85 mijë policë për Lojërat Olimpike në Rio

0

Organizatorët e Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro 2016, do të angazhojnë 85 mijë policë për sigurinë, e cila është dy herë më e lartë se ajo e Olimpiadës në Londër në vitin 2012 .

“Këso sigurie nuk është parë deri më tani në këtë vend”, ka thënë shefi i sigurisë për Lojërat në Rio Andrej Augusto Rodriguez .

Historianët serbë në “luftë” me Sonja Biserkon

0

Intervista e Sonja Biserkos, e cila kohë më parë kishte thënë se e gjithë historia e serbe është një gënjeshtër e madhe, ka shkaktuar hidhërim të madh te historianët në Serbi.

Biserko, kryetare e Këshillit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut në Serbi, në një intervistë të gjerë dhënë një botimit të Matica Hrvatskas, sipas gazetës së Beogardti “Blic”, transmeton Koha.net, ajo “serbët dhe Serbinë i ka paraqitur si negativët më të mëdhenj dhe fajtorët kryesorë për të gjitha të këqijat në Ballkan e në analizë (“Blic” e fut në thonjëza emrin analizë) një periudhën nga beteja e Kosovës deri në ditët e sotme.

Historianë serbë, me të cilët ka bërë anketë “Blic”, gjithë intervistën e quajnë të pasaktë ndërsa vetë Sonjën si keqdashëse të serbëve. Nga Qeveria serbe ata kërkojnë që të shikohet se “sa mjete financiare jepen Këshillit… të saj”.

Biserko kishte thënë se elita serbe ka qenë e vetëdijshme se nga viti 1974 të gjithë në Jugosllavi donin mëvetësi më të madhe e kjo asaj nuk i pëlqente.

“Prandaj, ajo ngre çështjen e Kosovës. Pasi erdhi në përfundim se kurrë nuk do të mund ta sundojë shumicën shqiptare, e ka idenë për ndarjen e Kosovës dhe për amputimin e pjesës veriore. Lufta dhe përpjekja e saj për Kosovën ishte instrument për kërkesa territoriale në BeH dhe në Kroaci”, tha Biserko.

Ajo thekson se Kisha ortodokse serbe është e përzier në politikën dhe ajo së pari është institucion politik e pastaj fetar.

“Serbia nuk ka qasje të drejtë në pjesën e historisë që ka të bëjë në Perandorinë Osmane, nuk e ka asnjë libër valid që të merret me të. Nga mosnjohja e fakteve është krijuar miti për Kosovën, për heroizmin serb dhe për mbretërinë qiellore”, ka thënë ajo.

E gjithë kjo nuk u ka pëlqyer fare historianëve serbë të cilët kanë hedhur gur e dru kundër Biserkos.

Shqipëri: Votohet hapja e dosjeve

0

Pas një debati që ka vazhduar disa orë mes deputetësh të forcave të ndryshme politike, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin e shumë debatuar për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit të regjimit komunist. Gjatë hartimit dhe përcjelljes në Kuvend, projekti në fjalë u emërtua si projektligji “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, dhe është miratuar me 84 pro dhe 22 kundër, raporton Anadolu Agency (AA).

Ligji në fjalë që është hartuar sipas modelit gjerman të hapjes së dosjeve, parashikon mbledhjen, administrimin, përpunimin dhe përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Gjithashtu përcakton edhe rregullat për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Gjatë debateve parlamentare, deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar variantin e qeverisë, ndërsa në Parlament më parë është dorëzuar edhe një version tjetër për ligjin e hapjes së dosjeve

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, një dikaster ky që ka përgatitur ligjin në fjalë, Erion Veliaj ka mbajtur sot një fjalim në Parlament dhe ka mbrojtur variantin e qeverisë për ligjin e hajes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Ai iu ka bërë thirrje deputetëve që ta mbështetin këtë variant, duke e konsideruar si një nga ligjet më të mira për dekomunistizmimin që ka patur Shqipëria.

Një fjalim gjatë diskutimeve për këtë projekt ligj ka mbajtur edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, aktualisht deputet i shumicës parlamentare, i cili ka theksuar se ky ligj krijon një raport me të vërtetën. “Përpiqemi të krijojmë një raport me memorien e pasardhësve tanë. Ky nuk është një ligj që do të shpall fajtorët, pasi është një histori tjetër, por kërkon të bëhet transparencë”- u shpreh Majko.

