16 aksidente trafiku për 24 orë në Prizren

TË FUNDIT

Gjatë njëzetekatër orëve të kaluara në Rajonin e Prizrenit kanë ndodhur 16 aksidente të trafikut, në të cilat janë lënduar 18 persona dhe është shkaktuar dëm i madh material.

Sipas hetuesve të aksidenteve të trafikut, thuhet se numri më i madh i pjesëmarrësve në aksidente janë nga radhët e kurbetçinjve. Sa për ilustrim, në këtë raport thuhet të jenë të përfshira 14 automjete me targa të huaja, dominojnë ato nga Zvicra.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e mirëpret ardhjen e bashkatdhetarëve tanë në pushime, por dëshiron që ata të sjellin kulturën në respektimin e rregullave të trafikut nga shtetet prej nga vijnë.