Kina tani edhe me "fabrikë prodhimi mushkonjash"

0

Shkencëtarët kinezë në kuadër të luftës kundër etheve tropikale për të luftuar mushkonjat femra të cilat shkaktohjnë sëmundjen kanë nisur të kultivojnë mushkonja meshkuj të cilat mbartin bakteri sterilizues.
Sipas lajmit në gazetën China Daily në rajonin Guangdong në jug të vendit është ndërtuar një fabrikë në një park shkencor ku kultivohen afërsisht 10 milionë mushkonja meshkuj në javë. Këtyre moshkonjave u injektohet bakteria “wolbachia” e cila gjendet në përgjithësi tek mizat dhe insektet.

Mushkonjat meshkuj të cilët mbartin bakteret më pas lëshohen në ishullin 3 km katror Shazaj. Mushkonjat femrat të cilat çiftëzohen me mushkonjat meshkuj për shkak të bakterive bëhen sterile.

Kjo mënyrë siguron reduktimin të ndjeshëm në numrin e mushkonjave në rajon për një kohë të përcaktuar.

Shi Ciyong nga departamenti Mikrobiologjik në Universitetin Sun Yat-sen njoftoi se me 12 mars është lëshuar grupi i parë i mushkonjave meshkuj në ishull. Shi ka theksuar se mushkonjat të cilat mbartin bakteritë dhe që kanë një jetë afërsisht për 2 javë pasi janë lëshuar me intervale të rregullta është vërejtur një reduktim në masën 90 përqind në numrin e mushkonjave, raporton (AA).
Në “fabrikën e mushkonjave” krahas hulumtuesve kinezë dhe amerikanë marrin pjesë edhe ekspertë nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në Kinë dhe nga Qendra e Kkontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Guangcou.

Vitin e kaluar në Kinë dhe një pjesë e madhe kryesisht në rajonin Guangcou ndaj afërsisht 46 mijë personave u vendos diagnoza e etheve tropikale. 35 mijë të rasteve u gjetën në rajonin Guangcou. Sëmundja e cila injektohet nga mushkonjat femra ka shkaktuar vdekjen e 5 personave.

Kriza e emigrantëve, bllokohet tuneli i La Manshit

0

Kanali që bashkon Europën me Britaninë e madhe, La Manshi, është kthyer në pikën më kritike të krizës së emigrantëve. Gjendja është shpërthyese nga çdo pikëpamje.

Kriza e emigrantëve sa vjen e bëhet më shpërthyese. Rreth 1700 persona u përleshën me policinë në kanalin e La Manshit mbrëmjen e së dielës. Kjo ishte nata më e vështirë për emigrantët, të cilët, të pozicionuar në zonën e quajtur Xhungël, dukej se ishin të gatshëm për të bërë çdo gjë për të hyrë në territorin britanik. Ata prishën gardhet e krijuara posaçërisht për ta dhe sulmuan policinë, duke i goditur agjentët me gurë.

Për pasojë, një polici francez iu desh edhe ndërhyrja e mjekëve për të qepur plagët që iu shkaktuan në kokë. Nën thirrjet “Hapni kufijtë”, “Ne nuk kemi frikë”, “Jemi këtu për një jetë më të mirë”, “Pse jetojmë në Xhungël” dhe “Ku janë të drejtat e emigrantëve”, turma njerëzish prej të paktën 200 vetash ecnin në rrugë duke protestuar. Samy, një avokate nga Etiopia që drejtonte bllokadën, u shpesh se emigrantët po dëshpërohen gjithnjë e më shumë për të hyrë në Britaninë e Madhe. “Emigrantët po trajtohen më keq se në Libi”, u shpreh ajo.

Në të gdhirë, trupat policore të organizuara në La Mansh u përballën me turmat dhe i larguan ato duke përdorur gaz lotsjellës. Në një deklaratë për mediat, policia pohoi se çdo gjë nisi mëngjesin e së dielës, kur rreth 200 emigrantë tentuan të kalonin tunelin. “Kësaj here protesta ishte më e organizuar se kurrë. Vetëm gjatë mbrëmjes së të dielës ishin 400 vetë. Ata iu vërsulën gardheve parandalues duke i prishur e duke kaluar njëri pas tjetrit. Shumë prej tyre ndezën edhe zjarre pranë tunelit”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ndërsa një përfaqësues i Eurotunel u shpreh mbi ngjarjen se ajo i ngjasonte shumë një aktiviteti të organizuar mirë. Përkeqësimi i gjendjes së emigrantëve po ndodh në një moment kur Londra zyrtare ka bërë publike disa nga masat e rrepta që do të marrë për të mos lejuar hyrjen e tyre në vend, mes të cilave përfshihet shtimi i numrit të rojeve të sigurisë private në hyrjen e tunelit. Gjithashtu do të shtohen barrierat dhe kamerat e sigurisë. Kurse nga ana e Francës është shtuar tanimë numri i policëve në zonë.