Ndërsa Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, parti i opozitës,u shpreh se për këtë ligj duhet një reflektim nga të gjitha palët. “ Duhet të reflektojmë të gjithë së bashku. Nuk kemi bërë kurrë mjaftueshëm për ata që luftuan komunizmin dhe kërkuan lirinë, sepse këtyre njerëzve që sakrifikuan jetën e tyre iu detyrohemi pafundësisht dhe nuk mund ti lëmë robër të manipulimit politik apo edhe të mospërfilljes”- u shpreh Mediu.

Ligji i miratuar sot nga Parlamenti parashikon për zbatimin e këtij ligji ngritjen dhe funksionimin e një autoriteti shtetëror për informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, anëtarët e të cilit do të zgjidhen nga parlamenti.

Në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit ka patur disa përpjekje dhe ligje për të përmbyllur procesin e hapjes së dosjes të sigurimit të shtetit komunist, që janë shoqëruar me debate të ashpra mes qeverisë dhe opozitës, dhe shoqërisë civile nga njëra anë.

Ligji më i fundit që i përket vitit 2008 u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, si i pa pajtueshëm me Kushtetutën e vendit.

Dy futbollistë shqiptarë në burg, kurdisën ndeshje

0

Kurdisjet e ndeshjeve në Norvegji kanë çuar pas hekurave dy futbollistë shqiptarë.

Drin Shala dhe Alban Shipshani janë dënuar me nga 8 muaj burg secili nga Gjykata Federale e Oslos pasi janë shpallur fajtorë për fiksimin e ndeshjeve në ligën e tretë të futbollit norvegjez. Së bashku me dy futbollistët shqiptarë gjykata ka dënuar me 6 muaj burg edhe lojtarin tjetër të Follos, Pape Mendy.

Drin Shala akuzohet se ka marrë pjesë në trukimin e ndeshjes së vitit 2012 mes Follos dhe Ostsiden. Takimi i vlefshëm për kategorinë e tretë norvegjeze edhe pse kryesohej me rezultatin 3:0 nga skuadra e Drin Shalës përfundoi me shifrat 4:3 në favor të Ostsiden.

Ndërkohë Alban Shipshani, i cili luan me skuadrën e Asker, akuzohet se ka ndikuar në fiksimin e rezultatit të sfidës të vlefshme po për kategorinë e tretë norvegjeze mes Asker dhe Frigg që përfundoi me fitoren 7-1 të këtyre të fundit. Edhe ky takim është zhvilluar në vitin 2012.

Gjykata Federale e Oslos pasi përgjoi telefonatat e bëra nga futbollistët gjatë asaj periudhe mori vendimin ekstrem për t’i dënuar me burg ata. Gjithsesi Drin Shala dhe Alban Shipshani nuk do ta lënë këtë çështje të mbyllet me kaq pasi kanë vendosur ta apelojnë vendimin e gjykatës.

Pa Amerikën s'ka Ballkan Perëndimor – Dokumenti i plotë në Kongresin Amerikan

0

Qeveria Thaçi asht kthye në nji sipërmarrje shantazhi. Mbas kthimit të Hashim Thaçit në qeveri, humbja e shpresës në Kosovë asht tronditëse. Departamenti i Shtetit duhet me marrë përgjegjësinë për mbështetjen e fshehtë që i dha qeverisë së Hashim Thaçit, ndërsa Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit duhet me hetue ish-ambasadorin amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, për rolin që ka luejtë në nënshkrimin e kontratës së Bechtel për autostradën Shqipni-Kosovë.
Dëshpërimi i shqiptarëve të Maqedonisë me korrupsionin e qeverisë Gruevski, tu’ përfshi edhe bashkëpunimin e partive të Ali Ahmetit e Menduh Thaçit, asht nji bombë që mundet me shpërthye kurdo. Partneriteti i korruptuem Gruevski-Ahmeti po e skllavnon politikisht dhe ekonomikisht vendin që qeveriset nga frika dhe intimidimi i partisë së Gruevskit. Shqiptarët në Maqedoni duhen trajtue si partnerë të barabartë në nji Kushtetutë të re të këtij shteti tashma të dështuem, ose duhet me u përballë me opsionin e federalizmit të Maqedonisë së shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve etnikë. Maqedonia asht tash nji shtet aparteidi e kjo duhet me u korrigjue. Përndryshe, Maqedonia nuk ka me mbijetue si nji shtet sovran.

