“Ti je pjesë e atdheut”(Video)

0

Në kuadër të ditëve të Mërgatës, Ministria e Diasporës ka organizuar për herë të parë, Forumin e Krijimit të Unitetit të Studentëve të rinj nga Diaspora, me qëllimin që sipas tyre, ky rrjet të nxisë rininë e diasporës të angazhohen në çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me atëdheun e tyre duke dhënë kontributin e vet në vendimmarrjen për të mirën e kombit. Ndërkaq, ky aktivitet është mbështetur edhe nga kryeministria, ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë. / 21 Media

Historianët: Pa shqiptarët nuk do të ndodhte Ilindeni!

0

Shqiptarët, vllehët dhe bullgarët janë pjesmarrësit në Kryengritjen e Ilindenit, dhe jo maqedonasit. Kështu thotë historiani Nebi Dervishi, duke u bazuar në dokumenta të shkruara nga arkive të huaja. Përderisa sot, më 2 gusht shteti maqedonas feston përvjetorin e kësaj kryengritjeje, Dervishi thotë se ata në fakt nuk përmenden në historinë e kësaj kryengritjeje.

“Shqiptarët u paraqitën si shtetformues në kryengritjen e Ilindenit. Është fakt i pamohueshëm, duke u bazuar edhe në dokumentat e proveniencave bullgare, austro-hungareze dhe të tjera se pjesëmarrja dhe kontributi i shqiptarëve në këtë kryengritje me karakter lokal ka qenë evident, jo vetëm në parapregaditjen, por edhe me pjesëmarrje, dhe kjo dokumentohet edhe në organet legjislative, në Kuvendin e madh i cili pas 2 gushtit u zgjodh me 60 vetë, me 20 shqiptarë, 20 vllehë dhe 20 bullgar. Kështu thonë dokumentat, askund nuk përmenden maqedonët” – thotë Nebi Dervishi, raporton INA.

Përveç se në Kuvend, ai pohon se shqiptarët kanë qenë pjesë edhe të qeverisë së Krushevës.

“Edhe në qeverinë e përkohshme të Republikës së Krushevës zgjidhen gjashtë persona, në paritet dy shqiptar, dy vllehë dhe dy bullgar. Aty përmendet komandanti legjendar në betejën te Guri i Ariut (Meçkin Kamen), Pjetër Guri, i cili ka qenë komandant i këtij njësiti, ku edhe u vra” – thotë Dervishi.

Historianët shqiptarë nuk kanë të gjithë mendim të njëjtë për këtë çështje. Përderisa disa thonë se shqiptarët nuk kanë pasur ndonjë rol në këtë kryengritje, të tjerët e konsiderojnë faktorin shqiptar si vendimtar. Sipas Dervishit, pa shqiptarët as që do të kishim një kryengritje të tillë.

“Shumë nga historianët që janë marrë me këtë çështje thonë se pa shqiptarët as nuk do të ndodhte kjo kryengritje” – thotë ai.

E ndërkohë që historianët, shqiptarë e maqedonas nuk i kanë pastruar dilemat, një pjesë e politikanëve përkrahin idenë se Republika e Krushevës ishte shteti i të gjitha etniteteve, apo modeli i sotëm i qeverisjes së vendit. Kreu më i lartë i shtetit sot në lokacione të ndryshme po merr pjesë në shënimin e kësaj dite.

Kush janë "mërgimtari i vitit "

0

Ministri i Diasporës, z. Valon Murati dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, në prani të mysafirëve special të ardhur nga diaspora, në mesin e tyre edhe futbollisti ynë i cili i fitoi të gjitha çfarë një futbollist mund ti fitojë në Kampionatin Zviceran të futbollit, Shkelzen Gashi e përmbyllën manifestimin e Ditës së Diasporës dhe Mërgatës, që tradicionalisht organizohet nga Ministria e Diasporës për nder të bashkatdhetarëve tanë.

