Kultura tradicionale gjithmonë ka qenë pjesë e kulturës së popullit shqiptar, edhe pse me kohë ato kanë filluar të tretën, një pjesë e tyre ende qëndron në shpirtin e shoqërisë kosovare. Të paktën kështu reflektonte Rugova këto ditë , afër fshatit Drelaj aty ku u mbajtën Lojërat tradicionale Rugova 2015.
Të pranishëm në këto lojëra ishin krerë të institucioneve të komunës së Pejës. Kryetari i Pejës e hapi këtë manifestim me një fjalë rasti drejtuar të pranishëmeve ,pastaj artisti Çun Lajçi u paraqit para të mranishmëve me një monolog artistik.
Po ashtu nuk munguan as këngëtarë nga Shqipëria,artisti i madh Gjon Frroku ishte njëri ndërë ta i cili këndoj ca këngë popullore.
Nuk munguan as grupet e valltarëve tradicional të Pejës të cilëve me vonë iu bashkua edhe grupi i valleve tradicionale nga Mitrovica.
Si çdo vit edhe sivjet kishin ardhë nga të gjitha anët e Kosovës e më së shumti bashkëatdhetarë që kanë ardhë për pushime në vendlindjet e veta.
Lojërat ishin atraktive dhe autoktone që kultivohen me shekuj në këtë anë të Kosovës./21Media










