Transferimi i Lorik Canës në Katar, përkatësisht te skuadra Al Jaish ka dështuar. Tani kapiteni i Shqipërisë.
Transferimi i Lorik Canës në Katar është komplikuar. Sipas mediave italiane, gjatë orëve të fundit palët janë larguar në qëndrime, duke bërë që kapiteni i Kombëtares Shqiptare të mendojë për një tjetër destinacion.
Gjatë ditëve të shkuara, ekipi Al Jaish kishte shfaqur interes konkret duke nisur bisedimet me lojtarin, por palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke e shtyrë mbrojtësin të mendojë për një tjetër destinacion,raporton SuperSport.
Aktualisht Lorik Cana nuk është bashkuar me Lazion, e cila po zhvillon fazën përgatitore në Kinë ku do të luhet Superkupa e Italisë, pasi ekipi romak e ka lejuar të lirohet nga detyrimet sportive për të vendosur të ardhmen.
Në horizont mbeten ende disa alternativa mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kapiteni kuqezi nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të nënshkruar me skuadrën e re.