Gjatë kësaj ceremonie, e cila është organizuar në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, dhe me

kontribut të Postës së Kosovës, krye shefi i kësaj të fundit, z. Sejdi Hoxha, prezantoi edhe edicionin e veçantë të Pullës Postare me temën “Diaspora”, e cila si motiv ka logon e diasporës së përzgjedhur muaj më parë nga Ministria e Diasporës.

Në mesin e aktiviteteve të shumta si dhe debatit me krerët e institucioneve shtetërore e lokale të
Kosovës dhe Shqipërisë, këtë vit u ndanë edhe Çmimet për “Mërgimtarin e Vitit” në 6 fusha, si dhe 4
çmime për gazetarin përkatësisht kronikën më të mirë të realizuar në promovimin e diasporës dhe
sukseseve të personaliteteve që jetojnë dhe veprojnë jashtë kufijve të Kosovës.

Çmimet të cilat i ndanë Ministri i Diasporës, z. Valon Murati, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, z. Blendi Klosi, kryetari i komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti

1. Mërgimtari i vitit për kontribut të veçantë për shtetin e Kosovës apo diasporën dhe mërgatën u
shpall artisti ynë i mirënjohur Shkelzen Doli.

2. Bejtullah Destani – për kontribut në arsim, shkencë apo teknologji

3. Elina Duni – për kontribut në fushën e kulturës

4. Shkelzen Gashi – për kontribut të veçantë në fushën e sportit

5. Nazar Mehmeti – për kontribut të veçantë në fushën e biznesit

6. Për kontribut të veçantë jetësor në këto fusha Çmimi “Post Mortem” ju dha vëllezërve Yll, Agron

dhe Mehmet Bytyqi.

Ndërsa çmimet për gazetari të cilat Ministria e Diasporës i ndan për herë të parë u vlerësuan në dy

1. Çmimi i parë për kronikë televizive për promovimin e diasporës ju nda Lumira Kelmendit nga
Radio Televizioni i Kosovës për reportazhin “Arbëreshet e Italisë”

2. Çmimi i dytë në këtë kategori i takoni Zana Fetiut nga Klan Kosova për reportazhin “Skulptori
Destan Gashi”

Ndërsa dy çmimet për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës dhe mërgatës në kontinuitet për
punën e tyre u nderuan Demir Reshiti me emisionin Më Afër, dhe portali informativ “Albinfo.ch”.
Pas ndarjes së çmimeve u organizua një debat i hapur me qytetarët e mbledhur në Amfiteatrin e
pishinës së Gërmisë dhe përfaqësuesve të ministrive, komunës dhe shoqatave të ndryshme, ku mes
tjerash me prezencën e saj tubimin e nderoi edhe ikona e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha.

SHBA: Policia e trafikut "aktron"!(Video)

0

Në shtetin federal të SHBA-ve, në Xhorxhi policia e trafikut ka vendosur që t‘i fus në grackë shoferët e pakujdesshëm. Ata u veshën me rroba të punëtorëve të mirëmbajtjes së rrugëve dhe me kamera incizonin shoferët e pakujdesshëm që ngisnin shpejt automjetin ose që në semafora flisnin me telefona mobil. Këta të fundit u gjobiten hiq më pak se me nga 150 dollarë!
Policia e trafikut e këtij vendi ka pohuar se “kurthat” e këtilla po japin rezultatet të mira. / 21 Media

https://youtu.be/hL0oOWmoRG4

Mbi 55 milionë euro janë destinuar për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

0

Mbi 55 milionë euro janë ndarë nga Instrumenti i Para Anëtarësimit (IPA) për sundimin e ligjit në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, sipas të cilit, ministria që ai drejton ka koordinuar në tërësi programimin e këtyre fondeve dhe se jetësimi i projekteve të parapara në këtë sektor pritet të ndodh ndërmjet viteve 2016-2018.

“Padyshim që projektet të cilat do të financohen nga BE-ja me 55.5 milionë euro do të ndikojë në forcimin e sundimit të ligjit si një prej pesë prioriteteve strategjike të Qeverisë së Kosovës. Në kuadër të Dokumentit Planifikues Sektorial, janë tri nën sektorë për të cilat janë identifikuar prioritetet që do të mbështeten e që lidhen me drejtësinë, punët e brendshme si dhe komunitetet”, ka thënë Çollaku.

