Tre persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Prelez të Ferizajt gjatë një përleshje mes një polici dhe tre personave. Zëvendës drejtori i policisë në Ferizaj Basri Shabani, i tha televizionit tonë se ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kur polici nga Lypjani, ka shtënë me armë ndaj tre personave, duke i lënë të plagosur. Ai bëri të ditur se polici gjatë përleshjes, nuk ishte në detyrës zyrtare. Të lënduarit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kurse me rastin po merret Inspektorati Policor i Kosovës”./21Media
Zjarr në Gjermani, 27 persona të plagosur
Si pasojë e një zjarri në një ish-bukner i mbetur nga lufta e Dytë Botërore i cili përdorej si zdruktari në qytetin Hamburg në veri të Gjermanisë plagosen 27 persona.
Ndërsa zëdhënësi i zjarrëfikëses në Hamburg Henrik Frese ka njoftuar e zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në pjesën e ish-bunkerit që përdorej si zdruktari.
Frese duke vënë në dukje se gjatë shuarjes së zjarrit kanë ndodhur shpërthime ai ka thënë se pati një valë të fuqishme shpërthimi saqë edhe biçikletat u ngritën në ajër.
Si pasojë e zjarrit dhe shpërthimit u plagosën rëndë 11 persona duke përfshirë 8 zjarrëfikës si dhe 15 të tjerë u ndikuan nga asfiksimet e tymit. Ndërsa një punonjës i zjarrëfikëses i ka rënë të fikët.
Theksohet se në bunkerin e mbetur nga lufta e Dytë Botërore janë të magazinuara 100 tonë vaj estetik dhe se pritet që punimet e zjarrëfikëseve për fikjen dhe ftohjen të përfundojnë pas drekës.
Bunkerët e vjetër në Gjermani në përgjithësi përdoren si shtëpi, depo ose vende për aktivitet kulturore.
16 aksidente trafiku për 24 orë në Prizren
Gjatë njëzetekatër orëve të kaluara në Rajonin e Prizrenit kanë ndodhur 16 aksidente të trafikut, në të cilat janë lënduar 18 persona dhe është shkaktuar dëm i madh material.
Sipas hetuesve të aksidenteve të trafikut, thuhet se numri më i madh i pjesëmarrësve në aksidente janë nga radhët e kurbetçinjve. Sa për ilustrim, në këtë raport thuhet të jenë të përfshira 14 automjete me targa të huaja, dominojnë ato nga Zvicra.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e mirëpret ardhjen e bashkatdhetarëve tanë në pushime, por dëshiron që ata të sjellin kulturën në respektimin e rregullave të trafikut nga shtetet prej nga vijnë.
Obama e mirëpriti planin historik për ndryshimet klimatike
Presidenti ameirkan, Barack Obama, ka vlerësuar se një plan i ri klimatik amerikan, paraqet “hapin e vetëm më të rëndësishëm që Amerika e ka ndërmarrë ndonjëherë në luftën kundër ndryshimeve klimatike globale”. Duke i shpallur kufizimet e para në lëshimin e gazrave në centralet energjetike në Shtetet e Bashkuara, Obama tha se ndryshimet klimatike paraqesin njërën nga sfidat më të mëdha në kohën tonë./21Media
Marrëveshja Kosovë-Serbi për polisat e sigurimit
Delegacioni teknik për çështjen e sigurimeve kufitare i Kosovës, pret që në takimin e nesërm me palën serbe të arrihet marrëveshja për polisat e sigurimit mes dy vendeve. Sipas përfaqësuesve të delegacionit të Kosovës, pala serbe duhet të jetë më konstruktive dhe se nuk ka arsye për mos zbatimin e kësaj marrëveshje./21Media
Schwendiman i inkurajuar nga themelimi i gjykatës
Prokurori udhëheqës i Task Forcës Speciale Hetuese të Bashkimit Evropian, Dejvid Shvendiman, është shprehur i “inkurajuar” me miratimin e legjislacionit për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime të Luftës në Kosovë. Sipas tij, ky miratim e sjellë Kosovën një hap më afër shqyrtimit, njëherë e përgjithmonë, të akuzave shumë serioze, që i përmban raporti i Këshillit të Evropës i janarit të vitit 2011”. Prokurori Shvendiman “ka theksuar se procesi i krijimit të Dhomave Speciale dhe i Zyrës së Prokurorit Special ende nuk është i kompletuar, prandaj duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm”, dhe në këtë kuadër, ai i “inkurajon të gjithë aktorët e përfshirë t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre në mënyrë që ky mekanizëm gjyqësor mund të funksionojë sa më shpejt që të jetë e mundur”./21Media
Rusia vret 14 të dyshuar për terrorizëm
Komitetit rus për antiterrorizëm bëri me dije se forcat ruse kanë vrarë 36 orët e fundit 14 persona të dyshuar për terrorizëm ndërkombëtar.
