Përkujtohet luftëtari Ilaz Kodra

0

Me respekt dhe nderim është përkujtuar në 16 vjetorin e rënies së tij komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, ku vepra dhe ideali i tij për lirinë e Kosovës dhe popullit të saj, është vlerësuar lartë nga përfaqësuesit e institucioneve të vendit.

Me këtë rast, Posta e Kosovës lansoi pullën postare me figurën e komandantit Ilaz Kodra.

Të pranishmit i përshëndeti Krenare Kodra, e bija e komandantit Ilaz Kodra, tha se duhet nderuar dëshmorët e kombit, sepse vetëm kështu nderojnë edhe kombin.

“Përkujtimi për dëshmorët na bënë që të përpiqemi të punojmë e të kontribuojmë sa më shumë për shtetin tonë në mënyrë që të gjithë të rënët të pushojnë të qetë. Duke i nderuar dëshmorët dhe sakrificën e së kaluarës, nderojmë kombin tonë”, tha Kodra.

Ndërsa ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, në emër të kryeministrit Isa Mustafa, tha se asnjëherë nuk guxojnë të ndalen në nderimin e idealit të komandantit Ilaz Kodra dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë.

Ai shtoi se ata asnjëherë nuk u lejohet të harrojnë atë që Ilaz Kodra dhe lajmëtarët e lirisë bënë për popullin dhe lirinë e Kosovës.

E kryeshefi i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha, tha se pulla postare që po e promovojnë sot është e veçantë sepse bartë njërën prej figurave kyçe dhe njërit prej ideatorëve të UÇK-së.

Me këtë rast, Hoxha ia ka dorëzuar pullën postare të gdhendur në bronz, familjes së komandantit Ilaz Kodra.

Akademia përkujtimore për të nderuar figurën e komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, u organizua nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa: Greva në arsim mund të ketë motive politike

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se nuk ka asnjë arsye për grevë në arsim.

Madje sipas tij, nëse edhe më tutje do të vazhdoi greva atëherë ajo nuk do të mbahet më për paga, por mund të jetë një grevë që ka motive tjera politike. E sipas shefit të ekzekutivit, një gjë e tillë i bënë dëm arsimit dhe Kosovës në tërësi.

Kryeministri Mustafa tha se qeveria e ka përmbushë vendimin e saj duke i ngritë pagat nga muaji prill me 0.05 mbi bazën e përvojës së punës.

“Ata duhet t’i falënderohen edhe qeverisë së kaluar edhe kësaj qeverie që ka ndërmarrë çdo gjë që t’i plotësojmë kushtet e tyre. Dhe, nuk ka arsye kërkush që të bëjë grevë edhe më tutje. Në qoftë se edhe më tutje bëhet grevë, ajo grevë më nuk është për paga, nuk është për plotësimin e kritereve nga memorandum. Por, mund të jetë një grevë që ka motivacion tjetër politik dhe që I bënë dëme arsimit dhe Kosovës”, tha ai.

Mustafa insiston që nuk ka arsye për grevë. Ai tha se nuk mund të shlyejnë borxhet e 15 ose 20 viteve më parë.

“Unë nuk shoh asnjë arsye për grevë në arsim, nuk ka arsye, ata mund ta flasin çka të donë, mund të thonë që shteti na ka borgj. Në Kosovë gjithkush gjithkujt i ka borgj , mirëpo ne të gjithë I kemi borgj shtetit të Kosovës. Nuk mundemi tash me thënë hajde laj do borxhe para 15 vitesh, 20 vitesh, sepse atë nuk mund ta bëjmë, mirëpo ne po i lajm borxhet e tanishme sepse pagat në arsim janë konkurruese me pagat që I marrin arsimtarët e tjerë rajon që është një GDP shumë më e lartë për kokë banori sesa që është në Kosovë tek vendet e tjera.

Këto komente, kryeministri Isa Mustafa i bëri sot gjatë vizitës së tij, në Anamoravë.

'Kosova veç ajrin nuk po e importon'

0

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin mars 2015 prej 171,8 milion € krahasuar me deficitin prej 179,3 milion € me periudhën e njëjtët te vitit 2014.
Eksporti i mallrave në muajin mars 2015 kishte vlerën 26,3 milion €, ndërsa importi 198,1 milion €, është një rritje prej (13.9%) për eksport si dhe rënie prej (-2.1%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (60.0%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (7.7%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (6.3%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.1%) produktet minerale, (4.4%) lëkurë dhe artikuj prej tyre, (3.3%) tekstil dhe artikuj tekstili, (3.3%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (15.0%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (13.9%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (10.6%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (9.8%) produkte të industrisë kimike, (8.7%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (6.9%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (6.4%) mjetet e transportit, (5.8%) produktet bimore etj.