Këto janë disa prej qëndrimeve që u thanë dje në Kongresin Amerikan nga ish-kongresmeni Joseph. J. Dioguardi, në cilësinë e Presidentit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i thirrun për me folë për Kosovën dhe Maqedoninë, në seancën dëgjimore me temë “Progrësi dhe sfidat në Ballkanin Perëndimor”.
Dje mbasdreke, për tre orë rresht, nga ora 14:00 deri në 17:00, në Kongresin Amerikan asht folë për Kosovën dhe Maqedoninë. Seanca dëgjimore ndahej në dy panele, ku merrnin pjesë zavendësndihmësi amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ndihmësadminsitratorja Susan Fritz nga Zyra e Europës dhe Euroazisë në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Ivan Vejvoda – zavendëspresident i Fondit Amerikan të Planit Marshall, si dhe ish-kongresisti Joseph J. Dioguardi, President i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Seanca drejtohej nga kongresmeni Dana Rohrabacher, ndërsa nënkomisioni përbahet nga 13 anëtarë të Kongresit. Në seancë ishin edhe Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, si dhe nji grup veprimtarësh shqiptaro-amerrikanë.

Ma poshtë, lexoni të plotë fjalën e Dioguardi’t:

Deklarata e t’Nderuemit Joseph H. DioGuardi
President, Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane
Komiteti për Punë të Jashtme
Nënkomiteti për Europë, Euroazi dhe Kërcënimet e reja
“Progresi dhe sfidat në Ballkanin Perëndimor”
29 prill 2015

Politika e jashtme amerikane në Ballkan po dështon edhe nji herë. Pa zgjidhjen e drejtë të marrëdhanieve kundërshtuese që janë ende të dukshme mes Serbisë dhe Kosovës 16 vjet mbas sulmeve ajrore të NATO’s kundër Serbisë që i dhanë fund luftës, nuk ka me pasë paqe dhe stabilitet në Ballkan. E ardhmja e integrimit të Europës Juglindore në Bashkimin Europian asht në rrezik.

