Interesante, ja cilin klub e mbështet Obama

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i cili feston sot 54-vjetorin, ka klubin e tij të preferuar të futbollit.

Mediat ka kohë që e kanë kuptuar se, lideri i botës mbështet skuadrën nga Londra, West Ham United.

Historia është e thjeshtë, motra e tij jeton në lindje të kryeqytetit anglez dhe familja e saj mbështesin skuadrën e West Ham. Kur Obama ishte për një vizitë ai shikoi klubin në TV dhe ishte i impresionuar.

Sipas mediave, Obama ka disa vite që është tifoz i Hammer-s dhe kur ka kohë shikon ndeshjet e kësaj skuadre.

Gjuhë urrejtjeje në Suedi?

0

Partia Demokratike e Suedisë, e cila njihet për politikat e saj kundër emigrantëve, bëri një reklamë ku ekspozonte atë që e cilësonte si problemin më të madh në vend: lypësit!

“Problemi ynë më i madh është ai i lypësve, të cilët sillen nga çeta të organizuara. Çetat ndërkombëtare përdorin qëllimin tonë të mirë. Qeveria nuk bën gjë tjetër vetëm se bën sehir. Ju kërkojmë ndjesë! Pasi të fitojmë zgjedhjet, në 2018-n do të gjeni një Suedi më të mirë”. Ky ishte mesazhi në reklamat e varura në muret e metrosë së Stokholmit, prej ditës së hënë. Reklama, e cila u drejtohet turistëve, pëfshin imazhe njerëzish që flenë në rrugë dhe shenja të mëdha në gjuhën angleze, me anë të të cilave kërkohet falje për fenomenin e lypjes.

Mirëpo, mesazhi sensibilizues ka marrë shumë kritika nga media vendase dhe të huaja, ndërsa rrjetet sociale kanë nisur një iniciativë për heqjen e tyre. Këtë të martë, rreth 11 mijë njerëz u bënë bashkë në “Facebook” për të marrë pjesë në një protestë kundër fushatës së reklamave, e cila do të mbahet në sheshin “Norrmalmstorg” këtë mbrëmje. Organizatorët e protestës, aktivistë të anti-racizmit, u shprehën se reklama është raciste dhe ajo duhet hequr nga kompania e transportit.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse fushata antilypje në Stokholm përmban gjuhë urrejtjeje. “Dhunimi i lirisë së shtypit quhet gjuhë urrejtjeje. Ne i shohim me prioritet këto çështje dhe duhet të marrim një vendim brenda dy javësh, ndoshta edhe këtë javë”, tha një zyrtar i Drejtësisë.

Televizioni Kombëtar Shtetëror i Suedisë informoi se rreth 4 200 persona, kryesisht nga Bullgaria dhe Rumania, lypin përditë në rrugët e Suedisë. Kohët e fundit, është parë një rritje popullariteti për partitë që ndjekin një politikë kundër emigrantëve, të cilat po fitojnë terren ndaj atyre me një qasje më të butë.

​Varrosen viktimat e përmbytjeve në Tetovë

0

Sot pas namazit të Iqindisë është bërë varrimi i tre viktimave – Ritan Ahmeti 1 vjet e gjysmë, Anisa Muaremi 14 vjeçe dhe Ashim Fazlia 80 vjeçar, të cilët humbën jetën në stuhinë e djeshme në Shipkovicë.

Ekipet e pastrimit bashkë me banorët, menjëherë pas pastrimit të rrugës kryesore kanë pastruar edhe rrugën e varrezave të fshatit e cila po ashtu ka qenë e bllokuar, me ç’rast pasdite kanë arritur ta lirojnë edhe atë rrugë dhe kanë varrosur viktimat.

E zhdukur ende rezulton motra e Ritonit të vogël, e cila supozohet ende të jetë nën gërmadha.

Ndërkaq, Këshilli komunal i Tetovës shpalli sot gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e saj, ndërsa shpalli ditë zie, 5 dhe 6 gushtin. Nga 1000 euro është ndihma e parë që do t’u jepet familjarëve të viktimave, ndërsa më pas, këshilli i emergjencës në bashkëveprim me Qeverinë dhe institucionet e tjera do të bëjnë edhe vlerësimin dhe dëmshpërblimin për dëmet materiale.

