Horoskopi ditor

0

Dashi

Duhet te jeni me te disponueshem ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse ne te kundërt mund te keni probleme goxha serioze. Beqaret do fillojnë një histori pasionante dhe tejet emocionuese e cila do i çoje ne qiell te shtate. Ne planin financiar do jene te afërmit ata qe do ju nxjerrin nga situata delikate ku kishit rene. Do i kuptoni gabimet qe keni bere.

Demi

Ka rrezik te bëni gabime te mëdha gjate gjithë kësaj dite dhe do keni debatet te forta me partnerin tuaj. Marrëdhënia mes jush do filloje te m arre tatëpjetën. Beqaret nuk do jene ende gati te fillojnë një lidhje edhe pse mundësitë qe do iu jepen do jene te shkëlqyera. Financat do mbrohen nga Plutoni. Do jeni tre arsyeshëm me çdo shpenzim dhe nuk priten aspak probleme.

Binjaket

Do e shijoni pa fund harmoninë e jetës ne çift gjate gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia me te do jete e kënaqshme. Emocionet do jene te shumëfishta. Beqaret do realizojnë takime te shumta dhe do vendosin ne mbrëmje se cilin te zgjedhin. Jupiteri do ju nxite te tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet dhe gjendja nuk do ketë aspak probleme apo vështirësi.

Gaforrja

Do jeni tejet kapricoze sot ju te dashuruarit dhe partneri nuk do arrije dot t’ua plotësojë te gjitha dëshirat. Mos jeni irrealiste. Beqaret do jene te papërqendruar dhe nuk do përfitojnë dot nga mundësitë qe do iu jepen. Gjendja e financave do jete e kënaqshme. Do mund te hiqni edhe disa para mënjanë për te siguruar edhe te ardhmen.

Luani

Jeta juaj ne çift do jete aq e bukur saqë do ua mbushe zemrën plot gëzim. Priten emocione te njëpasnjëshme kështu qe shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do kenë vetëm disa pëlqime asgjë me tepër sesa kaq. Me vone mund te ndodhin propozimet, bëni durim. Financat do përmirësohen menjëherë fale një trashëgimie qe do merrni.

Virgjeresha

Gjate gjithë kësaj dite do jeni me humor te mire dhe do ruani komunikimin e ngrohte me partnerin. Do ndiheni te qete ne çdo moment. Beqaret do kenë shume komplekse prandaj nuk do mundin dot te fillojnë një histori dashurie. Ne planin financiar do keni goxha probleme për t’i zgjidhur. Përqendrohuni dhe mos ju besoni shume atyre qe ju rrethojnë.

Peshorja

Jeta juaj ne çift do jete shume afër perfeksionit gjate kësaj dite. Me partnerin do ndani çdo ide, çdo mendim dhe çdo ndjenje. Beqaret nuk do kënaqen nga takimet qe do realizojnë, por te paktën nuk do kalojnë një dite rutine. Pritet qe shume shpejt gjerat te ndryshojnë. Ne planin financiar duhet te reflektoni disa here para se te merrni vendime te rëndësishme.

Akrepi

Do mundoheni shume sot ju qe jeni ne një lidhje qe ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Çdo moment do jete emocionues dhe do kënaqeni pa fund. Beqaret nuk do jene me fat dhe nuk do arrijnë ta ndryshojnë statusin. Do ju duhet ende te presin edhe pak. financat do dini si t’i menaxhoni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Do jeni tejet te qete për këtë arsye.

Shigjetari

Jeta ne çift do jete shume e qete dhe aspak problematike gjate kësaj dite. Nuk do keni as debatin me te vogël dhe do ndiheni mjaft mire për këtë fakt. Beqaret do harxhojnë shume mund dhe kohe për ta gjetur princin e tyre te kaltër. Mundësitë do ekzistojnë, por ata duhet te përfitojnë sa me shume. Ne planin financiar nuk do kenë asnjë problem.

