Kryetari i kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tregoi kohën kur do të votohen ndryshimet kushtetuese e që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.
Ai tha se në ora 17 e 30 do filloj votimi për specialen,kurse deri atëhere deputetet mund ta marrin fjalën./21Media
Në ora 17:30 fillon votimi për Specialen
Muzikë: Rrock grupet e reja në luftë për mbijetesë!(Video)
Dikur rocku ishte zhanri më i pëlqyer i Kosovarëve, por sot preferenca për të është zbehur. Veteranët e rock-ut kosovarë thonë se mbijetesa e një rock grupi sot në Kosovë është shumë e vështirë, duke pasur parasysh se kjo rrymë nuk sjell të ardhura. Por, ata janë optimist për të ardhmen e kësaj rryme të muzikës./21 Media
Kurti tregon kohën kur kishte respekt për LDK-në
Deputeti Albin Kurti në një fjalim të gjatë ka dhënë arsyet e vet pse nuk duhet të votohet Gjykata Speciale.
Me një rast ai ka përmendur edhe heroin Zahir Pajaziti i cili sipas tij e ka ekzekutuar bashkëpunëtorin e Serbisë Ejup Bajgora e qe sipas tij nëse kjo është krim atëherë duhet të zhvlerësohet shtetësia e Kosovës.
Kurti po ashtu ka thënë se ka respekt për LDK-në e vitit 1990-1991 por edhe jo për të bëmat më vonë.
Por ndaj kësaj deklarate të Kurtit ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri i cili i ka thënë Kurtit se nuk ka të drejtë të vlerësojë për LDK-në.
“Më takon një përgjegjësi e imja që ju nuk keni të drejtë të bëni këso vlerësime ato i bëjnë qytetarët me votë. Ne e dimë qëndrimin përbuzës ndaj atij që ka bërë shumë e kam fjalën për presidentin Rugova dhe mos na moralizoni këtu”, i ka thënë Beqiri, Kurtit.
Blatter dorëhiqet edhe si anëtar i kryesisë së KON-it
Sepp Blatter lajmëroi dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë botërore të futbollit më 2 qershor, pas skandalit të korrupsionit dhe pastrimit të parave që përfshiu këtë institucion, por tashmë zvicerani nuk do të jetë më anëtar i kryesisë së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, detyrë të cilën e kryente që nga viti 1999.
Ka qenë vetë 79 vjeçari ai që i ka kërkuar presidentit të këtij organizmi gjermanit Thomas Bech që të mos e rikandidonin si anëtar të kryesisë së KON, duke e informuar se nuk do të merrte pjesë në asamblenë e cila sapo u përmbyll në Kuala Lumpur të Malajzisë.
Blatter do të rizgjidhej në këtë post, pas një procedure formale, por që gjithsesi mandati i ri për shkak të moshës nuk do të zgjaste 8 vite , por deri në marsin e vitit 2016. Megjithatë presidenti i dorëhequr FIFA-s vendosi mos ta përmbushte detyrën e tij edhe si anëtar i kryesisë së komitetit olimpik ndërkombëtar duke u larguar menjëherë.
“ Blatter më shkroi një letër më 23 Korrik, ku theksonte se do kish qenë e papërshtatshme që ai të rizgjidhej edhe për 8 vite të tjera duke qenë se për 7 muaj do të largohet nga drejtimi i FIFA-s”- u shpreh Bech duke treguar arsyet se përse 79 vjeçari u tërhoq edhe ng a kjo detyrë.
Më 26 Shkurt do të zyrtarizohet edhe largimi përfundimtar i zviceranit nga froni i qeverisë botërore të futbollit, pas zgjedhjeve që do të përcaktojnë presidentin e ri.
Shiu ndërpret protestën e veteranëve
Shiu i madh që ra në orët e pasdites bëri që të ndërpritet edhe protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së të cilët në mesditë u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ata sot kanë dalë në protestë si shenjë proteste për mospublikimin e listave të veteranëve nga Komisioni Qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së. Protesta nuk mblodhi më shumë se rreth 50 veteranë të cilët kanë protestuar në mënyra të ndryshme.