Kosova
U banë dy vjet qysh se Marrësveshja Prishtinë-Beograd u nënshkrue nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri serb Ivica Dacic, dhe ky komision ka mbajtë nji seancë dëgjimore për këtë. Mandej, Përfaqësuesja e Naltë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, e cila ndërmjetësoi marrëveshjen dhe e quejti atë historike, priste që implementimi me nisë mbrenda disa javësh nga firmosja e 19 Prillit 2013. Në fakt, veç pak prej marrëveshjes 15-pikëshe asht zbatue. E ma e randësishmja, ndamja de fakto e veriut të Kosovës ga Serbia asht ende e pazgjidhun dhe Sebia ende nuk i ka shpërba strukturat e veta paralele atje.
Serbia ende kërkon të drejta që shkojnë përtej Planit të Ahtisaarit (zyrtarisht: Propozimi Gjithpërfshimës për Statusin e Kosovës”), në basë të t’cilit, Kuvendi i Kosovës shpalli pamvarsinë e Kosovës me 17 Fror 2008 dhe pranoi mbikqyrjen ndërkombëtare. Plani i Ahtisaarit, i cili fokusohet kryesisht në mbrojtjen e të drejtave të pakicave në Kosovë, paraqet koncecionin maksimal të shumicës shqiptare në Kosovë prej 92 përqind, për statusin final të Kosovës. Ndërkohë, shumica shqiptare në jug të Serbisë, në Presheve, Medvegjë e Bujanoc, nuk ka asnji nga të drejtat që gëzon minoriteti serb në Kosovë.
Për shkak të Planit të Ahtisaarit dhe për shkak të refuzimit të Serbisë për me njoftë sovranitetin e Kosovës, Kosova asht e pamvarun veç n’emëm. Kosova nuk ka ende nji ulëse në Kombet e Bashkueme, ose në organizmat e tjerë ndërkombëtarë, çka don me thanë se ka krejt pak investime të hueja. Ai asht gjithashtu, i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor pa liberalizim të vizave. Kjo ka çue në papunësi masive, sidomos n’mesin e të rive (dikund ma shumë se 60%), shumë prej t’cilëve janë me arsim të naltë, por pa punë e pa nji t’ardhme në Kosovë. Si rezultat, dia mija e kanë lanë Kosovën për me shkue n’Europën perëndimore qysh prej Dhetorit, në mënyrë të paligjshme. Shumë komentatorë kanë vërejtë lirimin e kufizimeve kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.
Por arsyeja e vërtetë e ikjes asht humbja e besimit te Perëndimi, i cili – sikurse theksoi Këshilltarja për Ballkanin e Ligës Qytetatare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi, në artikullin e saj të Dhetorit 2014 “Përballimi i Rranjëve të Spirales së Ranies së Kosovës” (për çka jam thirrë në këtë seancë dëgjimore të Kongresit) – lehtësoi kthimin në pushtet te elitës politike që “ka pengue lulëzimin dhe përparimin e Kosovës gjatë dekadës së fundit”. Mbas bllokadës 6-mujore që pasoi zgjedhjet e përgjithme të 8 Qershorit 2014 në Kosovë, e që u zgjidh me shpërbamjen e koalicionit që kundërshtonte kthimin e Partisë Demokratike në ushtet dhe të Hashim Thaçit si kryemninistër, humbja e shpresës në Kosovë asht tronditëse.
Elita politike shqiptare në Kosovë po bahet gjithnji e ma e pasun, derisa shumica e popullit shqiptar po varfnohen çdo ditë e ma shumë. Departamenti i Shtetit duhet me marrë përgjegjësinë për mbështetjen e fshehtë që i dha qeverisë Thaçi, e cila asht kthye në nji sipërmarrje shantazhi. Humbja e shpresës në mesin e shqiptarëve, historikisht populli ma properëndimor, ma proamerikan në Europë, asht e lidhun gjithashtu me përfshimjen e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkueme në disa nga rastet ma flagrante të korrupsionit që shqetësojnë Kosovën. (Nji puntore gjermane e BE’s u dënue për vjedhjen e 4.3 milion eurove nga Kosova). Asht gjithashtu koha që Administrata me pranue rolin që ish-ambasadori i saj në Kosovë, Christopher Dell (2009-2012), ka luejtë në shtymjen drejt nji marrëveshjeje të Korporatës Bechtel për me ndërtue autostradën nga Kosova në Shqipni, (kostoja e të cilës, nga 1 miliardë dollarë u rrit në 2 miliardë, e që mund të ishte ndërtue me ma pak parè nga kontraktorët vendorë), e mandej marrjen e nji pozicioni të naltë te Bechtel në Afrikë, menjiherë mbas largimit nga posti i tij në Kosovë. Ndërtimi i saj dhe kostoja e teprueme ndodhi kur Kosova ishte (edhe asht ende) nji vend i paaftë për me krijue vende pune dhe stabilitet politik. Kjo asht krejt e papranueshme dhe duhet me u hetue nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit.