Qytetit të Tetovës i ka dalë në ndihmë edhe Komuna e Gostivarit dhe qyteti i Shkupit. Kreu i kryeqytetit Koce Trajanovski vizitoi Tetovën dhe n doqi aksionin e pastrimit që kanë ndërmarrë ekipi i Qytetit të Shkupit, punonjësit dhe makineritë e të cilëve janë vënë në dispozicion dhe në ndihmë të kolegëve të Tetovës.

Autoritetet komunale të Tetovës kanë vlerësuar se në fshatrat Reçicë e Vogël, Poroj, Gjermë dhe afër banjës së Tetovës uji aktualisht nuk është i pijshëm. Është bërë apel që të përdoret vetëm uji i ambalazhuar.

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Fatos Reka ka vizituar gjatë ditës rajonin e Tetovës, për t’u njohur nga afër me dëmet e shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut një ditë më parë. Reka pas takimit me kryetaren komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se vizita e tij në rajonin e prekur nga përmbytjet është bërë me kërkesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili ka dashur që ta njoftojë detajisht për situatën e krijuar. Ambasadori shqiptar përcolli gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të ndihmuar b anorët e prekur nga përmbytjet katastrofike.

Pas përmbysjes në Tetovë 4 janë viktimat e konfirmuara ndërsa vajza 6 vjeçare, e dyshuar gjithashtu e vdekur, po kërkohet në rrënojat dhe baltën që lanë pas përmbytjet e një dite më parë.

Fshatrat e Shipkovicës, Reçicës dhe rajone të tjera, përjetuar më së shumti viktima dhe dëme nga shirat e rrëmbyeshëm të një dite më parë, dhe vala e ujit që mori përpara gjithçka që gjeti. Katet e para të shtëpive u përmbytën, mbi 20 shtëpi janë shpërlarë nga uji, ndërsa tani, rajonet e prekura, janë ende në baltë. Ndërkohë që qytetarët po bëhen bashkë për të dhënë ndihma dhe kontributin e tyre civil.

'EC Ma Ndryshe' reagon për rrënimin e Hanit në Prizren

0

Organizata jo qeveritare ‘EC Ma Ndryshe’ ka reaguar ndaj rrënimit të Hanit të familjes Mullafazliu, veprim ky që ka ndodhur me lejen dhe pëlqimin e autoriteteve të nivelit lokal dhe qendror. Kjo ndërtesë, ndoshta e vetme e kësaj tipologjie që ndodhej në Qendrën Historike të Prizrenit, është rrënuar të martën në orët e pasdites.
Në bazë të qëndrimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që është njëri prej autoriteteve kryesore për ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në nivel vendi, Hani i familjes Mullafazliu nuk ka pas status të mbrojtjes së përkohshme, pra nuk është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme dhe paraprakisht asnjëherë nuk ka qenë i propozuar për të qenë pjesë e kësaj liste

MKRS ka konsideruar se ndërtesa është jashtëzakonisht e dëmtuar dhe pothuajse i ka humbur të gjitha vlerat në mungesë të mirëmbajtjes sistematike. Njëherësh ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesë nga Komuna e Prizrenit dhe si dhe aktvendimin me të cilin kërkohet nga familja Mullafazliu që ta rrënojnë ndërtesën për shkak se paraqet rrezik për kalimtarët
E njëjta lëndë, sipas zyrtarëve përgjegjës për trashëgiminë kulturore në këtë ministri, është shqyrtuar edhe në Komisionin përkatës të MKRS-së dhe në përputhje me raportet dhe rekomandimet dhe gjendjen në terren është konstatuar se ndërtesa ka humbur të gjitha vlerat dhe si e tillë nuk ka pasur status të mbrojtjes së përkohshme.
Mirëpo në shkresën e saj MKRS ndër të tjera ka pranuar se bëhet fjalë për një nga ndërtesat e vetme të kësaj tipologjie.

