Një shqiptar ka humbur jetën gjatë natës në spitalin e Alesandrias si pasojë e plagës së marrë në gjoks nga një goditje me thikë.
Sipas medieve italiane, Sabri Alija, 55 vjeç, u qëllua nga një bashkëkombës i identifikuar si Haziz Polisi, 47 vjeç, në një sallë bingoje për motive banale që mendohet se kanë lidhje me lojën e bixhozit.
Viktima është munduar të mbrohet me një shufër hekuri, por nuk ka mundur t’i shmanget goditjes fatale.
Autori i sulmit, ndërkaq, është arrestuar nga patrulla e policisë paraditen e së dielës në apartamentin e vet, ku iu gjet edhe arma e krimit.
