3.000 bursa për studentët në vitin akademik 2026/2027! Ministria ndryshon modelin, aplikimi deri më 20 nëntor

TË FUNDIT

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkursin për ndarjen e 3.000 bursave studentore për vitin akademik 2026/2027, me një model të ri që parasheh mbështetje sociale, sukses akademik dhe studime në fusha me interes strategjik për shtetin.

Nga gjithsej bursat, 1.200 janë për mbështetje sociale, ku për herë të parë parashihen nga 50 bursa për studentët me aftësi të kufizuara dhe ata me sëmundje të rralla, 1.050 për drejtimet strategjike si matematika, fizika, kimia, bujqësia dhe pylltaria, si dhe 750 për studentët me sukses mesatar së paku 8.5. Bursa për drejtimet strategjike arrin në 18.000 denarë në muaj, ndërsa kategoritë e tjera përfitojnë nga 6.050 denarë, për nëntë muaj. Aplikimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike, përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, nga 6 deri më 20 nëntor.