Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në diskutimet që janë duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar që akuzat e Dick Martit mbi të cilat pretendohet të themelohet Gjykata Speciale, janë përtej imagjinatës së çdo njeriu.
Thaçi ka thënë se edhe tendenca që lufta e UÇK-së si kriminale do të dështojnë.
Sipas tij edhe më herët UÇK-ja, ka qenë e pastër, përkundër tentimeve që të etikohet edhe si luftë fetare e luftë ideologjike. Thaçi ka thënë se UÇK-ja asnjëherë nuk ka bërë luftë fetare.
Thaçi këto komente i ka bërë gjatë senacës në të cilën pritet të votohet për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugën themelimit të Gjykatës Speciale.
Thaçi: Lufta e UÇK-së nuk kishte baza fetare apo ideologjike
Kim Jong-it i ndahet çmimi për paqe dhe drejtësi
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong i është ndarë çmimi për paqe dhe drejtësi në Indonezi, tha të hënën , e bija e presidentit të parë indonezian Sukarno.
Ai ka thënë se nuk ka shkelje të drejtave të njerëzve në Korenë Veriore
“Kim Jong ështtë shpërblyer për luftën e tij kundër imperializmit neokolonial. Janë gënjeshtra ato që thuhet se ai ka shkelur të drejtat e njeriut”, ka vlerësuar ajo.
Babai i saj presidenti i parë i Indonezisë e cila e ka shpallur pavarësinë më 1945, krijoi lidhje me Korenë e Veriut në vitin 1950.
Shpëtohen 178 persona të rrëmbyer nga ekstremistët
Kriza e imigrantëve në qytetin francez, Kale, po vazhdon. Imigrantët nuk po ndalin përpjekjet e tyre që nëpërmjet tunelit nën Lamanshy të kalojnë nga Franca për në Britani./21Media
Aksident në Lebanë, tre të vdekur
Tre persona kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur pak më herët në magjistralen Prishtinë – Podujevë, në fshatin Lebanë.
Zyra për informim e Policisë së Kosovës konfirmon për KosovaPress se në aksident kanë mbetur të vdekur një mashkull dhe dy femra.
Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë e vogël e markës Mercedes.
Sipas Flora Ahmetit nga zyra për informim e Policisë së Kosovës, shkaqet nuk dihen ende dhe hetimet janë duke vazhduar.
Itali, arrestohen 11 pjesëtarë të “Koza Nostras”
Policia italiane, gjatë një aksioni të ndërmarrë në Sicili, ka arrestuar 11 persona, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë të Mateu Denaras, kryesuesit të organizatës mafioze, Koza Nostra./21Media
Protesta e veteranëve vazhdon të premten
Kryetari i OVL UÇK, Xhevdet Qeriqi, konfirmoj per KosovaPress se protesta e veteranëve, që nisi sot nga ora 12:00, u ndërpre për shkak reshjeve të mëdha të shiut, dhe do të vazhdojë të premten në mesditë.
“Protesta përfundoj për shkak të motit dhe ne do të mblidhemi prapë të premten në mesditë”, tha Qeriqi.
Të mërkurën vazhdon marrja në pyetje e grupit të Kumanovës
Procesi dëgjimor i të akuzave për aksionin policor në Kumanovë më 9 dhe 10 maj, pritet të vazhdojë të mërkurën dhe të enjten me të burgosurit në burgun e Prilepit dhe Manastirit, lajmëroi televizioni Alsat-M, duke shtuar se ky proces është bllokuar në burgun e Shutkës, për shkak se të paraburgosurit e atjeshëm refuzuan të deklaroheshin, duke kërkuar më parë që prokuroria të prezantonte provat përse ata ngarkohen.
Disa të tjerë madje kërkuan që fillimisht të konstatohej edhe gjendja e tyre shëndetësore e psikike, e më pas të deklarohen. Por kjo, sipas avokatëve mbrojtës, nuk nënkupton se ata mbrohen në heshtje por thjesht kërkojnë respektimin e të drejtave ligjore. Avokatët mbrojtës Naser Raufi dhe Artene Ademi Iseini presin që këtë gabim, prokuroria ta përmirësoje gjatë paraqitjes së saj të mërkurën dhe të enjten, duke dorëzuar më parë provat.
