Xavi rrëfen dashurinë për bashkëshorten: “Të dua marrëzisht!”

TË FUNDIT

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernández, ka ndarë një mesazh të veçantë dashurie për bashkëshorten e tij, Núria Cunillera, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë mes tyre.

“Shumë urime, zemra ime! Je më e mira! Jam shumë i lumtur pranë teje. Të dua marrëzisht!” – shkruan Xavi në mesazhin e tij.

Fjalët e ish-mesfushorit të Barcelonës përcjellin dashuri dhe mirënjohje për partneren e tij të jetës, me të cilën ndan prej vitesh një histori të bukur familjare.

Xavi dhe Núria Cunillera u martuan në vitin 2013 dhe kanë së bashku dy fëmijë, Asia dhe Dan. Ish-kapiteni i Barcelonës është shprehur edhe në raste të tjera publikisht për dashurinë dhe lumturinë që i fal bashkëshortja e tij.

Një dedikim i shkurtër, por plot ndjenjë, që tregon se përtej suksesit dhe famës në futboll, familja mbetet një nga pjesët më të rëndësishme të jetës së Xavit.