Maqedonia
Në Maqedoni, përkeqësimi i gjendjes politike dhe marrëdhaniet mes grupeve etnike në nji vend të BallkanitPerëndimor ku asnji etni s’asht shumicë – asht akute dhe ende si Qeveria Amerikane edhe Bashkimi Europian janë tu’ dështue për me adresue krizën e pashoqe. Ashtu si ka shkrue Ervan Fuere, ish-Përfaqësuesi Special i BE’s në Maqedoni në artikullin 23 Marsit 2015 me titull “Gruevski duhet me dhanë dorëheqjen e me i hapë rrugën procesit të tranzicionit”, të botuem në Balkan Insight, të cilën ia kam paraqitë kësaj seance dëgjimore, “shkalla e korrupsionit të dyshuem dhe e frikësimit të kryem nga kryeministri Nikola Gruevski dhe partia e tij VMRO-DPMNE, ka dalë sheshit” prej zbulimeve tronditëse të publikueme nga lideri i opozitës etnike maqedonase, Zoran Zaev rreth operacionit masiv të përgjimeve të drejtueme nga Gruevski.
Nga ana tjetër, në artikullin e Prillit 2015, Fuere doli në përfundimin se Mqedonia e sotme “asht nji vend i qeverisun nga fika dhe intimidimi i partisë në pushtet, agjenda populiste dhe etno-nacionalsite e të cilit ka përvijue konture të rreme në mjedisin tashma të brishtë” ma alarmuesi prej të cilëve asht rihapja e tensioneve të thella mes komuniteteve të etnisë shqiptre dhe etnisë maqedonase.
Ndërkohë, Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), partia e re entike shqiptare në koalicionin qeverisës, ka luejtë kartën nacionaliste kur e gjen politikisht të përshtatshme dhe ka ndejtë i qetë në lidhje me skandalin e përgjimeve, i cili me çka shihet, asht rezultat i përfshimjes së partisë së tij në korrupsionin me partnerin e madh të koalicionit, VMRO-DPMNE, të udhëhequn nga kryeministri Gruevski, tash i akuzuem publikisht nga partia opozitare maqedonase, Bashkimi Social Demokratik i Maqedonisë, si nji agjendë masive kriminale politike dhe ekonomike, sidomos kundër popullsisë së madhe të shqiptarëve në Maqedoni.
Kur flasim për Maqedoninë, e vërteta themelore asht se Marrëveshja Kornisë e Ohrit e vitit 2001, që i dha fund konfliktit të armatosun të atij viti mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe vuni përpara përpilimin e nji numri ndryshimesh kushtetuese dhe ligjore për me i dhanë fund nji dekade të diskriminimit ndaj shqiptarëve, ende nuk asht zbatue plotësisht.
Frustrimi dhe dëshpërimi në rritje i popullsisë së madhe shqiptarë në Maqedoni me korrupsionin e qeverisë Gruevski, tu’ përfshi edhe bashkëpunimin e partive politike shqiptare të udhëhequna nga Ali Ahmeti e Menduh Thaçi, asht nji bombë simbolike që mundet me shpërthye kurdo, sidomos në nji ekonomi që prodhon vende pune veç n’administratë shumicëne t’cilave e marrin maqedonasit etnikë e mandej për ata që votojnë qeverinë e partneritetit të korruptuem Gruevski-Ahmeti, që po e skllavnon politikisht dhe ekonomikisht krejt vendin.
Strategjia Ballkanike status quo e Departamentit tonë të Shtetit, që tash mundet me “u përkthye” në Ballkan “paqësor dhe të qëndrueshëm me çdo kusht”, asht ba aspirina ditore apo koktejli për popullin shqiptar që me ia mshehë dhimbjen e sotme, derisa po mbjedh farën e shpërbamjes etnike të Ballkanit, e jo të integrimit Europian.

Përfundime
N’fund, kurrgja s’ka me u arritë në Ballkanin Perëndimor pa përfshimjen e fuqishme të Shteteve të Bashkueme. Historia e rajonit ka tregue se kjo sht e vërtetë. Sa i takon Kosovës, të gjithë anëtarët e Bashkimit Europian duhet me e njoftë pamvarsinë e Kosovës dhe me i dhanë fund izolimit të vendit përmes mundësive ekonomike. Sa i përket Maqedonisë, shqiptarët duhet me u trajtue si partnerë të barabartë në nji Kushtetutë të re të këtij shteti tashma të dështuem, ose ka me na u dashtë me u përballë me opsionin e federalizmit, që kishte me i lejue shqiptarëve kontroll adminsitrativ, social dhe financiar mbi fatin e tyne si pjesë e nji federate të Maqedonisë së shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve etnikë. Maqedonia asht tash nji shtet aparteidi, në t’cilin grupet e mëdha etnike jetojnë veç e veç, por jo në mënyrë të barabartë e kjo duhet me u korrigjue. Përndryshe, Maqedonia nuk ka me mbijetue si nji shtet sovran që mundet me u integrue në Bashkimin Europian, transmeton RROKUM TV.

Ma poshtë, linku i Deklaratës së DioGuardi’t në anglisht:

http://docs.house.gov/meetings/FA/FA14/20150429/103393/HHRG-114-FA14-wstate-DioGuardiJ-20150429.pdf

dokumenti

Meucci: Isha gati të largohesha nga EULEX-i

0

Shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, kishte pasur shumë dilema në ditët e para kur kishte ardhur në Kosovë për ta drejtuar misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, në vjeshtën e vitit të kaluar dhe e kishte menduar seriozisht kthimin prapa, prej nga kishte ardhur.
Misioni të cilin ai e mori përsipër, ato ditë po vlonte nga akuzat e shfaqura në publik të prokurores së suspenduar, Maria Bamieh, për përfshirje të gjykatësve e prokurorëve të këtij misioni në afera korruptive.

I gjendur në situatë të tillë, Meucci në emisionin “Jeta në Kosovë” e pranoi se i kishte shkuar në mend që të mos rehatohej fare në karrigen e tij të punës.