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me (29.1%) për eksport dhe (41.4%) për import, ndërsa vendet e CEFTA-së merë pjesë me (37.2%) për eksport dhe (31.3%) për import, në raport me Marsin e vitit 2015. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Indi (19.4%), Maqedoni (13.6%), Shqipëri (11.6%), Belgjikë (10.1%), Serbi (5.6%) etj.
Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (15.3%), Gjermania (11.7%), Turqia (9.7), Kina (8.8%), Shqipëria (7.1%), Italia (6.7%), Maqedonia (5.2%) etj.

Kur Britney e " then qafën " (VIDEO)

0

OPPS! Britney Spears derisa ishe duke vallëzuar Las Vegas bie turpshëm në skenë pasi Izuri kyçin e këmbë.
33 –vjeçarja ishte duke kënduar hitin e vitit 1999 “ (You Drive Me) Crazy “kur rrëshqiti.
Shikoni më poshtë videon /21 Media/

Papunësia e lartë problem që kërkon zgjidhje (Video)

0

LINE
Edhe një Maji i sivjetmë, po i gjen punëtorët e Republikës së Kosovës me suksese, me rezultate, me fitore të reja si në punësim, ashtu dhe në ngritje të mirëqenies, në përmirësimin e sigurisë dhe kushteve të punës. Por sigurisht se ende po ballafaqohemi me problemin e papunësisë së lartë dhe me problemin e sigurisë dhe mbrojtjes në punë, veçanërisht në sektorin privat. Kështu tha për RTV 21 ministri I Punës deh Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, me të cilin bisedoi kolegu Bahtir Cakolli./21 Media/

 

​Minxhozi: Folklorizmat t’ia lëmë çiftelisë

0

Kur traktori të lëvrojë në zonën kufitare Kosova – Shqipëri e të mos dihet se në cilin vend është, atëherë arrihet qëllimi për zhvillimin social – ekonomik i zonës pilot Gjakovë-Has-Tropojë.
Kështu u tha në një takim iniciues të mbajtur në Gjakovë për zhvillimin e përbashkët të komuniteteve vendore kufitarë Kosovë-Shqipëri.

Madje u bë e ditur se brenda dy javësh në Gjakovë do të vijnë një grup biznesmenësh për të parë konkretisht çka po ndodh.
E ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se që 10 vite kemi fol për folklorizëm, e sipas tij, ka ardhur koha që ato t’i lihen çiftelisë dhe të punohet konkretisht për zhvillim ekonomik.
Ndërsa biznesmen të kësaj pjese thanë se edhe thinjat u janë dal nga procedurat burokratike në Dogana.

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila ka folur për rëndësinë e krijimit të ideve për zhvillimin e këtyre zonave.
Sipas saj, është koha të korrigjohet padrejtësia historike lidhur me krijimin e mundësive për zhvillim të ndërsjellët në komunat këndej e andej kufirit.

“Neve na takon të fillojmë të krijojmë natyrshëm rrugë të bashkëpunimit, ti facilitojmë ato, mos ti lëmë të fjetura ose mos ti lëmë vetëm me një inercion të thjeshtë të asaj që do të vihet në Gjakovë për ditë të caktuara të pazarit, do të merren shërbime të caktuara në Gjakovë, si në sektorin e shëndetësisë apo në sektorin e arsimit, por ti inkurajojmë ne bizneset, ti inkurajojmë gjithashtu ata ndërmarrës të rinj që kanë ide për të zhvilluar një biznes që ende nuk e kanë nis, se ka treg e dhe në Gjakovë, edhe të Tropojë edhe në Bajram Curr. Ajo çfarë ka ndodhur në këto 16 vjet e fundit, pas luftës, ka qenë me një inercion, por tashmë ka ardhur momenti që t’i japim një shtytje apo një motor këtij inercioni dhe të kemi zhvillimin deri ën atë masë, që unë kam thënë, do të jetë e suksesshme kjo iniciativë, kur traktorit do të punojë në vijën kufitare, dhe të kemi shtëpitë ose organizata turistike duke ofruar shërbime e nuk do të dinë a janë në Kosovë apo në Shqipëri”, ka thënë ajo.

E Minxhozi njoftoi të pranishmit lidhur me marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkufitar, të nënshkruar mes dy Qeverive,Kosovë-Shqipëri, të zyrtarizuar me deklaratën e përbashkët në mars të këtij viti.
“Për dy javë në Gjakovë do të vijnë një grup biznesmenësh me në krye kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, për të parë konkretisht se çfarë po ndodh këtu. Kur them këtu jemi në Gjakovë, jemi në Kosovë jemi edhe në Shqipëri. Kemi folur për shumë vite me folklorizma prej 10 vjetësh, folklorin ja lëmë çiftelisë, neve na duhet ekonomia, na duhet një bashkëpunim i vetëm”, tha ai.

