Skocia triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut

TË FUNDIT

Skocia mposht Maqedoninë e Veriut me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në duelin e zhvilluar në Hampden Park të Glasgout, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 54-t me golin e John McGinn.

Përgjigjja e Maqedonisë së Veriut erdhi vetëm tre minuta më vonë, kur Nikola Rastoder shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të Enis Bardhit, duke realizuar golin e parë të përfaqësueses në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, në minutën e 74-t, McGinn shënoi sërish, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i siguruar Skocisë fitoren me rezultat 2:1.

Me këtë humbje, Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë në vështirësi në grupin B të Ligës së Kombeve.