Të dyshuarit janë vrarë në dy operacione të ndara. Gjashtë prej tyre u vranë të hënën në qytetin Nalçik në rajonin Kabardino-Balkariam, ndërsa tetë të tjerë u vranë gjatë ditës së diel pranë fshatit Zunzhi në rajonin Ingusheti.
Personat e vrarë dyshoheshin si të përfshirë në krime të ndryshme terroriste, përfshirë këtu edhe vrasjen e një oficeri policie javën e kaluar.
Viktimat nuk janë identifikuar ende. Ekzekutimi i tyre u bë pas një përleshje të ashpër të armatosur në pyje me forcat e policisë, të cilat kërkuan përforcime deri sa fituan betejën.
Në Kaukazin Veriore jetojnë qindra rebelë të betuar të për besnikëri ndaj ISIS-it. Kjo ka bërë që Moska të rrisë vëmendjen dhe të mbajë nën kontroll të vazhdueshëm këtë rajon. Putini tha se nuk do të kursehen plumbat ndaj këtyre personave për të ruajtur sigurinë publike.
Mission Impossible kryeson javën në Boxoffice
Filmi më i ri nga seria Mission: Impossible me Tom Cruise ka dominuar fundjavën e Boxoffice në Amerikë.
Ata kanë konfirmuar edhe pjesën e gjashtë të serisë së filmave ‘Mission: Impossible’ ndërsa pjesa e pestë ‘Rogue Nation’ ka filluar të performojë me shumë sukses.
Përveç kritikave shumë të mira që po merr, duke u cilësuar edhe si filmi më i mirë aksion i kësaj vere dhe filmi më i mirë i gjithë serisë, ‘M:I Rogue Nation’ ka kryesuar edhe në arkëtimet e Boxoffice në SHBA me 56 milionë dollarë të mbledhura.
Gjithashtu, filmi është rasti i parë që premiera e shfaqjes është afruar, meqë është planifikuar të shfaqet gjatë krishtlindjeve por është vendosur për në verë.
Filmat hit të kësaj vere ende ndodhen në top dhjetë filmat më të shikuar ndërsa ‘Southpaw’ po vazhdon me performanca të mira, duke mbledhur këtë javë 7.5 milionë $.
Shkodër, asgjësohen 1447 bimë narkotike
1447 bimë narkotike kanabis janë zbuluar ditën e martë në tre fshatra të qytetit të Shkodrës.
470 rrënjë kanabis janë gjetur e asgjësuar në fshatin Mazrek, 927 bimë narkotike janë zbuluar në fshatin Vukjakaj. Ndërsa 50 rrënjë kanabis sativa u gjetën në fshatin Mezi.
Asgjësimi i 1447 bimëve narkotike u bë me anë të djegies, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të drogës.
Lista e Universiteteve më të mira në botë
Ndonëse për vite më radhë zinte vendin e parë në renditjen e universiteteve më të mira në botë, Universiteti i Harvardit tani gjendët në vendin e katërt. Vendin e parë aktualisht e mban Instituti për Teknologji i Massachusetts.
Radhitjen e Universiteteve e bënë një institut me renome botëror, duke u bazuar në disa kritere si: reputacioni akademik 40%, reputacioni i punëtoreve 10%, përkushtimi i studenteve në studime 20%, citimet e punimeve të fakulteteve 20%, numri i studenteve ndërkombëtar 5%, si dhe stafi ndërkombëtar 5%.
Shumica e universiteteve më të mira janë anglosaksone, kryesisht të përqendruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Universitetet e Kosovës nuk bëjnë pjesë farë në këtë ranglistë, dhe siç duket nuk i janë nënshtruar evaluimit, ndërkaq Universiteti i Beogradit, ku kanë studiuar shumë profesorë të sotëm që punojnë në Kosovë radhitet i 701. Ndërkaq ai i Zagrebit mbi 600.
Më poshtë janë të radhitura top 20 universitetet më të mira në botë. Ndërkaq në linkun më poshtë mund t’i gjeni edhe renditjen e universiteteve tjera.
Massachusetts Institute of Technology (USA)
University of Cambridge (Angli)
Imperial College London (Angli)
Harvard University (USA)
University of Oxford (Angli)
UCL (University College London) (Angli)
Stanford University (USA)
California Institute of Technology (USA)
Princeton University (USA)
Yale University (USA)
University of Chicago (USA)
Sëiss Federal Institute of Technology (Zvicër)
University of Pennsylvania (USA)
Colombia University (USA)
Johns Hopkins University (USA)
Kings College London (Angli)
The University of Edinburg (Angli)
Ecole Polytechnique Federale de Lausanne (Zvicër)
Cornell University (USA)
University of Toronto (Kanada)