EC Ma Ndryshe përkujton se në Ligjin për Qendrës Historike të Prizrenit përkatësisht Shtojcën II të Ligjit, që flet për monumentet Kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit, në paragrafin 12 që përkufizon “statusin e objektit nën mbrojtje” thuhet se: “Edhe objektet e rralla ose objekte me vlerë të veçantë marrin statusin e objektit nën mbrojtje si p.sh. trupat ndriçuese nga shekulli XX, punëtori të vjetra, kinema, etj. Andaj nuk mund të rrumbullakohen me numra objekte me vlerë dhe se ato që nuk janë në listë nuk kanë vlerë”.
Duke u bazuar në këtë parim EC Ma Ndryshe konsideron se trashëgimia kulturore e arkitektonike si dhe kujtesa kolektive e qytetit të Prizrenit kanë pësuar dëm të konsiderueshëm me rrënimin e këtij objekti

Prandaj edhe njëherë bën thirrje që institucionet e të gjitha niveleve të shtojnë nivelin e përgjegjësisë së tyre dhe angazhimet në drejtim të ruajtjes, konservimit dhe promovimit të vlerave të rralla të trashëgimisë së qytetit të Prizrenit.

1 2 3 4

​Arrestohet një i dyshuar për kultivim të narkotikëve

0

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar sot rreth orës 10:00 një operacion policor në rajonin e Graçanicës, bazuar në informatën se në një pronë private ishin kultivuar bimë narkotike, njoftoi Policia e Kosovës.
Gjatë operacionit policor është kontrolluar një shtëpi dhe lokale përcjellëse të saj, me ç’rast janë gjetur të kultivuara 35 bimë të dyshuara të llojit kanabis.

Me këtë rast është bërë arrestimi i të dyshuarit M. A. lindur me 1991 me kombësi serbe.

Gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale: 1 armë revole VIZOR 50 kal.7.65, 1 karikator i revoles me 5 fishekë 7.65 mm, 7 fishekë 7.65 mm, 2 fishekë 7.62, sasi me substancë të dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë 5.7 gramë, sasi e dyshuar e farave të Kanabisit me peshë 46.9 gramë, 18 qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për mbushje të narkotikëve dhe një foli që shërben për mbështjellje të narkotikëve.

Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizim të prokurorit kompetent, ku i dyshuari është intervistuar si dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes, thuhet në njoftimin e policisë.

​Renovohen zyrat e vendit në Gjakovë

0

Në kuadër të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Gjakovës, si dhe kushteve sa më të përshtatshme të punës, në Komunën e Gjakovës kanë nisur renovimet për tetë objektet të zyrave të vendit, njoftoi shërbimi komunal i informimit.

Me këtë nismë tashmë janë kryer punimet në dy zyra të vendit, atë të Demjanit dhe të Rogovës, ndërkohë që do të vazhdohet me renovimin e Zyrave të Vendit në Cërmjan, Brekoc, Mulliq, Rracaj, Novosellë dhe Skivjan. Vlera e përgjithshme e renovimeve të këtyre objekteve është në shumën prej 9.961,55 euro, ku nga kjo vlerë e investimit do të bëhet renovimi i dyerve, dritareve, lyerja e mureve, ndërrimi i dyshemeve, renovimi i tualeteve, hapësirave rrethuese, etj.

Këto renovime bëhen në kuadër të Drejtorisë së Administratës dhe Personelit në Komunën e Gjakovës ku është vlerësuar nevoja për ndërhyrje në këto objekte me qëllim të krijimit të hapësirave standarde për punë dhe për shërbime cilësore ndaj qytetarëve. Me fillimin e ekzekutimit të kontratës, sipas planit dinamik të punës të prezantuar nga operatori ekonomik, punimet do të jenë të kryera në afat kohor prej trid hjetë ditëve, njoftoi komuna.

Tetovë: Nga 1 mijë euro për familjet e viktimave

0

Këshilli komunal i Tetovës shpalli gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e saj, ndërkohë shpalli si ditë zie, 5 dhe 6 gushtin. Nga 1000 euro është ndihma e parë që iu caktua familjarëve të viktimave, ndërsa këshilli i emergjencës në bashkëveprim me Qeverinë dhe institucionet e tjera thanë se do të nisin menjëherë vlerësimin dhe dëmshpërblimin për dëmet materiale.