Sa i përket nën sektorit të drejtësisë, ai ka bërë të ditur se mbi 24 milionë euro janë të destinuara për mbështetje e mëtejshme të reformës se gjyqësorit në Kosovë si dhe mbështetjen e mët ejshme në reformën e arsimit ligjor.

Ndërkaq kur është fjala për nën sektorin e punëve të brendshme, për mbështetjen e tij janë ndarë 13 milionë euro. Me këto mjete ministri Çollaku, njofton se do të mbështeten tri prioritete që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar, regjistrimin civil dhe sigurinë e dokumenteve si dhe mbështetje për reformën e Policisë së Kosovës.

“Për nën sektorin e komuniteteve Dokumenti planifikues parasheh një prioritet, që është kthimi, riintegrimi dhe stabilizimi i pjesëtarëve të komuniteteve pakicë. Për implementimin e këtij prioriteti janë paraparë mbi 18 milionë euro”, ka plotësuar ai.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Integrimit Evropian, Dokumenti Planifikues Sektorial (DPS) në fushën e studimit te ligjit është hartuar në kuadër të Strategjisë për Asistencë në Sektorin e Sundimit të Ligjit në Kosovë2016-2019, e cila ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Objektivi i përgjithshëm i kësaj strategjie është përmirësimi i kushteve për sundimin e qëndrueshëm të ligjit dhe më pas avancimi i procesit të integrimit evropian përmes planifikimit, programimit, dhe përmirësimit të efektivitetit të asistencës së donatorëve në përputhje me prioritetet strategjike kombëtare.

Përderisa programimi i këtyre fondeve të BE-së thuhet të ketë përfunduar në kuadër të Dokumentit Planifikues Sektorial, përmes tyre synohet të forcohet sundimi i ligjit për çka janë hartuar edhe projekte konkrete në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme.

Vanessa Hudgens dhe Austin Butler safari në Afrikë

0

Pasi kishin punuar gjatë gjithë kësaj kohe në anë të kundërta të Amerikës Vannesa Hudgens dhe Austin Butler janë parë sërish bashkë por kësaj radhe në Afrikë.

Çifti i dashuruar ka shijuar një udhëtim romantik në Afrikë ndërkohë që Vannesa ka ndarë më fansat disa momente të veçanta në instagram.

26 vjeçarja ka postuar foto me të dashurin e saj Austin teksa ishin në një ekspeditë në Tanzani.

Si të gjithë turistët që shkojnë në safari Hudgens u sigurua të fotografonte gjirafat,zebrat dhe luanët .

Shëndetësi: Rritet numri i të vdekurve nga mbidoza

0

Numri i përdoruesve të lëndëve narkotike edhe këtë vit mbete një problem në rritje. Kureshtja e të rinjve për të eksperimentuar dhe naiviteti i drogave të lehta morën jetën e rreth 6 deri 7 për qind nga 1200 përdorues problematik që janë të regjistruar në qendrën rehabilituese “Labyrinth”.

E në Klinikën Psikiatrike të Qendrës Klinike Universitare aktualisht janë 21 pacientë që po marrin Metadonin me dozat e tyre ditore, kurse në repartin e varësisë me qëllim të detoksimit janë të shtrirë dy pacientë.

Por numri i të arrestuarve për kontrabandim me narkotikë nga Policia e Kosovës gjatë periudhës kohore janar-korrik të këtij viti ka shënuar ulje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Edhe përkundër daljes në treg me vetëm dy vitet e fundit të drogës së llojit GBH(Gama Hydroksybutyrate), ajo vazhdon të mbetet më e kërkuar, e ndjekur nga heroina. Përdorimin i drogës kanabis po paraqet rrezikun më të madh te grup moshat 14, 16 dhe 18, si dhe rastet ekstreme, te moshat 12 vjeçare, për shkak të qasjes së lehtë në droga, dhe çmimet e lira të këtyre drogave.

