Pa Amerikën s'ka Ballkan Perëndimor – Dokumenti i plotë në Kongresin Amerikan

TË FUNDIT

Qeveria Thaçi asht kthye në nji sipërmarrje shantazhi. Mbas kthimit të Hashim Thaçit në qeveri, humbja e shpresës në Kosovë asht tronditëse. Departamenti i Shtetit duhet me marrë përgjegjësinë për mbështetjen e fshehtë që i dha qeverisë së Hashim Thaçit, ndërsa Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit duhet me hetue ish-ambasadorin amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, për rolin që ka luejtë në nënshkrimin e kontratës së Bechtel për autostradën Shqipni-Kosovë.
Dëshpërimi i shqiptarëve të Maqedonisë me korrupsionin e qeverisë Gruevski, tu’ përfshi edhe bashkëpunimin e partive të Ali Ahmetit e Menduh Thaçit, asht nji bombë që mundet me shpërthye kurdo. Partneriteti i korruptuem Gruevski-Ahmeti po e skllavnon politikisht dhe ekonomikisht vendin që qeveriset nga frika dhe intimidimi i partisë së Gruevskit. Shqiptarët në Maqedoni duhen trajtue si partnerë të barabartë në nji Kushtetutë të re të këtij shteti tashma të dështuem, ose duhet me u përballë me opsionin e federalizmit të Maqedonisë së shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve etnikë. Maqedonia asht tash nji shtet aparteidi e kjo duhet me u korrigjue. Përndryshe, Maqedonia nuk ka me mbijetue si nji shtet sovran.

Këto janë disa prej qëndrimeve që u thanë dje në Kongresin Amerikan nga ish-kongresmeni Joseph. J. Dioguardi, në cilësinë e Presidentit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i thirrun për me folë për Kosovën dhe Maqedoninë, në seancën dëgjimore me temë “Progrësi dhe sfidat në Ballkanin Perëndimor”.
Dje mbasdreke, për tre orë rresht, nga ora 14:00 deri në 17:00, në Kongresin Amerikan asht folë për Kosovën dhe Maqedoninë. Seanca dëgjimore ndahej në dy panele, ku merrnin pjesë zavendësndihmësi amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ndihmësadminsitratorja Susan Fritz nga Zyra e Europës dhe Euroazisë në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Ivan Vejvoda – zavendëspresident i Fondit Amerikan të Planit Marshall, si dhe ish-kongresisti Joseph J. Dioguardi, President i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Seanca drejtohej nga kongresmeni Dana Rohrabacher, ndërsa nënkomisioni përbahet nga 13 anëtarë të Kongresit. Në seancë ishin edhe Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, si dhe nji grup veprimtarësh shqiptaro-amerrikanë.

Ma poshtë, lexoni të plotë fjalën e Dioguardi’t:

Deklarata e t’Nderuemit Joseph H. DioGuardi
President, Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane
Komiteti për Punë të Jashtme
Nënkomiteti për Europë, Euroazi dhe Kërcënimet e reja
“Progresi dhe sfidat në Ballkanin Perëndimor”
29 prill 2015

Politika e jashtme amerikane në Ballkan po dështon edhe nji herë. Pa zgjidhjen e drejtë të marrëdhanieve kundërshtuese që janë ende të dukshme mes Serbisë dhe Kosovës 16 vjet mbas sulmeve ajrore të NATO’s kundër Serbisë që i dhanë fund luftës, nuk ka me pasë paqe dhe stabilitet në Ballkan. E ardhmja e integrimit të Europës Juglindore në Bashkimin Europian asht në rrezik.