Qytetit të Tetovës i ka dalë në ndihmë edhe Komuna e Gostivarit dhe qyteti i Shkupit. Kreu i Qytetit, Koce Trajanovski vizitoi Tetovën dhe ndoqi aksionin e pastrimit që kanë ndërmarrë ekipi i Qytetit të Shkupit, punonjësit dhe makineritë e të cilëve janë vënë në dispozicion dhe në ndihmë të kolegëve të Tetovës.

“Sot gjithashtu lëshuam edhe cisterna për larjen e rrugëve dhe kanë ardhur 37 punëtorë me pajisje të plotë. Tani këtu, Higjiena Komunale do të sjellë edhe makina të vogla për pastrimin e rrugëve”, tha Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Autoritetet komunale të Tetovës kanë vlerësuar se në fshatrat Reçicë e Vogël, Poroj, Gjermë dhe afër banjës së Tetovës uji aktualisht nuk është i pijshëm. Është bërë apel që të përdoret vetëm uji i ambalazhuar. Gjithashtu, komuna iu ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të ndihmojnë në çfarëdo forme të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë, përmes donacioneve, ushqimeve, ujit dhe preparateve higjienike, ose të marrin pjesë vullnetarisht në procesin e pastrimit të rrugëve, oborreve dhe shtratit të lumit në zonat kritike të dëmtuara nga vërshimet.

14 macet dhe dy qentë e Gaxhës

0

Këngëtari i njohur nga Maqedonia Adrian Gaxha në një intervistë televizive deklaroi se është një adhurues i madh i zoo-botës.

Për momentin ai ruan 14 mace dhe dy qen, të cilët të gjithë janë me pedigre, normalisht disa të marrë nga rruga.

Ai ka deklaruar se ka plane që të shtojë këtë familje, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kosovë: Shoferë, mbani dritat e ndezura!

0

Në Kosovë nuk ka ndryshim të Ligjit mbi komunikacionin rrugor. Dritat duhet t’i mbani ndezur gjatë vozitjes, raporton lajmi.net.
Në media gjatë ditës është shpërndarë një lajm se me propozimin për ndryshim të ligjit për siguri në komunikacion dhe harmonizimin e ligjit me rregullativat e Bashkimit Evropian largohet rregulli që detyron vozitësit të ndezin dritat gjatë ditës. Por, ky lajm nuk vlen ende nuk vlen në Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se në Kosovë nuk vlen kjo, sepse duhet të ketë ndryshim Ligji ose vendim për këtë.

“Pisat” tejkalojnë kufijtë, ‘kallin’ Zone Club’in (Foto)

0

Vazhdojnë “tërmetet” e Erës dhe Ledrit në koncertet e tyre në ndeja të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës. “Zone Club” ishte nikoqir i një party të paharruar të cilën e bënë Era dhe Ledri.

Po të shikonin fotot e mbrëmjes me siguri se do të xhelozonin edhe partitë politike që gjithmonë lakmojnë numër të madh nëpër fushata, gjersa Era dhe Ledri po e bëjnë “fushatën” e tyre me rekorde të njëpasnjëshme, raporton Indeksonline.

Për disa orë me radhë meshkujt mund ta kenë ndier veten si në atmosferën e stadiumeve të stërmbushura evropiane, ndërsa femrat si “madam” në diskotekat ku performojnë yje të muzikës botërore.
Ata që e shijuan mbrëmjen në “Zone Club” të Erës dhe Ledrit mbrëmë i kanë vënë kapakun kënaqësisë, muzikës, atmosferës, guzhmës për këtë sezon të nxehtë veror.
Gjithçka mbrëmë ishte elektrizuese, mbase këngëtarët e tjerë do ta kenë të vështirë të shkelin diskotekat e njëjta aty ku performojnë Era dhe Ledri sepse mund të ndihen inferior nga numri i jashtëzakonshëm që po kanë kjo dyshe nëpër të gjitha mbrëmjet.