Kush janë "mërgimtari i vitit "

TË FUNDIT

Ministri i Diasporës, z. Valon Murati dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, në prani të mysafirëve special të ardhur nga diaspora, në mesin e tyre edhe futbollisti ynë i cili i fitoi të gjitha çfarë një futbollist mund ti fitojë në Kampionatin Zviceran të futbollit, Shkelzen Gashi e përmbyllën manifestimin e Ditës së Diasporës dhe Mërgatës, që tradicionalisht organizohet nga Ministria e Diasporës për nder të bashkatdhetarëve tanë.

Gjatë kësaj ceremonie, e cila është organizuar në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, dhe me

kontribut të Postës së Kosovës, krye shefi i kësaj të fundit, z. Sejdi Hoxha, prezantoi edhe edicionin e veçantë të Pullës Postare me temën “Diaspora”, e cila si motiv ka logon e diasporës së përzgjedhur muaj më parë nga Ministria e Diasporës.

Në mesin e aktiviteteve të shumta si dhe debatit me krerët e institucioneve shtetërore e lokale të
Kosovës dhe Shqipërisë, këtë vit u ndanë edhe Çmimet për “Mërgimtarin e Vitit” në 6 fusha, si dhe 4
çmime për gazetarin përkatësisht kronikën më të mirë të realizuar në promovimin e diasporës dhe
sukseseve të personaliteteve që jetojnë dhe veprojnë jashtë kufijve të Kosovës.

Çmimet të cilat i ndanë Ministri i Diasporës, z. Valon Murati, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, z. Blendi Klosi, kryetari i komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti

1. Mërgimtari i vitit për kontribut të veçantë për shtetin e Kosovës apo diasporën dhe mërgatën u
shpall artisti ynë i mirënjohur Shkelzen Doli.

2. Bejtullah Destani – për kontribut në arsim, shkencë apo teknologji

3. Elina Duni – për kontribut në fushën e kulturës

4. Shkelzen Gashi – për kontribut të veçantë në fushën e sportit

5. Nazar Mehmeti – për kontribut të veçantë në fushën e biznesit

6. Për kontribut të veçantë jetësor në këto fusha Çmimi “Post Mortem” ju dha vëllezërve Yll, Agron

dhe Mehmet Bytyqi.

Ndërsa çmimet për gazetari të cilat Ministria e Diasporës i ndan për herë të parë u vlerësuan në dy

1. Çmimi i parë për kronikë televizive për promovimin e diasporës ju nda Lumira Kelmendit nga
Radio Televizioni i Kosovës për reportazhin “Arbëreshet e Italisë”

2. Çmimi i dytë në këtë kategori i takoni Zana Fetiut nga Klan Kosova për reportazhin “Skulptori
Destan Gashi”

Ndërsa dy çmimet për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës dhe mërgatës në kontinuitet për
punën e tyre u nderuan Demir Reshiti me emisionin Më Afër, dhe portali informativ “Albinfo.ch”.
Pas ndarjes së çmimeve u organizua një debat i hapur me qytetarët e mbledhur në Amfiteatrin e
pishinës së Gërmisë dhe përfaqësuesve të ministrive, komunës dhe shoqatave të ndryshme, ku mes
tjerash me prezencën e saj tubimin e nderoi edhe ikona e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha.