarve të rastit, kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, me qëllim të mbledhjes të provave. Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Gjilanit në dy lokacione dhe në rajonin e Mitrovicës në një lokacion.

Të dyshuarit janë:L.I lindur me 1990,L. M lindur me 1992,L. Sh lindur me 1989.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

· 6 (gjashtë) laptop;
· 2 (dy) shtëpiza kompjuterike;
· 7 (shtatë) telefona mobil;
· 1 (një) hard disk i jashtëm;
· 5 (pesë) USB;
· 20 (njëzet) CD;
· 5500 (pesë mijë e pesëqind) euro;
· 1 (një) veturë

Personat e dyshuar me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore.

'A e din kush çka Votuam'?

0

Deputetet e Kuvendit të Kosovës datën e 3 gushtit 2015 do ta mbajnë gjatë në kujtesën e tyre, pasi që atyre nuk mbahet mend të ju ketë rënë kaq gjatë të qëndrojnë në sallën e seancave të Kuvendit.

Ky rekord ndodhi për shkak të formimit të Gjykatës Speciale, i cili në rast se nuk do të bëhej, deputetëve u ishte thënë se do tu kushtonte me pushimin një mujor veror.

E ngutja e deputetëve, për të shkuar sa më parë në pushime, bëri që ata të miratonin dy projektligjet e Speciales, pa i lexuar apo konsultuar sa duhet.

Këtë e dëshmon fakti se gjatë seancës së mbrëmshme, deputetët patën vërejtje dhe nuk kuptonin lidhur me ato që thuhej në nene të caktuara të këtyre projektligjeve.

Madje disa herë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kërkoi nga deputetët të kuptonte nëse ata e kishin të qartë se për çfarë votuan dhe se çfarë kishin para vetës, duke ju thënë se vendimin për të votuar këto projektligje dhe ndryshimet kushtetuese e kishin marrë vet.

Ndryshe deputetët i kanë dhënë fund sesionit pranveror, për tu rikthyer në sesionin vjeshtor që pritet të filloj në muajin shtator, atëherë kur edhe do të kuptohet më shumë për vendndodhjen e Speciales dhe për mënyrën e funksionimit të saj e po ashtu për personat e akuzuar potencial të cilët do t;iu nënshtrohet proceseve gjyqësore, për krimet e supozuara gjatë luftës së vitit 1998-99 në Kosovë.

Veseli takoi Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari

0

Kryetari i Kuvendit theksoi nevojën e trajtimit adekuat të ankesave të qytetarëve, si instancë madhore e mbrojtjes së të drejtave të tyre

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, me të cilin diskutoi për misionin dhe detyrat e këtij institucioni të rëndësishëm, në funksion të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Në këtë funksion, kryetari Veseli theksoi nevojën e trajtimit adekuat të ankesave të qytetarëve nga ana e këtij institucioni, si instancë madhore e mbrojtjes së të drejtave të tyre.

“Promovimi i vlerave të institucioneve tona dhe qeverisja e mirë, janë detyra të të gjithë neve, duke mos heshtur shkeljet apo lëshimet e mundshme të tyre përball të drejtës së qytetarëve tanë, detyrë kjo parësore e Avokatit të popullit“, theksoi kryetari Veseli.

Avokatin i Popullit, Hilmi Jashari, i zgjedhur në këtë detyre vetëm pak javë me parë nga Kuvendi i Kosovës, e informoi kryetarin Veseli për punën e këtij institucioni të rëndësishëm dhe shprehu përkushtimin e tij për ta çuar përpara misionin e Institucionin e Avokatit të Popullit, si një institucion kredibil përball qytetarëve.

Zbulohen kundërshtarët e Sigal Prishtinës në FIBA Europa Cup

0

Klubi basketbollistik Sigal Prishtina, do të jetë në grupin K për FIBA Europa Cup.

Shorti është hedhur në Munich dhe Sigal Prishtina do të jetë në grup me Energia Targu Jiu (Romani), BC Astana (Kazakistan) dhe AEK Larnaca (Qipro).

Në edicionin e ri në në këtë ligë do të marrin pjesë 56 ekipe, të cilat do të ndahen në 2 Konferenca që janë të bazuara në afërsinë gjeografike, por edhe në numrin e klubeve të regjistruara nga një shtet.
Sigal Prishtina është ekipi i vetëm që do të marrë pjesë nga Kosova.

Sulm terrorist në Turqi, dy ushtarë të vdekur

0

Në një Sulm të organizatës terroriste PKK në Turqinë juglindore herët këtë mëngjes dy ushtarë turq mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Sipas një deklarate nga ana e autoriteteve turke, terroristët e PKK në shatin Araköy kanë vendosur eksploziv dhe e kanë aktivizuar atë ndërkohë që po kalonte autokolona e automjeteve ushtarake në atë zonë. Pas kësaj, sulmi terroristë ka vazhduar me granata dhe armë.

Ndërkohë kujtojmë se para dy ditësh si pasoje e dy sulmeve terroriste, tre anëtarë të forcave turke të sigurisë janë vrarë dhe 28 të plagosur në dy sulme të ndara me bomba në Turqinë lindore.

BDI ngushëllon familjet e viktimave në Tetovë

0

Familjet e viktimave që humbën jetën gjatë vërshimeve të djeshme në rajonin e Tetovës i ka ngushëlluar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Drejtuesit e këtij subjekti politik i siguruan qytetarët se do të ndërmarrin të gjitha masat për dëmshpërblim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. Gjithashtu u bën thirrje qytetarëve që kanë pësuar dëme materiale që të ndjekin procedurat dhe udhëzimet që do të marrin nga institucionet kompetente për vlerësimin e demit./21Media

Kuçi: Specialen nuk e themelojmë ne

0

Procedurat e mëtutjeshme për themelimin e Gjykatës Speciale nuk janë kompetencë e institucioneve vendore, por e Bashkimit evropian ka thënë Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Ai ka sqaruar që pas votimit të ligjeve për Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës, institucionet vendore nuk kanë asnjë kompetencë për procedurat me të cilat do të themelohet kjo gjykatë./21Media