Kukësi humbë ndeshjen 0-3 dhe gjobitet 70 mijë euro

0

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka dënuar rëndë Kukësin për ndeshjen me Legian e Varshavës.

Verilindorët humbasin ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3. Përveç të tjerash klubi kuksiane gjobitet me 70 mijë euro si dhe dënohet me dy kompeticione pa tifozë,transmeton Shekulli.

Ronaldo maskohet si plak në rrugë(Video)

0

Është e pabesueshme ajo që ka bërë ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo. Në kuadër të fushatës publicitare të kompanisë së tij ai është maskuar si një person tjetër dhe ka dalë të luajë në rrugë ku lyp para. Askush nuk i afrohet, përveç ndonjë rasti të rrallë. Shikoni çfarë ndodh sapo heq masken….

Lidington: Selia e Speciales në Hagë

0

Në reagimin e saj përshëndetës Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka treguar se selia e Gjykatës Speciale do të jetë pikërisht në Hagë. Kosova është pajtuar për krijimin e një gjykate ndërkombëtare në Hagë për t’i dëgjuar pretendimet për krime lufte. BE-ja do të ofrojë fondet për të”, thuhet në reagimin e Ministrit për Evropë, David Lidington./21Media

Kameron “po luan politikë” me krizën e imigrantëve

0

Derisa kriza e imigrantëve në qytetin francez, Kale, po vazhdon, ku imigrantët po përpiqen të kalojnë nga Franca për në Britani, ministri suedez i Drejtësisë, Morgan Johanson, ka kritikuar ashpër qëndrimin e Kryeministrit të Britanisë, Dejvid Kameron, në lidhje me këtë çështje. Ai tha se qëndrimet e Kameronit nuk janë konstruktive dhe nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit./21Media

Varroset vajza e Whitney Houston

0

Kristina ka vdekur më 26 korrik, gjashtë muaj pasi është gjetur pa vetëdije në shtëpinë e saj. Bobbi është fëmija i vetëm i këngëtares së madhe dhe këngëtarit Bobby Brown.
Trupi i Bobbi Kristina Brown është dërguar kësisoj në varrezat e Nju Jersey për të pushuar krah nënës së saj, Whitney Houston.
Kristina ka vdekur më 26 korrik, gjashtë muaj pasi është gjetur pa vetëdije në shtëpinë e saj. Bobbi është fëmija i vetëm i këngëtares së madhe dhe këngëtarit Bobby Brown.
Varrimi është bërë në Fairview dhe ka qenë i rezervuar vetëm për miqtë dhe familjen. Qindra të tjerë janë vërenjtur afër varrezave, për të nderuar vajzën e legjendës së muzikës dhe vetë legjendën, e cila ndërroi jetë para tre vitesh.

Benzema nuk largohet

0

Benzema nuk largohet Trajneri i Real Madridit, Rafa Benitez ka konfirmuar se Karim Benzema nuk do të largohet.
Benzema, unë mendoj se do të qëndroj me ne.Unë jam shumë i lumtur me atë dhe nuk ka arsyeje që të mendoj se ai do të largohet”, tha trajneri spanjoll. Për francezin interesim nga shprehur skuadra e Arsenalit.

Shqipëri, vritet një 73-vjeçar

0

Një 73-vjeçar është qëlluar mëngjesin e sotëm me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij, duke mbetur i vdekur menjëherë.

Nga policia mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhejë të Kurbinit, ndërsa viktima është identifikuar si David Piroli.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të krimit, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me gjakmarrje.

​Mogherini: Miratimi i Speciales, hap jetik

0

Shefja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila është edhe ndërmjetësuese e dialogut Kosovë – Serbi, ka mirëpritur aprovimin nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special.

Në deklaratën e saj, Mogherini e ka quajtur jetik këtë aprovim të djeshëm në Kuvendin e Kosovës.

“Aprovimi i sotëm i amendamenteve kushtetuese dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special në Kuvendin e Kosovës është hap jetik në ofrimin e kornizës së domosdoshme ligjore për adresimin e pretendimeve të rënda që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës, si dhe zotimet e theksuara në Letërkëmbimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2014. Duke kuptuar që ky hap i deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk ishte i lehtë, ai është shenjë e përgjegjësisë dhe vendosmërisë për të nxjerrë të vërtetën dhe për të marrë vendime që janë në harmoni me rrugën evropiane të Kosovës”, ka thënë Mogherini.
Ajo, thotë tutje se “BE-ja është e përkushtuar në ofrimin e asistencës në këtë proces dhe për të vazhduar punën me palët e përfshira për të përfunduar procesin e krijimit të mekanizmave të nevojshëm ligjor në mënyrë që të mund të mbahen procese gjyqësore të pavarura dhe të drejta në një të afërme të parashikueshme.