Veteranët herë pas herë kanë brohoritur “Hajna, hajna”, e në duar mbanin pankarta me mbishkrimet “16 vite pa asnjë të drejtë”, “Jeni të pafytyrë”, ndërkaq disa shkonin edhe më tej duke kërkuar që ndërtesës së Qeverisë t’ia vënë flakën me benzinë.
Me një rast ata e kanë sharë dhe ofenduar edhe ish- komandantin e UÇK-së dhe TMK-së Agim Çekun, derisa ky ishte duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë.
E përveq kësaj protestuesit veteranë e gjuajtën me shishe plastike edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi gjatë kohës kur ai po hynte në Qeveri.
Kryetari i Këshillit për Mbr ojtjen dhe të Drejtat e luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, tha se vonesa e publikimit të listave përfundimtare është e qëllimshme.
“Po vonohet me publikimin e listave përfundimtare, kjo është e qëllimshme është e padrejtë që po i bëhet veteranëve të luftës dhe UÇK-së dhe shkaku i këtyre vonesave do të thotë ligji nuk po arrin të zbatohet. Ne po kërkojmë se sa më shpejt këto lista të publikohen listat përfundimtare dhe të filloj të zbatohet ligji”, tha Qeriqi.
Me këtë rast ai shfrytëzoi protestën që ishte për qëllime tjera, t’u bëjë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mos e votojnë Gjykatën Speciale pasi që kjo po bëhet me qëllime politike
“Jemi të pakënaqur për këtë padrejtësi që po na bëhet nga ndërkombëtarët për arsye se gjithë jemi dëshmitarë edhe ne këtu edhe ndërkombëtarët e dimë mirë se kush ka bërë krime…Mendoj që është e padrejtë kjo por kërkojmë nga deputetët të mos votohet se pse është një gjykatë që do të bëhet për qëllime politike”, tha ai.
E veterani Enver Thaçi tha se disa autobusë, të cilët ishin nisur nga qytete tjera për t’iu bashkangjitur protestës janë ndaluar nga Policia. Edhe ai ka thënë se do të protestohet në afat të pacaktuar.
“Në bazë të disa fjalëve që po na vinë neve veteranëve janë tu ardh me disa autobusë prej disa zonave tjera, kështu që na e kemi afatin e pacaktuar edhe dihet ajo kush është i involvum në këto që i kanë ndal autobusët, na e akuzojmë drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe ministrin e punëve të brendshme që janë të involvuar në këtë punë”, tha Thaçi.
Ndërkohë, Qeriqi tregoi që protesta e tyre do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre por nuk tregoi për hapat konkret se si do të vijojë ajo.
“Do të vazhdojë edhe sonte kështu jemi marrë vesh me siguri që ma vonë do të diskutojmë…Ne ju bëjmë thirrje që të na bashkohen sepse është në të mirën e tyre, në bazë të informatave aq i kemi, marrëveshja me fondin monetar ndërkombëtar në tetor do t’i tërheq ato mjete dhe do t’i bart diku tjetër”, tha Qeriqi
E nëse do të votohet Gjykata Speciale, Qeriqi tha se do t’i bashkëngjiten protestave të cilat do të organizohen nga kushdo qoftë.
Dauti prekë në “plagët” e deputetëve nga PDK-ja
Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ua ka rikujtuar kolegëve të tyre nga PDK, sidomos ata që shquhen për kontribut kombëtar për lirinë e Kosovës.
Haradinaj ia ka rikujtuar Agim Çekut vrasjen e babait të tij nga serbët.
“Nëse voton gjykatën çka ka me i thanë Agim Çeku sot Qyshkut të tij”, tha Haradinaj.
Ndërsa deputetit Rafet Rama ia ka rikujtuar plagët e trupit që ka marrë në një aksion ku edhe u vra dëshmori Luan Haradinaj.
Haradinaj pati një mesazh edhe për deputeten Blerta Deliu Kodra që ta ruajë mbiemrin pasi që sipas tij ai mbiemër ka domethënie të madhe për luftën për liri.