“Të mërkurën dhe të enjten do të vazhdojë rasti për këto që janë në burgjet e tjera të Prilepit dhe Manastirit, dhe mendoj që fillimi i muajit gusht do të realizohet kjo mundësi që të gjithë të japin deklaratë pasi t’ju realizohet e drejta e tyre që t’ju jepen provat që ti shohin para dhënies së deklaratës”, deklaroi Naser Raufi, avokat mbrojtës.
Procesi dëgjimor, sipas Raufit është momenti i fundit, dhe pret që aktakuza të jetë gati në vjeshtë. ALSAT mëson se të akuzuarit do të ngarkohen për veprat e terrorizmit dhe organizatës terroriste, por kjo nuk nënkupton se kjo akuzë, do të mbetet deri në fund. Saktësisht do të dihet vetëm në kohën kur aktakuza të bëhet e plotfuqishme, ndaj secilit prej të paraburgosurve.
“Nuk lejuam që prokuroria të tregoj se çfarë do të jetë akuza pa i pa provat, ne nuk lejuam edhe që të filloj seanca e hetimit të prokurorit por fillimisht kuptuam se do të akuzohen për paragrafin 394/a dhe 394/b për terrorizëm dhe për organizatë terroriste që nuk do të thotë se do të mbesin si paragraf se ju e dini se nuk ka aktakuzë. Aktakuza vijon më vonë”, u shpreh Naser Raufi, avokat mbrojtës.
Raufi pohon se për rastin në fjalë ka asistencë ndërkombëtare, pa saktësuar në cilin segment. Deri tani, nga të akuzuarit që janë në burgun e Shutkës është deklaruar vetëm polici i punësuar në vendkalimin kufitar Tabanoc.
Për rastin e Kumanovës ku humbën jetën 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur, akuzohen 33 persona.
Haradinaj- Jo Speciales
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se edhe nëse nuk votohet Gjykata sot nuk bëhet më keq Kosova.
Haradinaj ka kërkuar nga deputetët që i kanë thënë Jo Gjykatës që përsëri të votojnë Jo.
Ai tha se deputetët e tij nuk do të votojnë fare
Vetëm me 'Anije të titanikut' kalohet sheshi(Foto)
Fotot na tregojnë gjendjen e sheshit pas reshjeve të shiut. Mbetet të gëzohemi që shiu nuk vazhdoj ende më gjatë sepse pasojat do të ishin edhe më të mëdha.









'Qartet' Fisi
Deputeti i Vetëvendosjes Fisnik Ismajli ka shkaktuar nervozë në Kuvendin e Kosovës derisa ka folur për krimet e disa njerëzve të SHIK-ut dhe të PDK-së e që sipas tij kanë bërë krime.
Ky fjalim i tij ka shkaktuar reagim nga salla e që si duket ishte ai i Latif Gashit ku Fisi i drejtohet:
“Hë Latë miza mas veshi se bash për ty e pata se për ty thuhet që ke ba krime”.
“Nëse dikush e ka fëlliqë luftën janë Kadria dhe Hashimi dhe do baraba të SHIK-ut që e kanë fëlliqur me mbishkrimet “UÇK mos e prek”!.
“Ju jeni thirrë në vlerat e luftës sa herë keni ba dallavere e sa herë keni vjedhë. Pikërisht juve që jeni grup i vogël por i rrezikshëm dhe i paskrupullt s’iu ka ngucë as UNMIK as EULEX as Gjykata speciale . Ismajli tha se për ta pastruar luftën e UÇK-së nuk duhet Gjykatë Speciale, por sipas tij duhet burg për ata që e fëlliqën prej çlirimit.
“Ndonëse jo me miliona në xhepa por me faqe të bardhë.