Kosova
U banë dy vjet qysh se Marrësveshja Prishtinë-Beograd u nënshkrue nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri serb Ivica Dacic, dhe ky komision ka mbajtë nji seancë dëgjimore për këtë. Mandej, Përfaqësuesja e Naltë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, e cila ndërmjetësoi marrëveshjen dhe e quejti atë historike, priste që implementimi me nisë mbrenda disa javësh nga firmosja e 19 Prillit 2013. Në fakt, veç pak prej marrëveshjes 15-pikëshe asht zbatue. E ma e randësishmja, ndamja de fakto e veriut të Kosovës ga Serbia asht ende e pazgjidhun dhe Sebia ende nuk i ka shpërba strukturat e veta paralele atje.
Serbia ende kërkon të drejta që shkojnë përtej Planit të Ahtisaarit (zyrtarisht: Propozimi Gjithpërfshimës për Statusin e Kosovës”), në basë të t’cilit, Kuvendi i Kosovës shpalli pamvarsinë e Kosovës me 17 Fror 2008 dhe pranoi mbikqyrjen ndërkombëtare. Plani i Ahtisaarit, i cili fokusohet kryesisht në mbrojtjen e të drejtave të pakicave në Kosovë, paraqet koncecionin maksimal të shumicës shqiptare në Kosovë prej 92 përqind, për statusin final të Kosovës. Ndërkohë, shumica shqiptare në jug të Serbisë, në Presheve, Medvegjë e Bujanoc, nuk ka asnji nga të drejtat që gëzon minoriteti serb në Kosovë.
Për shkak të Planit të Ahtisaarit dhe për shkak të refuzimit të Serbisë për me njoftë sovranitetin e Kosovës, Kosova asht e pamvarun veç n’emëm. Kosova nuk ka ende nji ulëse në Kombet e Bashkueme, ose në organizmat e tjerë ndërkombëtarë, çka don me thanë se ka krejt pak investime të hueja. Ai asht gjithashtu, i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor pa liberalizim të vizave. Kjo ka çue në papunësi masive, sidomos n’mesin e të rive (dikund ma shumë se 60%), shumë prej t’cilëve janë me arsim të naltë, por pa punë e pa nji t’ardhme në Kosovë. Si rezultat, dia mija e kanë lanë Kosovën për me shkue n’Europën perëndimore qysh prej Dhetorit, në mënyrë të paligjshme. Shumë komentatorë kanë vërejtë lirimin e kufizimeve kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.
Por arsyeja e vërtetë e ikjes asht humbja e besimit te Perëndimi, i cili – sikurse theksoi Këshilltarja për Ballkanin e Ligës Qytetatare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi, në artikullin e saj të Dhetorit 2014 “Përballimi i Rranjëve të Spirales së Ranies së Kosovës” (për çka jam thirrë në këtë seancë dëgjimore të Kongresit) – lehtësoi kthimin në pushtet te elitës politike që “ka pengue lulëzimin dhe përparimin e Kosovës gjatë dekadës së fundit”. Mbas bllokadës 6-mujore që pasoi zgjedhjet e përgjithme të 8 Qershorit 2014 në Kosovë, e që u zgjidh me shpërbamjen e koalicionit që kundërshtonte kthimin e Partisë Demokratike në ushtet dhe të Hashim Thaçit si kryemninistër, humbja e shpresës në Kosovë asht tronditëse.
Elita politike shqiptare në Kosovë po bahet gjithnji e ma e pasun, derisa shumica e popullit shqiptar po varfnohen çdo ditë e ma shumë. Departamenti i Shtetit duhet me marrë përgjegjësinë për mbështetjen e fshehtë që i dha qeverisë Thaçi, e cila asht kthye në nji sipërmarrje shantazhi. Humbja e shpresës në mesin e shqiptarëve, historikisht populli ma properëndimor, ma proamerikan në Europë, asht e lidhun gjithashtu me përfshimjen e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkueme në disa nga rastet ma flagrante të korrupsionit që shqetësojnë Kosovën. (Nji puntore gjermane e BE’s u dënue për vjedhjen e 4.3 milion eurove nga Kosova). Asht gjithashtu koha që Administrata me pranue rolin që ish-ambasadori i saj në Kosovë, Christopher Dell (2009-2012), ka luejtë në shtymjen drejt nji marrëveshjeje të Korporatës Bechtel për me ndërtue autostradën nga Kosova në Shqipni, (kostoja e të cilës, nga 1 miliardë dollarë u rrit në 2 miliardë, e që mund të ishte ndërtue me ma pak parè nga kontraktorët vendorë), e mandej marrjen e nji pozicioni të naltë te Bechtel në Afrikë, menjiherë mbas largimit nga posti i tij në Kosovë. Ndërtimi i saj dhe kostoja e teprueme ndodhi kur Kosova ishte (edhe asht ende) nji vend i paaftë për me krijue vende pune dhe stabilitet politik. Kjo asht krejt e papranueshme dhe duhet me u hetue nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit.

