​Jahjaga: Votimi pro tregon se e kemi seriozisht sundimin e ligjit

0

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka shkruar disa fjalë në profilin e saj në rrjetin social Twitter. Ajo, si duket i është gëzuar votimit të Speciales duke thënë se Kosova po tregon se e ka seriozisht sundimit e ligjit.

“Vota për Gjykatën Speciale tregon se Kosova e ka seriozisht sundimin e ligjit dhe është serioze në raporton me drejtësinë”, ka shkruar Jahjaga në Twitter.

​Opozita nuk shkon në seancën e mbrëmjes

0

Edhe pse tashmë është gati çdo gjë për të rifilluar me seancën, asnjë nga deputetët e opozitës nuk është i pranishëm.

Përveç tyre në sallë nuk po shihen as një numër i madh i pozitës. Të pranishëm në sallë janë rreth 20 deputetë e ministra. Aty shihet kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ministri Arsim Bajrami etj.

Mësohet se administrata tashmë ka shpërndarë materialin dhe pritet që të votohen projektligjet të miratuara më herët nga Qeveria e Kosovës.

Dy projektligje ajo për Dhoma të Specializuara dhe ai për ndihmë juridike për të akuzuarit e mundshëm nga Gjykata speciale janë miratuar në Qeveri pasi Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale

Katastrofë e paparë ekologjike në Mitrovicë(Video)

0

Një katastrofë ekologjike në përmasat e një masakre ka ndodhur me peshkun e lumit Sitnica në atë pjesë që kufizohet me fshatin Frashër dhe Këçiq i vogël.
Askush nga institucionet e Mitrovicës si dhe shoqata e peshkatarëve deri më tani nuk dinë se si ka ardhur deri tek kjo ngordhje masive e peshqve. Peshkatarët me lot në sy thonë se do të duhet vite që kjo katastrofë ekologjike të riparohet.
Një peshkatar tha se deri të premten në mbrëmje ka peshkuar dhe se gjithçka ka qenë në rregull deri në ora 20:00./21Media

Sigal Prishtina përforcohet me Yll Kaçanikun

0

Në kuadër të përforcimeve sa më të mëdha për paraqitje në Eurokup, kampioni aktual i Kosovës në Basketboll, Sigal Prishtina sot ka zyrtarizuar edhe transferimin e Yll Kaçanikut, në tentim për të bërë një ekip të fortë e të përbërë kryesisht me basketbollist kosovar. Kaçaniku edhe në të kaluarën ka luajtur dy herë për Sigal Prishtinën, por në periudha afat shkurtra, kurse së fundmi ai ishte i angazhuar në basketbollin turk. Përndryshe zyrtartë te kësaj skuadre nesër do të marrin pjesë në tërheqjen e shortit për Eurocup, që është gara e dytë më e rëndësishme në basketbollin evropian./21Media

Gjermania me kritere të forta për refugjatët

0

Ministri i shtetit pranë zyrës së kancelares, krisitiandemokrati Peter Altmaier ka kërkuar kritere më të forta për refugjatët nga vendet e Ballkanit.

Nuk është e mundur, që tek ne të vijnë njerëz nga vende, të cilat nuk janë as diktaturë dhe as nuk ka luftë, nga vende që madje po përgatitet për anëtarësim në BE“, tha Altmaier për gazetën „Bild“.

Federata po punon në një koncept praktik, „se si mund ta përballojmë së bashku valën e refugjatëve dhe ta kufizojmë atë“. Sipas tij, duhet të shqyrtohet që edhe Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova të klasifikohen si vende të sigurta origjine.

Qëllimi është një koncept i ri për refugjatët në mënyrë që njerëzit, kërkesa e të cilëve për azil nuk ka asnjë shans, të mos e marrin këtë rrugë“, tha ministri i shtetit në zyrën e kancelares. Me një koncept të tillë, sipas tij, këtyre njerëzve mund t’u kursehet mundimi e vuajtja dhe kësisoj mund të kujdesemi më shumë „për ata njerëz nga vende krizash, të cilët vërtetë e kanë jetën në rrezik“.

Ai u shpreh gjithashtu për një luftë më të ashpër kundër kontrabandistëve.

„Ne duhet t’ua bllokojmë aktivitetin atyre, që i nxisin njerëzit të marrin rrugën nëpër Afrikë e më pas duke i vënë në rrezik jete përmes detit Mesdhe“, tha Altmaier.

Edhe kryeministrja socialdemokrate e landit Rheinland-Pfalz, Malu Dreyer në debati për refugjatët është shprehur për shtimin e numrit të vendeve të sigurta të origjinës.

Kuvendi vazhdon sonte seancën

0

Me kërkesë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sonte, më 3 gusht, në orën 21:00 në një seancë të jashtëzakonshme, me këtë rend dite: shqyrtimi i parë i Projektligjit për dhomat e specializuara dhe zyrën e prokurorit të specializuar, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të kryesuar nga kryetari Kadri Veseli.

Kryetari Veseli bëri të ditur se kërkesa e kryeministrit është në pajtim me nenin 69, paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndërsa sipas saj, shqyrtimi i dy projektligjeve bëhet me procedura të përshpejtuara.

Kreu i Kuvendit njoftoi se me Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit nuk është përcaktuar afati për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, por nga praktika e deritashme, seanca e jashtëzakonshme mbahet sipas kërkesës së propozuesit.

 

​Qeveria miraton dy projektligje, kundër vetëm Stojanoviqi

0

Qeveria sapo ka miratuar projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe Projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara.

Që të dy projektligjet do të shkojnë me procedurë të shpejtë në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa projektligjin për shpenzime e ka votuar kundër vetëm Branimir Stojanoviq.

​Haradinaj nuk ka plan pas votimit të speciales

0

Është kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj i cili ka folur për votimin e mëhershëm të ndryshimeve të amendamenteve kushtetuese që i japin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Haradinaj tha para kamerës së KosovaPress-it se votimi pro për Gjykatën Speciale është një gabim i madh Kuvendit të Kosovës.
Por, Haradinaj, thotë se nuk kanë menduar ndonjë planë për veprimet e ardhshme të opozitës.

“Ende nuk kemi menduar për hapat e mëtutjeshëm se çfarë do të bëjnë”, tha Haradinaj

​Qeveria, mbledhje urgjente

0

Pas votimit të amendamenteve Kushtetuese që i japin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale kabineti qeveritar është mbledhur dhe po bënë gati dy projektligjet.

Në këtë mbledhje pritet të procedohen projektligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe Projektligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara.

Isa Mustafa, gjatë kësaj mbledhje konsideron se kushtet për procedimin e këtyre dy projektligjeve janë plotësuar.

Shpjegimin e ka dhënë në detaje ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi i cili ka njoftuar kabinetin qeveritar për projektligjin.

Deputetët që ndërruan mendje(Foto)

0

Xhevahire Izmaku, Fadil Beka dhe Nezir Çoçaj nga PDK-ja kanë ndryshuar mendjen kësaj radhe. Ata ndryshe nga seanca e 26 qershorit që votuan kundër ndryshimeve kushtetuese kësaj radhe i thanë PO themelimit të Gjykatës Speciale.

Izmaku, Beka dhe Çoçaj kanë votuar për ndërsa kundër kanë votuar Raif Qela, Flora Brovina, Nait Hasani, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku. Ndërkaq ka abstenuar Rafet Rama.