Në debat përfaqësuesit e bizneseve janë inkurajuar të shpalosin idetë e tyre për mundësitë e zhvillimit ekonomik në zonën Gjakovë – Has – Tropojë, por se vet ata thonë se duhet më shumë përpjekje nga qeveritë e dy vendeve.
“Do ta mirëpresim këtë që tha Ambasadori, por përsëri do të jetë konsekuente, ne mbajmë shpresë por do të jetë kur ta vërtetojmë. Nuk e kam moshën sa për të qenë kaq i thinjur por guxoj ta them se më kanë dal më shumë për shkak të të bërit biznes, nga burokracitë të ndryshme që kam hasur në qarkullimin e mallrave, mjeteve dhe punëve të ndryshme në Dogana”, tha Xhemë Nezaj, nga kompania “Mali” SHPK Tropojë.

Ndërkohë, për mundësitë dhe potencialet për zhvillimin socio-ekonomik të zonës ndërkufitare, Gjakovë – Tropojë – Has, ka folur Silvana Domi, drejtoreshë e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik si dhe Bekim Ermeni nga Drejtoria e Bujqësisë dhe të tjerë./T.GASHI

Lunaçek: MSA, lajm i mirë për Kosovën dhe BE-në

0

Raportuesja në Parlamentin Europian për Kosovën, Ulrike Lunaçek deklaroi se miratimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) për Kosovën në Komisionin Europian është lajm i mirë jo vetëm për Kosovën, por edhe për BE-në.
“Ky është një lajm shumë i mirë dhe një hap i rëndësishëm më tutje i Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane. E përshëndes vendimin e KE-së mbi pranimin e MSA-së dhe përcjelljen e tij për miratim në Këshillin e Bashkimit dhe në Parlamentin Europian”, ka theksuar ajo.
Siç është shprehur ajo, për herë të parë BE dhe Kosova do të kenë një marrëveshje dhe i ka bërë thirrje Këshillit të BE-së që të nënshkruaj dhe ta mbyllë këtë dokument sa më parë të jetë e mundur, transmeton koha.net.

Politikania austriake ka treguar se pas kësaj Parlamenti Europian do të duhej qysh në shtator ta miratojë MSA-në, në mënyrë që të hyjë në fuqi më 2016.

“Bëj thirrje për një proces të përshpejtuar meqë MSA-ja do të jetë nxitje e fuqishme për implementim dhe institucionalizimin e reformave dhe mundësi e re për Kosovën për t’i forcuar marrëdhëniet me fqinjët , dhe kështu t’i kontribuojë stabilizimit të rajonit. Duhet ta shfrytëzojmë këtë shans që të konfirmojmë dëshirën tonë që t’i japim një nxitje procesit të zgjerimit”, ka thënë nënkryetarja e Parlamentit Europian.

​Han: Për shkak të Armenëve, Turqia e ka vështirë në BE

0

Qëndrimi agresiv dhe i pakompromis i Turqisë ndaj të gjitha shteteve që e kanë vlerësuar vrasjet masive të armenëve si gjenocid e vështirëson ofrimin e Ankarasë me Bashkimin Evropian.
Këtë e ka thënë në një intervistë për të përditshmen vjeneze “Standard” komisari Evropian për Zgjerim Johanes Han.

Megjithatë duhet pasur parasysh për këto reagime të ashpra të Ankarasë se në qershor do të mbahen zgjedhjet ka thënë Han.
Jo moti edhe parlamenti i Austrisë ka dalë me një deklaratë të deputetëve dyuke e quajtur vrasjet ndaj armenëve në vitin 1915 si gjenocid pas së cilës Turqia ka tërhequr ambasadorin turk në Vjenë duke “kërcënuar” me ftohje të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Mësimdhënësit në ditën e dytë të grevës(Video)

0

Edhe sot ka vazhduar greva e mësmidhënësve. Edhe përkundër deklarimeve të Qeverisë se pagat e mësimdhënësve në këtë muaj janë dalë me rritje, grevistët thonë se do avzhdojnë grevës derisa të përmirësohen gabimet teknike nga ana e Qeverisë./21 Media/

 

Januzaj nuk largohet, ai do bëhet qendër sulmues

0

Manchester United dëshiron ta mbaj edhe më tutje talentin nga Istogu, Adnan Januzaj. Lojtari me pasaportë belge nuk ka luajtur numër të madh të ndeshjeve me ardhjen e Louis Van Gaal, por trajneri holandez beson se Januzaj do të ketë të ardhme të ndritur në Old Trafford. 21 vjeçari pritet që nga edicioni i ardhshëm të shëndrrohet në qendër-sulmues, pasi Radamel Falcao e Robin Van Persie pritet të largohen nga Djajt e Kuq.