Për trajtim të përdoruesve të narkotikëve, Kosova nuk ka një qendër rehabilituese, ku mund të trajtohen këta persona, që deri më tani janë duke marrë vetëm trajtime ditore.

Drejtori i qendrës “Labyrinth”, Safet Blakaj, tha për KosovaPress se përqindja e të vdekurve nga mbidoza është goxha e lartë.

Blakaj thotë se problemi qëndron te qasja e lehtë në droga dhe se problem et ligjore janë të ulëta. Ai thekson se edhe një kimist e farmacist i shkathët mund të krijojë çfarë do lloj droge.

Drejtori i Qendrës Klinike Psikiatrike, Shaban Mecinaj, thotë se në këtë qendër, 21 pacientë vijnë të marrin Metadonin. Ai madje ka theksuar se të rinjtë janë ata të cilët më së shumti po atakohen me përdorimin e drogave të marihuanë, ekstazi e me GBH (Gama Hydroksybutyrate).

Se grup – moshat e reja janë ato të cilat po atakohen më se shumti nga lëndët narkotike e thotë edhe Safet Blakaj. Ai tha se ky problem po vazhdon të mbetet te moshat 14, 16, 18 e në disa raste ekstreme edhe te ato 12 vjeçe.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se konfiskimi i të gjitha llojeve të trafikimit të substancave narkotike ka një rënie, në përjashtim të heroinës e cila ka një ngritje prej 7 kilogramë nga viti i kaluar. Sipas tij Kosova është ballafaquar me substanca narkotike të llojit marihuanë, ku ka pasur një destinacion nga Shqipëria drejt Kosovës, e që tani kjo po shënon rënie për vetë faktin e luftimit të kësaj dukurie nga shteti i Shqipërisë, e që ka kaluar transit nga Kosova për në vende tjera.

Drejtori i Qendrës Sociale, Vehbi Mujku, thotë se moskujdesi i prindërve duke lejuar fëmijët të dalin në orët e vona e ku po i ekspozohen rrezikut me lëndët narkotike, duke filluar edhe nga shërbimi i restoranteve edhe për moshat nën 18 vjeç.
Rajonet të cilat po përfshihen më së shumti në problematikën e drogës, është regjioni i Prishtinës më pastaj vjen Prizreni, si dhe regjioni i Mitrovicës.

Për këtë po kërkohet që të bëhen programe parandaluese në atë mënyrë që qytetarët dhe të rinjtë të ndërgjegjësohen dhe të kenë informata lidhur me llojin dhe me pasojat që mund të vijnë nga përdorimi i drogave. Megjithatë, Klinika Psikiatrike, rehabilituese specialistike-psikiatrike “Labyrinth”, Qendra Sociale, dhe Policia e Kosovës, bënë thirrje që prindërit të kenë më shumë nën kontroll lëvizjet e fëmijëve të tyre dhe se fëmijët e tyre të merren me aktivitet të sportive e kulturore. Ata madje thanë që duhet të ekzistojë edhe një vullnet nga institucionet, nga shoqëria civile që të bëhet një qendër rehabilitimi pasi që shteti i Kosovës nuk e ka një të tillë për të i rehabilituar këta personat e varur nga droga./KP/

Dogana arrin rekord në mbledhjen e të hyrave

0

“Angazhimi i Doganës së Kosovës respektivisht puna e oficerve doganor ka bërë që për herë të parë që nga themelimi i Doganës të mbledhen mbi 500 milion euro deri në fund të muajit korrik.

Krahasimi me të dhënat e vitit të kaluar tregojnë për rritje të hyrave me 7.5% më shumë se vitin e kaluar apo shprehur në million mbi 35 milion euro më shumë. Të gjitha këto të hyra nënkuptojnë më shumë fonde për qytetarët e Kosovës, respektivisht më shumë për arsim, shëndetësi, punë publike dhe mirëqenje në përgjithësi.