Maqedonia
Në Maqedoni, përkeqësimi i gjendjes politike dhe marrëdhaniet mes grupeve etnike në nji vend të BallkanitPerëndimor ku asnji etni s’asht shumicë – asht akute dhe ende si Qeveria Amerikane edhe Bashkimi Europian janë tu’ dështue për me adresue krizën e pashoqe. Ashtu si ka shkrue Ervan Fuere, ish-Përfaqësuesi Special i BE’s në Maqedoni në artikullin 23 Marsit 2015 me titull “Gruevski duhet me dhanë dorëheqjen e me i hapë rrugën procesit të tranzicionit”, të botuem në Balkan Insight, të cilën ia kam paraqitë kësaj seance dëgjimore, “shkalla e korrupsionit të dyshuem dhe e frikësimit të kryem nga kryeministri Nikola Gruevski dhe partia e tij VMRO-DPMNE, ka dalë sheshit” prej zbulimeve tronditëse të publikueme nga lideri i opozitës etnike maqedonase, Zoran Zaev rreth operacionit masiv të përgjimeve të drejtueme nga Gruevski.
Nga ana tjetër, në artikullin e Prillit 2015, Fuere doli në përfundimin se Mqedonia e sotme “asht nji vend i qeverisun nga fika dhe intimidimi i partisë në pushtet, agjenda populiste dhe etno-nacionalsite e të cilit ka përvijue konture të rreme në mjedisin tashma të brishtë” ma alarmuesi prej të cilëve asht rihapja e tensioneve të thella mes komuniteteve të etnisë shqiptre dhe etnisë maqedonase.
Ndërkohë, Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), partia e re entike shqiptare në koalicionin qeverisës, ka luejtë kartën nacionaliste kur e gjen politikisht të përshtatshme dhe ka ndejtë i qetë në lidhje me skandalin e përgjimeve, i cili me çka shihet, asht rezultat i përfshimjes së partisë së tij në korrupsionin me partnerin e madh të koalicionit, VMRO-DPMNE, të udhëhequn nga kryeministri Gruevski, tash i akuzuem publikisht nga partia opozitare maqedonase, Bashkimi Social Demokratik i Maqedonisë, si nji agjendë masive kriminale politike dhe ekonomike, sidomos kundër popullsisë së madhe të shqiptarëve në Maqedoni.
Kur flasim për Maqedoninë, e vërteta themelore asht se Marrëveshja Kornisë e Ohrit e vitit 2001, që i dha fund konfliktit të armatosun të atij viti mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe vuni përpara përpilimin e nji numri ndryshimesh kushtetuese dhe ligjore për me i dhanë fund nji dekade të diskriminimit ndaj shqiptarëve, ende nuk asht zbatue plotësisht.
Frustrimi dhe dëshpërimi në rritje i popullsisë së madhe shqiptarë në Maqedoni me korrupsionin e qeverisë Gruevski, tu’ përfshi edhe bashkëpunimin e partive politike shqiptare të udhëhequna nga Ali Ahmeti e Menduh Thaçi, asht nji bombë simbolike që mundet me shpërthye kurdo, sidomos në nji ekonomi që prodhon vende pune veç n’administratë shumicëne t’cilave e marrin maqedonasit etnikë e mandej për ata që votojnë qeverinë e partneritetit të korruptuem Gruevski-Ahmeti, që po e skllavnon politikisht dhe ekonomikisht krejt vendin.
Strategjia Ballkanike status quo e Departamentit tonë të Shtetit, që tash mundet me “u përkthye” në Ballkan “paqësor dhe të qëndrueshëm me çdo kusht”, asht ba aspirina ditore apo koktejli për popullin shqiptar që me ia mshehë dhimbjen e sotme, derisa po mbjedh farën e shpërbamjes etnike të Ballkanit, e jo të integrimit Europian.

Përfundime
N’fund, kurrgja s’ka me u arritë në Ballkanin Perëndimor pa përfshimjen e fuqishme të Shteteve të Bashkueme. Historia e rajonit ka tregue se kjo sht e vërtetë. Sa i takon Kosovës, të gjithë anëtarët e Bashkimit Europian duhet me e njoftë pamvarsinë e Kosovës dhe me i dhanë fund izolimit të vendit përmes mundësive ekonomike. Sa i përket Maqedonisë, shqiptarët duhet me u trajtue si partnerë të barabartë në nji Kushtetutë të re të këtij shteti tashma të dështuem, ose ka me na u dashtë me u përballë me opsionin e federalizmit, që kishte me i lejue shqiptarëve kontroll adminsitrativ, social dhe financiar mbi fatin e tyne si pjesë e nji federate të Maqedonisë së shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve etnikë. Maqedonia asht tash nji shtet aparteidi, në t’cilin grupet e mëdha etnike jetojnë veç e veç, por jo në mënyrë të barabartë e kjo duhet me u korrigjue. Përndryshe, Maqedonia nuk ka me mbijetue si nji shtet sovran që mundet me u integrue në Bashkimin Europian, transmeton RROKUM TV.

Ma poshtë, linku i Deklaratës së DioGuardi’t në anglisht:

http://docs.house.gov/meetings/FA/FA14/20150429/103393/HHRG-114-FA14-wstate-DioGuardiJ-20150429.pdf

dokumenti