Rezulton e suksesshme vaksina e re kundër Ebolas

0

Injeksioni eksperimental amerikan u testua në një majmun dhe rezultoi se ofron mbrojtje nga 75 deri në 100 perqind , sipas studimit të publikuar në revistën “Nature Medicine”.

Vaksina në fjalë pritet të fillojë testimin edhe në njerëz. Kafshët që morën injeksione shtesë në kuadër të planit të ri të vaksinimit, që ndodhet në faze hulumtimi,

Për shkencëtarët, kjo është prova e parë e mbrojtjes së përhershme që jep vaksina kundër virusit Ebola e llojit Zaire, një specie virale që ka shkaktuar epideminë, duke marrë jetën e më shumë se 2.000 njerëzve në Afrikën Perëndimore, sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas shkencëtarëve, nëse vaksina miratohet , do të përdoret për popullatën gjatë epidemive të ndryshme.

Ky zbulim është cilësuar më i madhi në shëndetësi dhe mendohet të parandalojë përsëritjen e tragjedive të përmasave si ajo që shkaktoi virusi vdekjeprurës i Ebola, veçanërisht në Guinea , Sierra Leone dhe vende të tjera të Afrikës.

Pastore: Di Maria dëshiron të luaj për PSG

0

Javier Pastore ka zbuluar se Angel Di Maria dëshiron të transferohet në Paris Saint-Germain.
Angel Di Maria dëshiron të largohet nga Manchester United dhe të transferohet në Paris Saint-Germain. Këtë e ka zbuluar bashkëkombësi i Di Marias, Javier Pastore.

“Unë i thashë atij që të na bashkohen. Ai gjithashtu më pyeti shumë në lidhje me klubin, qytetin dhe mënyrën e jetës për familjen e tij”, ka deklaruar Pastore për Le Parisien.

“Ai dëshiron të vijë këtu. Ai është një lojtar shumë i madh”, ka theksuar reprezentuesi argjentinas.

Kërkohet nga qeveria zbatimi i rezolutës për Preshevën

0

Përgjegjësi i zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Gjilan, Ibrahim Maliqi, ka bërë thirrje që të bëhet zbatimi i rezolutës së nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës në qershor të vitit 2013, sepse është e pakuptueshme që edhe pas 16 vjetëve nga përfundimi i luftës në Kosovë të ketë ende probleme për mijëra qytetarë të asaj ane për të fituar shtetësinë e Kosovës.

“Janë mijëra që janë pa dokumente të Kosovës edhe përkundër që ata jetojnë për 16 vjet radhazi në Kosovë, kanë krijuar, pasuri, janë shkolluar këtu dhe ligji nuk ua mundëson pajisjen me dokumente identifikimi. Ndërsa pjesë shumë e madhe e tyre tashmë kanë nisur që të hiqen edhe nga regjistrat e Serbisë, që në fakt po humbin edhe shtetësinë në vendin e tyre të lindjes. Në këtë fazë janë probleme të mëdha për këta banorë sepse asnjë të drejtë elementare nuk mund ta gëzojnë pa dokumentin e identifikimit”, ka thënë ai.

Temperatura rekord, 67.8 gradë celsius në Iran

0

Një qytet iranian përjetoi dje një nga ditët më të nxehta në tokë. Kombinimi i lagështisë me temperaturat e larta kanë bërë që, temperatura e ajrit të arrijë rreth 67.8 gradë celsius në qytetin Bandar Mahshahr.

Qyteti që ndodhet në provincën Khuzestan, kishte një temperaturë aktuale të ajrit prej 42.8 gradë celsius, me një temperaturë të lagështisë prej 32.2 gradë celsius, raporton “Washington Post”.

Qyteti është i vendosur pranë Gjirit Persik në jugperëndim të Iranit, me një popullsi prej rreth 110.000 banorë.

Në të kaluarën zona ka shënuar temperatura shumë të larta, kjo si pasojë e likuideve dhe kombinimit që ata bëjnë me ajrin e nxehtë.

iran

Vriten mbi 260 militantë kurdë

0

Rreth 260 pjesëtarë të Partisë së ndaluar Punëtore të Kurdistanit janë vrarë, ndërsa mbi 400 të tjerë janë plagosur, gjatë sulmeve gjithëpërfshirëse ajrore, të ndërmarra nga forcat turke në veri të Irakut, kumton agjencia e lajmeve, Anadollu.
Duke mos saktësuar burimet, kjo agjenci njoftoi se në mesin e të plagosurve është edhe Nuredin Demirtash, vëllai i Selahetin Demirtashit, udhëheqësit të partisë pro-kurde, Partia Popullore Demokratike./21Media

Daçiq: Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në UNESCO do refuzohet

0

Gjatë një seance në Kuvendin e Serbisë, ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka deklaruar se nuk është e thënë që vendet të cilat e kanë njohur Kosovën do të votojnë “pro” anëtarësimit të saj në UNESCO.
Sipas gazetës serbe “Tanjug”, ministri ka thënë se “Kombet e Bashkuara me siguri do ta refuzojnë kërkesën e Prishtinës, sepse ajo është ligjërisht e pabazë dhe rezoluta 1244 flet ndryshe”.
Ai është shprehur se do të bëjë çdo gjë që vendet anëtare të UNESCO-s të kuptojnë se ky anëtarësim nga aspekti politik dhe ai i trashëgimisë kulturore do të ishte një hap i gabuar.