Puna dhe angazhimi i doganës ka ndikuar dukshëm në uljen e informalitetit përmes luftimit të ekonomisë jo-formale që është edhe angazhim i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës falenderon të gjithë qytetarët të cilët thërrasin dhe informojnë lidhur me dyshimet për kontrabandë dhe korrupsion gjithashtu ftojmë të gjithë të na përkrahin përmes thirrjeve në 0800 50 095”. thuhet ne nje kumtese te Doaganave te Kosoves.

​Futbollisti vdiq në teren pasi dha dy gola

0

Marvin Pasteka ka luajtur të shtunën ndeshjen e tij të fundit. Ai arriti të shënojë dy gola, ishte në gjendje të shënojë edhe të tretin por papritmas ra në barë dhe vdiq.

Tragjedia e këtij 21 vjeçari ka tronditur tërë Austrinë.

Kaisersdorfi i tij shkatërroi Wepersdorf dhe në fakt hero me një lojë të shkëlqyeshme ishte Pasteka i cili shënoi dy gola në 20 minutat e para.

Shpejt pas kësaj ishte në situatë që të shënojë edhe një gol por paprimtas u rrëzua në zonën e rreptësisë.

Fillimisht menduan se është frulluar por shpejt u bë e qartë se diqka nuk është në rregull. I kotë ishte reagimi i ndihmës së shpejtë dhe mjekëve që nuk mundën t’ia shpëtojnë jetën futbollistit të ri.

Pas obduksionit do të bëhet e ditur shkaqet e vdekjes së tij

​Fushata e baballarëve, sa kontribuojnë burrat shqiptarë në familje

0

Shqipëria dhe Kosova vuajnë ende nga modeli i babit ‘primitiv’ që merret vetëm me punët jashtë shtëpisë ndërsa ato brenda ja lë gruas. Në fakt sot të gjitha shoqëritë e zhvilluara nuk bëjnë dallime mes gruas dhe burrit në familje; nuk ka punë të ndara në rritjen e fëmijës; gatimit apo pastrimit, pasi të dy prindërit kanë detyrime dhe përgjegjësi të njëjta.

Fakti që ky mentalitet dhe të tilla tabu mbizotërojnë ende në shumicën e familjeve shqiptare e ka detyruar shoqërinë civile në Shqipëri dhe Kosovë që të ndërmarrin disa nisma dhe fushata sensibilizimi për të sjellë një frymë të re dhe një model ndryshe të rolit të babait në familje.

Iris Luarasi iniciatore e ‘Fushatës së Baballarëve’ në Shqipëri thotë se gjërat kanë filluar të lëvizin edhe në shoqërinë tonë, pasi sot ka shumë baballarë të rinj që e ndihmojnë gruan në shtëpi, si me edukimin e fëmijës ashtu edhe me punët e tjera që ka familja.

Por se kjo frymë duhet ende të përhapet, duke rrëzuar stereotipet e së kaluarës; se burri është burrë dhe nuk bën punët e grave.

Edhe në Kosovë është e njëjta situatë, ku ka ende mentalitet në mënyrën se si ndahen detyrat në familje. E për këtë shoqëria civile në Kosovë ka marrë angazhimin që përmes fushatës së baballarëve të rris rolin e babait në familje dhe të sjell një model të ri, pa paragjykime dhe pa ndasi mes gruas dhe burrit.

Kështu thotë Besnik Leka, nga organizata “Care International” në Kosovë, i cili shton se përfshirja e baballarëve në familje mbi të gjitha ndikon në edukimin e mirë të fëmijëve por edhe në vetë personalitetin e prindërve.
Por fushata e baballarëve nuk synon që ta sjellë ndryshimin menjëherë. Sensibilizimi kërkon kohë, por rëndësi ka që gjërat kanë nisur të lëvizin për mirë, dhe baballarët e rinj e kanë kuptuar që roli i tyre në familje duhet të jetë edhe më i madh, i barabartë me gruan, duke mos kërkuar epërsi apo paragjykime që kanë shoqëruar familjet tona prej dekadash të tëra.