Bricjapi

Do e dashuroni pa dorashka sot partnerin tuaj dhe marrëdhënia mes jush do jete fantastike. Mbrëmja do jete e nxehte dhe pasionante. Beqaret do ndihen mire edhe me statusin qe kane prandaj nuk do kërkojnë asgjë me ngulm. Buxheti nuk do jete aspak i mire kështu qe nuk duhet te kryeni asnjë lloj investimi. Prisni edhe pak kohe derisa gjendja te përmirësohet.

Ujori

Sot do i shihni gjerat me një sy tjetër juve qe jeni ne një lidhje dhe do i kuptoni gabimet qe keni bere. Duke filluar qe nga mesdita atmosfera do ngrohet tej mase. Beqaret do realizojnë takime te shumta. por asnjeri prej tyre nuk do i beje te përjetojnë emocione. Ne planin financiar do keni probleme serioze po shpenzuat para pa fund. Tregohuni te logjikshëm.

Peshqit

Do jeni gjithë kohës ne humor sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia ne çift do jete e shkëlqyer. Do e dëgjoni me kujdes tjetrin dhe do mendoni për një te ardhme te ndritur. Beqaret do bëjnë mire te mos rrezikojnë shume vetëm për te ndryshuar statusin sepse mund te lëndohen. Gjendja e financave do jete tejet delikate kështu qe shmangni çdo lloj shpenzimi te tepruar.

Kremlini: Lavrov dhe Kerry takohen në Katar

0

Kremlini thotë se ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do të takohen nesër dhe pasnesër në Katar.

Në këto takime do të jetë i pranishëm edhe ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir.

Ministria e jashtme ruse tha se bisedimet do të fokusohen në lëvizjet për paqe në Siri, Jemen dhe Libi, pastaj për bashkëpunimin ndërkombëtar kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe për stabilitetin e rajonit të Gjirit Persik.

John Kerry tha më 24 korrik se së shpejti do të takohet me zotin Lavrov në Katar, por nuk e pat shpallur datën e takimit.

Zoti Kerry ka konfirmuar se bashkëpunimi me Rusinë për luftimin e militantëve të Shtetit Islamik në Siri, është lartë në agjendë, sikur edhe për atë se çfarë roli mund të luaj Irani në arritjen e paqes në rajon.

Shala: Ministria e Kultures ka rreth 1.4 milion borxhe nga 2014-ta

0

Artefaktet e Kosovës që i ka grabitur Serbia para e gjatë luftës, ministri Shala ka thënë se nuk mund t’i zgjidhë e t’i kthejë vetëm ministria që udhëheq.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re” ka bërë me dije se disa grupe punuese të kësaj ministrie janë duke draftuar disa strategji plotësuese që ta plotësojnë legjislacionin sekondar të cilin e kanë trashëguar me mangësi të shumta.

Ai ka thënë se detyrimet financiare e kanë kushtëzuar mundësinë e përkrahjes më të madhe, pasi paratë që kanë kërkuar aplikuesit në 2015-n, kjo ministri i ka pasur borxh rreth 1 milion e 350 mijë euro në 2014-n, të cilat është dashur t’i shlyejë para se të futet në borxhe të tilla.

Artefaktet e Kosovës që i ka grabitur Serbia para e gjatë luftës, ministri Shala ka thënë se nuk mund t’i zgjidhë e t’i kthejë vetëm ministria që udhëheq, por për to duhet të angazhohen edhe institucionet e tjera shtetërore të Kosovës.

Shala ka treguar se këshilltarët e rinj që ka emëruar kanë dhënë shenja të dukshme për punë të mirë. I pyetur se deri kur do ta udhëheqë MKRS-në, Shala ka thënë se do të jetë aty derisa ta përmbushë mandatin.

