Berisha shkatërron Çekinë

0

Basketbollisti kosovar që luan me përfaqësuesen polake Dardan Berisha, mbrëmjen e kaluar pati një paraqitje të mirë. Ai në kontrolluesen Poloni – Çeki që u mbyll me rezultatin 70:52, ishte basketbollisti më spikatur në parket. Berisha këtë ndeshje e mbylli me 11 pikë të shënuara.

Gruevski: Të përballemi me terroristët

0

Pas një kohe të gjatë heshtje për punimet e grupeve punuese dhe krizën politike në vend, kreu i Qeverisë, Nikolla Gruevski, foli për votimin e diasporës. Në fjalimin për festën e 2 Gushtit, Gruevski akuzoi oponentët e tij se tentojnë të heqin tre deputetët e diasporës, ndërsa personalisht tha se po të pyetej ai do t’i jepte diasporës të paktën 9 deputet.
“Porosia e fundit që sot do ta përcillja ju dedikohet partive të tjera. Mos e nënvlerësoni diasporën. Presionet më të reja që vijnë ndaj nesh, në drejtim që të eliminohen deputetët e diasporës për shkak të interesave të imta ditore politike, do ta largojë nga ne këtë strukturë të njerëzve që pa ndërprerë edhe në kohë të mira edhe të vështira, I ndihmon Maqedonisë. Kërkesa përmes akrobacioneve të ndryshme ligjore që vijë puna deri te një ose asnjë deputet nga diaspora, do të dërgojë sinjal të keq të mbështetësit tanë më besnik. Nëse unë pyetem, numri I deputetëve nga diaspora duhet më së paku të trefishohet dhe jo të eliminohen edhe të tanishmit”, u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.
Gruevski foli edhe për çështjen e sigurisë. Ai tha se terrorizmi ka ardhur në prag të derës, duke përmendur këtu aksionin policor në Kumanovë.
“Kërcënimet nga terorizmi na rijnë mbi kokë, si edhe gjithë Evropës. Grupet radikale hapur kërcënohen dhe kohë pas kohe edhe veprojnë. Patjetër ti forcojmë kapacitetet tona në ballafaqimin me to dhe ti menaxhojmë. Ngjarjet e paradokohshme në Kumanovë dhe hedhjet e kohë pas kohëshme të bombave, ose granatave, janë vetëm një alarm se ky lloj kërcënimi nuk është diku larg nesh, në Francë, Belgjikë, Norvegji, Amerikë, në Irak ose Siri. Ata mund të vijnë edhe në rrugët tona, para hyrjes ose shtëpisë tonë dhe ti rrezikojnë jetërat tona dhe të afërmit tanë. Nuk guxojmë të jemi pasiv në këto zhvillime dhe duhet që në mënyrë preventive dhe aktive të veprojmë”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
Integrimi në BE dhe NATO, sipas Gruevskit dot ë ishte Ilindeni i tretë për Maqedoninë. Por procesi integrues sipas tij mbetet peng i krizës në Greqi, e cila tha se ka dëmtuar edhe ekonominë.
“Kriza te fqiu jugor edhe neve na shkaktoi dëm, si ekonomik për shkak të afërsisë dhe lidhjes së ekonomive tona, ashtu edhe politikisht, parasëgjithash për shkak të defokusimit të plotë të fqinjit tonë nga zgjidhja e problemit tonë bilateral që për shtatë vite, pa të drejtë neve na kushton anëtarësim në NATO dhe tanimë lirisht mund të themi edhe anëtarësimin në BE. Sikur të mos kishte bllokadë të fillimit të bisedimeve më 2009, ne tanimë do të ishim anëtarë në BE”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
Gjatë vendosjes së luleve dhe fjalimit para shtatores së Metodija Andonov Çento, Gruevski ishte rrethuar nga forca të shtuara të sigurimit.

​PDK mblidhet edhe njëherë para Speciales

0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet edhe njëherë nesër para seancës së Kuvendit.

Burime të KosovaPress-it thonë se deputetët e PDK-së do të mblidhen nesër (e hënë) në orën 09:30.

Gjatë seancës së nesërme në Kuvendin e Kosovës do të riprocedohen amendamentet kushtetuese për ndryshim, që do t’i japin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Shqiptari vret shqiptarin në Itali

0

Një shqiptar ka humbur jetën gjatë natës në spitalin e Alesandrias si pasojë e plagës së marrë në gjoks nga një goditje me thikë.

Sipas medieve italiane, Sabri Alija, 55 vjeç, u qëllua nga një bashkëkombës i identifikuar si Haziz Polisi, 47 vjeç, në një sallë bingoje për motive banale që mendohet se kanë lidhje me lojën e bixhozit.

Viktima është munduar të mbrohet me një shufër hekuri, por nuk ka mundur t’i shmanget goditjes fatale.

Autori i sulmit, ndërkaq, është arrestuar nga patrulla e policisë paraditen e së dielës në apartamentin e vet, ku iu gjet edhe arma e krimit.

Rikthehet i nxehti afrikan në Ballkan!

0

Java e parë e gushtit do të shënojë një rritje të temperaturave në vendin tonë dhe në një pjesë të mirë të Ballkanit.

Sipas “Meteoalb” duke filluar nga dita e sotme temperaturat do të ngrihen me 2 deri në 3 gradë.

Në disa qytete të vendit në Berat, Përmet dhe Çorovodë termometri do të shënojë 40 gradë.

Temperatuaret do të ulen disi në mesin e kësaj jave për t’u ngrituar përsëri në datat 6 dhe 7 gusht, që përkon me fundjavën që vjen.