Daut Haradinaj nuk ka harruar t’ia përmend Flora Brovinës edhe momentin kur është liruar nga burgu se si janë gëzuar shtatë milionë shqiptarë.
Po ashtu Haradinaj ka përmendur edhe deputeten Xhevahire Izmaku e cila shpesh ka dëshmuar dhe treguar për masakrat që janë kryer nga rajoni që vjen, ndonëse sipas tij vajza e tij sot nuk ka bërë thirrje që mos të votojë Specialen.
Po ashtu Daut Haradinaj nuk ka lënë anash as kolegët e tij deputetë të cilët janë dënuar për krime lufte.
Ai u ka rikujtuar dy bashkëluftëtarëve të tij nga Llapi Rrustem Mustafës dhe Latif Gashit procesin e tyre gjyqësor që po zgjatë më shumë se një dekadë.
Foto nga pasojat e shiut në Pallatin e Drejtesisë
Pas shiut të rrëmbyeshem sic duket pallati i drejtësisë perkatësisht Gjykata Supreme dhe ajo e Apelit, nuk kanë kaluar pa pasoja.
Në fotografitë e dërguara shifet se shiu ka dëportuar mbrenda ,në zyret e këtij pallati dhe ka shkaktuar kaos në këtë institucioni.Vlera e këtyre dëmeve ende nuk dihet./21Media
Çeku: Dola të flas me protestuesit
E plotësuar: I kontaktuar nga KosovaPress, ish komandantin e UÇK-së dhe TMK-së, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Agim Çeku, tha se doli për të biseduar me protestuesit dhe për ti qetësuar ata. “Ne jemi shok të luftës, dhe të tillë mbetemi edhe sot. Dhe ne jemi të mësuar që në moment të vështira ta kuptojmë njëri tjetrin”, tha ish kryeministri i vendit Agim Çeku .
Veteranët e kanë ofenduar Agim Çekun duke e quajtur “hajn”.
Çeku është edhe kryetar I Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve .
Dhjetëra veteranë të luftës po protestojnë në sheshin “Skënderbeu” duke kërkuar publikimin e të gjitha listave me emrat e veteranëve të luftës së UÇK-së.
SHBA: Policia gjeti sportistin shqiptar
Policia në veri të Kalifornisë njofton se e ka gjetur atletin shqiptar, i cili ishte zhdukur, pas pjesëmarrjes në Lojërat e Veçanta Olimpike.
Andi Gusmari, 44 vjeç, që ishte zhdukur më 31 korrik në Los Angeles, erdhi në stacionin policor në Hayward, një qytet afër San Franciscos mëngjesin e sotëm.
Hayward është më shumë se 500 kilometra larg Los Angeles.
Policia thotë se Gusmari nuk flet anglisht dhe akoma nuk dihet se si ka ardhur deri në Hayward.
Lojërat e Veçanta Olimpike janë mbajtur nga 25 korriku deri më 2 gusht. Rreth 6,500 atletë me aftësi të kufizuara kanë garuar në 25 diciplina të ndryshme sportive.
Prishtina nis blerjen e 51 autobusëve
Komuna e Prishtinës ka hapur sot tenderin për blerjen e 51 autobusëve të ri. Këtë e ka bërë me dije vetë kryetari i komunës Shpend Ahmeti, i cili përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, shpreh lumturinë e tij për hapjen e këtij tenderi.
“Sot jam shumë i lumtur qe u publikua tenderi për blerjen e 51 autobusëve të ri në komunën e Prishtinës. Kushtet e tenderit u publikuan sot në webfaqen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me kredin e së cilës po mundësohet ky projekt. Ky është projekti më i madh kapital në komunën e Prishtinës dhe me këtë projekt do të rindërtohet transporti publik në komunën tonë”, shkruan Ahmeti në Facebook.
Ahmeti thotë se tenderi ndërkombëtar me rregulla të BERZH do të jetë i hapur deri me 17 shtator 2015.
I pari i Prishtinës po ashtu falënderon ekipin që e ka sjell këtë projekt deri në këtë fazë, në krye me nënkryetarin Dardan Sejdiu.