Dallimi ndërmjet shkollës së re dhe të vjetër të rockut(Video)

0

Dikur rocku ishte zhanri i pëlqyer i Kosovarëve, mbushte sallat dhe koncertet ishin përplot energji. Sot ky zhanër nuk e gëzon këtë epitet. Cilat janë arsyet, financiarisht a është e përballueshëme kjo rrymë e muzikës sot për të rinjtë, a ka mjaftë hapësira që ofrojnë qendrat kulturore në vend për të ushtruar dhe rruga që duhet marrë për ta këndjellë këtë lloj të muzikës e sjellë kronikën e përgatitur gazetari Rron Kelmendi. / 21 Media

Arkeologët të befasuar me gjetjet në kalanë e Artanës (Video)

0

Kalaja e Artanës është një lokalitet tjetër arkeologjik në Kosovë, në të cilin po zhvillohen punime, me financim rreth një milion euro nga UNESCO.
Arkeologët aktualisht janë duke pastruar muret nga pluhuri dhe gurët që kanë rënë për shekuj të tërë. Gjatë këtij procesi, aty është gjetur edhe një shpatë mesjetare. Arkeologu Haxhi Mehmetaj thotë se gjatë punimeve në këtë kala, kanë hasur në gjëra të jashtëzakonshme./ 21 Media

Qeveria pret mbështetje për autostradën dhe hekurudhën(Video)

0

Ministri i financave Avdullah Hoti thotë se në Samitin e Vjenës Kosova do të marrë mbështetjen për autostradën Prishtinë-Nish dhe projektin e hekurudhës Han I Elelzit-Leshak . Sipas tij, institucionet e Kosovës përmes Këshillit Kombëtar për Investime janë të përgatitura që të marrin sa më shumë fonde që garantojnë zhvillimin ekonomik të vendit./21 Media

Fillon gara automobilistike “Drag Rejs”

0

Ka filluar gara automobilistike në Sllatinë, e quatur Drag Rejs. Sot u bë regjistrimi i garuesve, klasifikimi i kategorive dhe lëshimi i lirë në shteg.
Edhe sivjet në garë marrin pjesë vetura të jashtëzakonshme, nga ato më sportive, e deri tek më luksozet. Deri në mëngjesin e së premtes janë paraqitur 130 pjesëmarrës, por me shumë gjasë numri i garuesve do të jetë edhe më i madh. Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, përfshirë një numër të madh të tyre nga diaspora, në garë do të ketë edhe shumë garues nga Shqipëria, pastaj nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kroacia.
Federata e Auto Sportit e Kosovës ka bërë përpjekje maksimale që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në këtë drejtim ka bashkëpunuar edhe me një grup ekspertësh kroatë, të cilët do të bëjnë matjen e kohës dhe llogaritjen e rezultateve. Veturat do të ndahen në gjashtë kategori, sipas fuqisë së motorit, ndërsa shpërblime do të ketë për tri pozitat e para në secilën kategori./21 Media

Beckenbauerit i vdes djali 46-vjeçar

0

Në familjen Beckenbauer ka rënë zia. Djali i madh i Kaiser Franz Beckenbauer, Stephan, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare.

Stephan ishte fëmija i madh nga pesë fëmijët e legjendës gjermane të futbollit dhe i vetmi që ndoqi gjurmët e të atit. Ai ndërroi jetë në orët e para të së shtunës, pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën u diagnostikua prej disa kohësh.

Stephan ka luajtur në total 12 ndeshje në Bundesligë, që të gjitha me skuadrën modeste Saarbrucken. Do të bëhej i famshëm më shumë si trajner në akademinë e Bajernit të Mynihut, ku falë tij janë zbuluar një sërë talentesh të bavarezëve, por edhe të kombëtares gjermane.

Ai ka një meritë të madhe në identifikimin e vetive të Bastian Schweinsteigger, talentit të Mats Hummels dhe grintës së Thomas Muller, që të tre futbollistë të dalë nga ekipet zinxhirë të Bajernit, që një vit më parë ngritën lart trofeun e Kupës së Botës në Brazil.