Duhet patur parasysh se këto temperatuara në diell ndihen deri në 5 gradë më shumë, që do të thotë se në disa qytete të vendit temperatura në diell do të ndjehet deri në 45 gradë.

Këshillohet që të moshuarit dhe fëmijët të mos ekspozohen në diell në orët më të nxehta të ditës, nga ora 13:00 deri në orën 16:00.

Temperaturat do të fillojnë të ulen për t’u rikthyer në vlerat normale të stines pas datës 15 gusht, kur pritet të largohet edhe i nxehti afrikan.

Dështon Katari, Cana mendon opsionet tjera

0

Transferimi i Lorik Canës në Katar, përkatësisht te skuadra Al Jaish ka dështuar. Tani kapiteni i Shqipërisë.

Transferimi i Lorik Canës në Katar është komplikuar. Sipas mediave italiane, gjatë orëve të fundit palët janë larguar në qëndrime, duke bërë që kapiteni i Kombëtares Shqiptare të mendojë për një tjetër destinacion.

Gjatë ditëve të shkuara, ekipi Al Jaish kishte shfaqur interes konkret duke nisur bisedimet me lojtarin, por palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke e shtyrë mbrojtësin të mendojë për një tjetër destinacion,raporton SuperSport.

Aktualisht Lorik Cana nuk është bashkuar me Lazion, e cila po zhvillon fazën përgatitore në Kinë ku do të luhet Superkupa e Italisë, pasi ekipi romak e ka lejuar të lirohet nga detyrimet sportive për të vendosur të ardhmen.

Në horizont mbeten ende disa alternativa mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kapiteni kuqezi nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të nënshkruar me skuadrën e re.

Lyrical Son me bashkëpunim të ri

0

Reperi kosovar, Lyrical Son duket se ka përgatitur një bashkëpunim të ri me këngëtarin e njohur si PureValone.

Kënga quhet “Spo du me shit shpirtin”. Ndërsa, Festimi ka bërë thirrje përmes një fotoje në Instagram që ta dëgjojnë këngën e këngëtarit të ri.

Ky bashkëpunim i Lyrical Son vjen pas lansimit të fundit me BimBimma-n “They don`t know”.lyriic33

Ramush Haradinaj bëri homazhe në Kamenicë

0

Kryetari i AAK’së z. Ramush Haradinaj i shoqëruar nga kryetari i degës së AAK’së z. Lulzim Leci, si dhe me strukturat e AAK’së, sot bëri homazhe te lapidari i dëshmorit Rahim Beqiri -RROKI, në fshatin Kopernicë, dhe në Varrezat e Dëshmorëve të Komunës së Kamenicës.

Ai poashtu ishte për vizitë në familjen e dëshmorit të kombit Asllan Thaçi.

Kryetari Haradinaj me bashkëpunëtorë pati takime me qytetarë e Kamenicës ku u bisedua për proceset, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet qytetari i Republikës së Kosovës.

​Kosova dhe Shqipëria tentojnë t’i kthejnë shqiptarët e suksesshëm

0

Studentët e rinj të cilët po studiojnë jashtë vendit, po nxiten që ata pas përfundimit t’i kthehen vendit, ku në këtë mënyrë do të mund të ndihmojnë tranzicionin e vendit.

Atyre iu bë thirrje që të aplikojnë në administratat shqiptare. Këta studiues profesional të diasporës pritet të ndihmojnë demokracinë e vendit dhe të bëhen pjesë integruese e shoqërisë në vendin ku jetojnë.

Kështu u tha në organizimin e sotshëm, ku edhe po shënohet dita e mërgimtarëve. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, Ministria e Diasporës, dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë Blendi Klosi, organizuan për të parën herë Forumin e krijimit të Unionit të studentëve të rinj të Diasporës.

Ministri i Diasporës, Valon Murati, tha se diaspora shqiptare është e mobilizuar dhe e organizuar për të ndihmuar lirinë e vendit.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se ky rrjet është një potencial i rëndësishëm, dhe shkollimi i këtyre të rinjve është më se i rëndësishëm për vendin dhe se dija e tyre të kaloj edhe kufijtë e Kosovës.

Në këtë konferencë ku i pranishëm ishte edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nga Shqipëria, Blendi Klosi, tha se ky aktivitet të jetë fillimi i ngjarjeve të përbashkëta mes ministrisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Në këtë organizim për forumin e krijimit të unionit të studentëve dhe të rinjve të diasporës, të pranishëm ishin edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ku për këta të rinj do të krijohen edhe aktivitetet tjera në vazhdim, por që nuk ka asgjë konkrete.

Kaliforni:Gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

0

Guvernatori i shtetit amerikan, Kaliforni, Jerry Brown, mbrëmë vonë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pasi më tepër se 20 zjarre të mëdha e kanë përfshirë pjesën veriore.

Zoti Brown tha se thatësitë e gjata dhe moti ekstrem kanë krijuar kushte për përhapjen e zjarreve.

Vlerësohet se afro 8 mijë zjarrfikës po përpiqen t’i ndalin zjarret.

Zyrtarët thanë se një zjarrfikës është vrarë dje duke u ballafaquar me zjarrin në pjesën verilindore të Kalifornisë.

“Kjo është një ngjarje e paprecedente e zjarrit që po ndodh në malet në gjithë Kaliforninë”, tha një zyrtar i zjarrfikësve amerikanë, duke iu referuar një zjarri në veri të San Franciskos, që nuk është nën kontroll.

Nga zjarret, afro 650 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.