“T’u them të drejtën, për dy javë të tëra nuk i nxora të gjitha gjërat nga valixhet. Thashë me vete se ndoshta mund të largohem një ditë. E pranoj se gjithsesi ka qenë goditje shokuese, dhe kjo është hera e parë që po e them këtë, pas 2-3 javësh”, tha Meucci në intervistën me Jeta Xharrën.

Megjithatë, ai thotë se nuk i është dashur shumë kohë për ta kuptuar të kundërtën, dhe për t’i bërë rrobat palë në vitrinën e tij.

“U ngushëllova nga njerëzit dhe stafi që punon me mua dhe pashë se të gjithë janë të efektshëm, të ndershëm dhe punonjës të zellshëm dhe thashë se ndoshta edhe mund të rri e ta bëj këtë punë. Makina po funksionuaka. Dhe jam shumë i kënaqur që doli raporti sepse ky është lajm i mirë për ne. Më në fund nuk ka asgjë nën hije”, u shpreh ai.

Tetë muaj më pas, Meucci ndihet i lehtësuar që hetuesi i pavarur, Jean Paul Jacqué, në raportin e tij i ka hedhur poshtë pretendimet e Bamieh.

“Për momentin nuk ka pretendime të këtilla, shyqyr Zotit, por sikur sërish të kisha një rast të këtillë, do ta formalizoja menjëherë. Të gjithë mësuesit e mi më kanë mësuar që në çdo rast duhet bërë formalizimin, sepse me këtë fillohet procesi formal dhe rregullat dhe unë fjalën ‘rregulla’ e përdor tërë kohën në EULEX”, thotë ai.

Ymeri: Qeveria po i kërcënon mësimdhënësit

0

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes rrjetit social “Facebook”, ka reaguar në lidhje me grevën e mësimdhënësve.
Ymeri ka shkruar se Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i kërcënojë arsimtarët, pasi që sipas tij, është e obliguar që t’ua sigurojë hapësirën e domosdoshme politike për angazhim qytetar.

Lexojeni të plotë postimin e Ymerit:

“Qeveria e Republikës së Kosovës, e obliguar t’ua sigurojë hapësirën e domosdoshme politike për angazhim qytetar, po i kërcënon arsimtarët grevistë. Këta nuk po i durojnë dot qytetarët me të drejta. I rrahin me polici e i kërcënojnë me shkurtim pagash.

Këta nuk e duan Marrëveshjen Kolektive sepse e duan Kontratën me Bechtelin. Nuk e duan lirimin e çmimit të energjisë sepse duan ta mirëmbajnë profitin e KEDS-it. Nuk çajnë kokën për punëtorin e Ferronikelit sepse janë me pronarin e Ferronikelit.

Nuk e bëjnë Trepçën të minatorëve e të Kosovës sepse ia dëgjojnë dëshirat kreditorëve. I kanë shpallur luftë publikes sepse janë në funksion të zaptimit. Privatizimi qe ua trashi xhepat, tash po ua privatizon mendjen.

E këto mendje të privatizuara po e privatizojnë shtetin. Shteti privat që ka interesa kundërthënëse me ato të qytetarëve të vet, është ai që kërcënon, rrah, përjashton, dëbon po këta qytetarë” (sic), ka shkruar Ymeri.

Sabriu & Sinani: 'Shqipëri Etnike' (VIDEO)

0

Këngëtarët e mirënjohur të estradës sonë, Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu kanë lansuar videoprojektin e tyre më të ri të titulluar “Shqipëri Etnike”.

Dyshja kosovare, këtë këngë e patën paralajmëruar qysh më herët.

 

Pamela Anderson ia sheh hajrin divorcit

0

Pamela Anderson dhe Rick Salomon janë divorcuar nga njëri-tjetri, nga e cila si duket ka përfituar Pamela.

Ylli i “Baywatch” ka përfituar rreth 1 milion dollarë nga Rick për këtë divorc, ndërsa Rick ka gjetur lumturinë që ai dëshironte.

Në muajin shkurt, u raportua se Pamela dorëzoi kërkesën për divorc dhe më pas nxori nga shtëpia e saj në Malibu Rick-un dhe dy vajzat e tij.

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, si arsye e ndarjes së tyre thuhet të jetë jeta e keqe seksuale, raportojnë mediat e huaja.

100 universitetet më të mira në botë për 2015

0

stanfordQS World University ka përfunduar në fund të prillit rankimin e universiteteve më të mira në botë për vitin 2015.

