“Pisat” tejkalojnë kufijtë, ‘kallin’ Zone Club’in (Foto)

TË FUNDIT

Vazhdojnë “tërmetet” e Erës dhe Ledrit në koncertet e tyre në ndeja të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës. “Zone Club” ishte nikoqir i një party të paharruar të cilën e bënë Era dhe Ledri.

Po të shikonin fotot e mbrëmjes me siguri se do të xhelozonin edhe partitë politike që gjithmonë lakmojnë numër të madh nëpër fushata, gjersa Era dhe Ledri po e bëjnë “fushatën” e tyre me rekorde të njëpasnjëshme, raporton Indeksonline.

Për disa orë me radhë meshkujt mund ta kenë ndier veten si në atmosferën e stadiumeve të stërmbushura evropiane, ndërsa femrat si “madam” në diskotekat ku performojnë yje të muzikës botërore.
Ata që e shijuan mbrëmjen në “Zone Club” të Erës dhe Ledrit mbrëmë i kanë vënë kapakun kënaqësisë, muzikës, atmosferës, guzhmës për këtë sezon të nxehtë veror.
Gjithçka mbrëmë ishte elektrizuese, mbase këngëtarët e tjerë do ta kenë të vështirë të shkelin diskotekat e njëjta aty ku performojnë Era dhe Ledri sepse mund të ndihen inferior nga numri i jashtëzakonshëm që po kanë kjo dyshe nëpër të gjitha mbrëmjet.