Megjithëse punonte si vartës i të atit, marrëdhëniet mes tyre jo gjithmonë kanë qenë të mira. Në të shkuarën ata janë përplasur disa herë dhe për këtë vetë Stephan do të deklaronte pak kohë më parë se, marrëdhënie me të atin ishte e vështirë për shkak se ai ishte shumë perfekt në ato që bënte e kërkonte./BP/

Remi: Specialja do të merret më shumë me krimet e pasluftës

0

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi sërish ka dalë pro themelimit të Gjykatës Speciale.
Ai përmes një postimi në Facebook ka theksuar se Gjykata Speciale nuk është kundër UÇK-së.
“Të gjitha dyshimet mbi kohët e luftës do të mbyllen shpejt dhe mbarë”, ka shkruar Remi
Lexojeni postimin e plotë :
NORMALIZIMI INSTITUCIONAL- bashk me miqë, do të prodhojmë rend, ligj dhe sistem të drjetsisë aq të nevojshëm për vendin.
UÇK vlerë që ka prodhuar Lirinë bashk me NATO..!!
Gjykata Speciale, hapë rrugën për zvillim të vendit, nuk është kundër UÇK-së.
Ka zëra të shumtë që thonë: “Gjykata Speciale do ta pastronte luftën e UÇK-s” Asgjë të vërtetë nuk ka me këtë konstatim nga se UÇK ka qenë është dhe do të mbetet e pastër…
Gjykata nuk kushtëzohet me asnjë paqartësi, UÇK ka hapur rrugën për liri dhe përspektivë, ka fituar përkrahjen NATO-së dhe gjithë vendeve të qytetëruara botërore në rrugën e LIRISË…
Tani mbetet të zhvillojmë, lirinë dhe edukimin në hapsirat ku jetojmë bashkë me aleatët tanë…
Gjykata Speciale do të funksionalizohet me synimin se do të ndihmojë në vendosjen e rendit, ligjit në vend duke ndihmuar zhvillimin dhe lirinë duke sjellur vendime të drejta dhe të besueshme per tema të hapura apo te dyshimta mbi kohen e luftës, apo pas luftës…
Të gjitha dyshimet mbi kohët e luftës do të mbyllen shpejt dhe mbarê..
Më shumë gjykata do të ketë punë me vepra të dobta kriminale, dhe ato që lidhen me krime ekonomike qe kanë ndal zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit…
Unë besoj në rrugën që kemi para neshë, se do ta rritim lirinë dhe do të dalim faqebardhë!

Daçiq: Rusia është detyruar të njoh pasaportat e Kosovës

0

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq thotë se Rusia nuk e ndryshon qëndrimi n për Kosovën, dhe Rusia ka qenë e detyruar që në disa raste të njohë pasaportat e Kosovës.
Daçiq ka thënë për gazetë “Blic” të Beogradit se vendimi i Moskës “nuk do të thotë hyrje në njohjen e dokumenteve të Kosovës”.

“Kjo është, për fat të keq, pasojë e pranimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe këtë duhet ta respektojnë të gjithë. Qëndrimi rus për Kosovën mbetet i pandryshuar”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, transmeton koha.net.

Ambasada ruse në Beograd duke njoftuar për këtë vendim dje kishte thënë:

“Hyrja me pasaportat e të ashtuquajturës ‘Republikë e Kosovës’ në territorin Rusisë është i mundur vetëm në rastet që bazohen në respektimin e detyrimeve ndërkombëtare të Rusisë në cilësinë e palës –pranues i ngjarjeve që organizohen përmes strukturave multilaterale, anëtare ose pjesëmarrëse e të cilave është e ashtuquajtura ‘Republikë e Kosovës’, si dhe për shkak të sigurimit të pjesëmarrjes së përfaqësuesve të saj në ngjarjet sportive, të cilat mbahen në territorin e Rusisë nën përkujdesjen e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik ose të federatave relevante ndërkombëtare sportive”.

Ambasada ruse ka shtuar se kjo procedurë i përgjigjet praktikës serbe të trajtimit të dokumenteve kosovare dhe është futur në përdorim me dijeni të palës serbe e cila ka qenë e njoftuar për këtë.