Statistikat nxjerrin në listën e 100 më të mirëve universitetet amerikane, ato britanike dhe me disa prurje nga vende të tjera të Europës dhe të Azisë.

Më poshtë gjeni listën e 100 më të mirëve sipas QS; përzgjedhja e tyre është bërë në bazë të kërkimit shkencor dhe cilësisë së mësimdhënies, rankim i bërë nga specialistët e Arsimit të Lartë.

Stanford University SHBA

Harvard University SHBA

University of California, Berkeley (UCB) SHBA

Georgia Institute of Technology (Georgia Tech) SHBA

Imperial College London Mbretëria e Bashkuar

University of Cambridge Mbretëria e Bashkuar

Massachusetts Institute of Technology (MIT) SHBA

ETH Zurich (Swiss Federal Institute of Technology) Zvicër

University of Oxford United Kingdom

Carnegie Mellon University SHBA

National University of Singapore (NUS) Singapor

University of Michigan SHBA

Cornell University SHBA

The University of Tokyo Japoni

University of Washington SHBA

Princeton University SHBA

University of California, Los Angeles (UCLA) SHBA

Columbia University SHBA

University of Toronto Kanada

The Hong Kong University of Science and Technology (HKUST) Hong Kong

University of Chicago SHBA

University of Hong Kong (HKU) Hong Kong

The University of Melbourne Australia

University of Wisconsin-Madison SHBA

Duke University SHBA

Purdue University SHBA

Tsinghua University Kina

University of Pennsylvania SHBA

Université Catholique de Louvain (UCL) Belgjika

Texas A&M University SHBA

Nanyang Technological University (NTU) Singapor

University of Texas at Austin SHBA

Université de Montréal Kanada

Johns Hopkins University SHBA

Eindhoven University of Technology Holanda

McGill University Kanada

University of British Columbia Kanada

Katholieke Universiteit Leuven Belgjika

University of North Carolina, Chapel Hill SHBA

University of Minnesota SHBA

Tokyo Institute of Technology Japoni

Université Pierre et Marie Curie (UPMC) Franca

The University of Warwick Mbretëria e Bashkuar

UCL (University College London) Mbretëria e Bashkuar

The Hong Kong Polytechnic University Hong Kong

Seoul National University (SNU) Koreja e Jugut

Pennsylvania State University SHBA

Australian National University (ANU) Australia

Shanghai Jiao Tong University Kinë

University of California, Davis (UCD) SHBA

Arizona State University SHBA

Boston University SHBA

Brown University SHBA

City University of Hong Kong Hong Kong

Ecole Normale Supérieure, Paris (ENS Paris) Francë

Erasmus University Rotterdam Holandë

Indian Institute of Technology Bombay (IITB) Indi

Indian Institute of Technology Kanpur (IITK) Indi

Iowa State University SHBA

Korea University Koreja e Jugut

KTH, Royal Institute of Technology Suedi

Lancaster University Mbretëria e Bashkuar

Leiden University Hollanda

London School of Economics and Political Science (LSE) Mbretëria e Bashkuar

McMaster University Kanada

Monash University Australia

National Cheng Kung University Tajvan

National Tsing Hua University Tajvan

New York University (NYU) SHBA

North Carolina State University SHBA

Northwestern University SHBA

Ohio State University SHBA

Peking University Kina

Sapienza – Università di Roma Itali

Technische Universität Berlin Gjermani

The Chinese University of Hong Kong (CUHK) Hong Kong

The University of Auckland Zelanda e Re

The University of Manchester Mbretëria e Bashkuar

The University of New South Wales (UNSW) Australia

The University of Queensland (UQ) Australia

The University of Sydney Australia

Universidade de São Paulo (USP) Brazil

Università di Bologna (UNIBO) Itali

Universitat de Barcelona (UB) Spanjë

Universitat Politècnica de Catalunya Spanjë

Universität Wien Austria

Université Paris Dauphine Francë

University of Alberta Kanada

University of Amsterdam Holandë

University of Bristol Mbretëria e Bashkuar

University of California, San Diego (UCSD) SHBA

University of Copenhagen Danimarkë

University of Edinburgh Mbretëria e Bashkuar

University of Florida United States

University of Illinois at Urbana-Champaign SHBA

University of Maryland, College Park SHBA

University of Southampton Mbretëria e Bashkuar

University of Waterloo Kanada

Vrije Universiteit Amsterdam Holandë

Yale University SHBA