Filmi më i ri nga seria Mission: Impossible me Tom Cruise ka dominuar fundjavën e Boxoffice në Amerikë.
Ata kanë konfirmuar edhe pjesën e gjashtë të serisë së filmave ‘Mission: Impossible’ ndërsa pjesa e pestë ‘Rogue Nation’ ka filluar të performojë me shumë sukses.
Përveç kritikave shumë të mira që po merr, duke u cilësuar edhe si filmi më i mirë aksion i kësaj vere dhe filmi më i mirë i gjithë serisë, ‘M:I Rogue Nation’ ka kryesuar edhe në arkëtimet e Boxoffice në SHBA me 56 milionë dollarë të mbledhura.
Gjithashtu, filmi është rasti i parë që premiera e shfaqjes është afruar, meqë është planifikuar të shfaqet gjatë krishtlindjeve por është vendosur për në verë.
Filmat hit të kësaj vere ende ndodhen në top dhjetë filmat më të shikuar ndërsa ‘Southpaw’ po vazhdon me performanca të mira, duke mbledhur këtë javë 7.5 milionë $.