Mark Zuckerberg do të bëhet baba

0

Themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan janë në pritje të fëmijës së tyre të parë që do jetë vajzë.
Çifti e bëri njoftimin me një postim në profilin e Zuckerberg, sigurisht në “Facebook”. “Priscilla dhe unë kemi një lajm emocionues! Ne jemi duke pritur një vajzë”, shkroi Mark për 33 milionë ndjekësit e tij.

Zuckenberg ka zbuluar gjithashtu faktin se ai dhe bashkëshortja e tij janë përpjekur për disa vite me radhë që të kishin një fëmijë dhe se Priscilla kishte pasur tre aborte spontane përpara se të mbetej shtatzënë me vajzën e tyre.
Ai shkroi më tej se ata kishin vendosur ta ndanin përvojën e tyre për të ndihmuar të tjerët që ndodhen në një situatë të ngjashme.

“Ne shpresojmë se duke ndarë përvojën tonë t’u japim njerëzve më shumë shpresë dhe të ndjehen më komod në ndarjen e përvojave të tyre. Shumica e njerëzve nuk i diskutojnë abortet spontane, sepse mendojnë se problemi do të reflektojë mbi ta”, shkroi ndër të tjera Mark Zuckerberg.

Në aksidentin ajror në Hempshajr vdiqën kushërinjtë e Bin Ladenit

0

Anëtarë të familjes së udhëheqësit të ndjerë të Al Kaidës, Osama Bin Ladenit, ishin në mesin e viktimave në fatkeqësinë e aeroplanit privat në Britani. Këtë lajm e kumtoi ambasada e Arabisë Saudite në Londër, e cila ju shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.
Katër persona vdiqën dje, kur aeroplani, i regjistruar në Arabinë Saudite, u rrëzua në një treg të automjeteve, për tu kapluar më pas nga zjarri./21Media

Kontrabandimi me barna vazhdon të bëhet më së shumti nga Serbia (Video)

0

Kontrabandimi me barna vazhdon të bëhet më së shumti prej Serbisë. Vetëm në gjashtë-mujorin e parë të këtij viti, Dogana e Kosovës ka kapur 11 raste ku tentohej të futeshin barna ilegalisht në Kosovë, nga shtete të ndryshme, por më së shumti nga Serbia. Në këto raste bëjnë pjesë 10 mijë paketime të barnave të ndryshme e që kanë vlerë 50 mijë euro. Kurse, numri i farmacive që posedojnë barna ilegale në Kosovë vazhdon të jetë i madh.

Inspekoriati Farmaceutik për Produkte dhe Pajisje Medicinale vetëm nga janari deri në qershor ka ndëshkuar 23 subjekte për posedim të barnave ilegale dhe gjashtë subjekte të tjera për furnizim të subjekteve me barna ilegale.
Për Doganën e Kosovës, ka rënie të rasteve me kontrabandim të barnave. Zëdhënësi Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress se periudha janar-qershor 2015, shënon ulje të kontrabandës me barna. Sipas tij, ky përmirësim vjen edhe si rezultat i bisedimeve në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe licencimit të disa kompanive në pjesën veriore të Kosovës.

 

 

Nokia gati të shpikë kamerën virtuale për industrinë e filmit

0

Nokia po shpik një pajisje që mund të regjistrojë pamje reale në 360 gradë dhe audio 3D.

Ozo është e ndërtuar me 8 lente kamerash dhe 8 mikrofonë në një bosht sferik i cili mund të mbahet lehtësisht në dorë.

Ai u bë prezantua në një event në Los Anxhelos duke theksuar se kompania planifikon ta përdori në Hollywood por edhe në fusha të tjera të medias.

Nokia pohoi se kjo pajisje ishte e planifikuar të kishte një çmim më të lirë në fund të këtij viti por sërish nuk do të mund të mbulonte të gjitha shpenzimet për aspektet teknike.

Firma The Finnish tha se një avantazh i këtij sistemi është se krijonte video që mund të shihen në kohë reale ndërmjet VR headset.

“Nokia ka një eksperiencë të mirë përsa i përket avancimit të teknologjisë së kamerave por gjithashtu dhe transportueshmërisë”- u shpreh Chris Green nga Davies Murphy Group.

Ozo jo vetëm që do mund të sigurojë transmentimin e materialeve live ndërmjet disa kufjeve të veçanta por lejon dhe rishikimin e tyre pak minuta pasi të jenë realizuar.