​Mogherini: Miratimi i Speciales, hap jetik

TË FUNDIT

Shefja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila është edhe ndërmjetësuese e dialogut Kosovë – Serbi, ka mirëpritur aprovimin nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special.

Në deklaratën e saj, Mogherini e ka quajtur jetik këtë aprovim të djeshëm në Kuvendin e Kosovës.

“Aprovimi i sotëm i amendamenteve kushtetuese dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special në Kuvendin e Kosovës është hap jetik në ofrimin e kornizës së domosdoshme ligjore për adresimin e pretendimeve të rënda që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës, si dhe zotimet e theksuara në Letërkëmbimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2014. Duke kuptuar që ky hap i deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk ishte i lehtë, ai është shenjë e përgjegjësisë dhe vendosmërisë për të nxjerrë të vërtetën dhe për të marrë vendime që janë në harmoni me rrugën evropiane të Kosovës”, ka thënë Mogherini.
Ajo, thotë tutje se “BE-ja është e përkushtuar në ofrimin e asistencës në këtë proces dhe për të vazhduar punën me palët e përfshira për të përfunduar procesin e krijimit të mekanizmave të nevojshëm ligjor në mënyrë që të mund të mbahen procese gjyqësore të pavarura dhe të drejta në një të afërme të parashikueshme.