AKB hap Zyrën e bizneseve në Mitrovicë

0

Aleanca Kosovare e Bizneseve do të hapë nesër Zyrën e bizneseve në Mitrovicë, ku përfshihen edhe Skenderaj,Vushtrria, Zveçani, Leposaviqi e Zubin Potoku, njoftoi AKB.

Pos kryetarit të AKB-së Agim Shahinit dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë institucionalë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, kurse pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe bizneset serbe nga veriu, thuhet në njoftim.

Hapja e Zyrës do të bëhet në orën 10.00 tek Parku i Bizneseve në Mitrovicë, ndërsa në orën 10.30 do të nënshkruhet edhe memorandumi i mirëkuptimit nga kryetari i AKB-së Agim Shahini dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Bananet dhe patatet, ushqimet më të mira për gjumë

0

A po keni probleme për të fjetur gjatë natës? Sigurohuni që të hani banane dhe patate pak orë para se të shkoni në shtrat, për të pasur një gjumë më të mirë.

Patatet
Patatet janë më të mirat për gjumë. Jo vetëm që ofrojnë karbohidrate komplekse të duhura për gjumë, por ato gjithashtu përmbajnë kaliumin i cili i relakson muskujt.

Burime të tjera të mira të kaliumit kanë edhe patatet e ëmbla (të pjekura dhe të ziera) dhe fasulet.

Bananet
Bananet ndihmojnë në nxitjen e gjumit sepse ato përmbajnë magnez dhe kalium natyror që relaksojnë muskujt. Përmes përbërësve që ndodhen në banane, ju do të bini më lehtë në gjumë nëse e hani një të tillë para se të flini, transmeton Lajmi.net.

Në fakt, bananet janë të mira në përgjithësi. Ato janë nxitëse të përgjithshme të shëndetit, pasi që ne kemi nevojë për kalium për funksionim më të mirë kardiovaskular dhe kognitiv.

Ndryshe, ju duhet t’i shmangni pijet e gazuara apo energjike disa orë para se të shkoni në shtrat, pasi ato largojnë gjumin.

Parada e supermakinave(Foto)

0

Bëhet fjalë për periudhën kur miliarderët vërshojnë me supermakinat e tyre në kryeqytetin anglez.
Bëhet fjalë për makina superluksoze, kryesisht me targa të Lindjes së Mesme ose të Rusisë.

Të gjesh parkim në këtë periudhë në Londër është shumë e vështirë.
Megjithatë edhe nëse e marrin një gjobë, pronarët e këtyre makinave nuk e kanë shumë problem.

Ky Aston Martin me targa Katari kishte një gjobë në xham, por nuk duket se do e shqetësojë.

gjoba1

The white Aston Martin, with blue trim, was spotted outside the five star Dorchester hotel in London's exclusive Mayfair

Pristine: Cars from the Middle-Eastern country were given a whopping £57,060-worth of fines last year, as this Aston Martin received a ticket

Flamboyant: This Qatar-registered orange and black stripped Lamborghini, worth £300,000, was spotted in London as the capital experiences a boom in supercars from the Middle East

Sleek: The expensive machines have been spotted around London since the beginning of July, including this black Lamborghini Aventador, worth £300,000

Snap happy: People stopped and took pictures on their mobile phones of the flamboyant cars parked in London's West End

This Lamborghini is registered in Qatar and was parked next to another Ferrari F12 outside the top London hotel

People stopped to admire this matt black Lamborghini parked near the hotel, which overlooks London's Hyde Park

But despite their dizzying top speeds, many of the cars rarely get out of the gridlocked London traffic and are also often spotted parked up

Niset aeroplani më i madh në botë

0

Aeroplani më i madh në botë do të bëjë fluturimin e parë vitin e ardhshëm. Mjeti fluturues me emrin Stratolaunch Carrier po ndërtohet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ketë një hapje krahësh prej 117 metrash.

Nëse ky aeroplan do të ulej në mesin e një fushe futbolli, krahët e tij do të shkonin nga porta në portë.

Ky mjet është ide e bashkëthemeluesve të Microsoft, Paul Allen dhe Burt Rutan. Funksioni i tij do të jetë për transport satelitësh me peshë mbi 6100 kg.

Aeroplani

Di Maria kalon testet mjekësore

0

Angel Di Maria ka kaluar me sukses testet mjekësore me Paris Saint-Germain.
Anësori i Manchester United nuk arriti të rigjejë formën të cilën e kishte te Real Madridi dhe kjo ishte arsyeja kryesore që i hapi derën largimit të tij nga Old Trafford, madje vetëm një vit pasi u transferua.

Lajmi është konfirmuar nga mediat në Francë, ndërsa vlera e këtij transferimi besohet të jetë plotë 60 milionë euro dhe zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti.

BE mbështet Turqinë në luftën kundër terrorizmit

0

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe negociatave të zgjerimit Johannes Hahn duke kryer një bisedë telefonike me Ministrin e BE dhe Kryenegociatorin e Turqisë, Volkan Bozkır ka theksuar mbështetjen e fortë të BE-së ndaj Turqisë në luftën kundër terrorizmit.

Sipas një deklaratë të bërë nga BE-ja Hahn duke vënë në dukje vendosmërinë e autoriteteve të Turqisë në luftën kundër terrorizmit ka theksuar se BE-ja në këtë fushë jep mbështetje të fuqishme ndaj Turqisë.

Hahn në lidhje me ndihmat “e pa zëvendësueshme” që ka treguar veçanërisht ndaj refugjatëve sirianë dhe atyre irakianë ka theksuar se BE-ja do të punojnë për të rritur mbështetjen ndaj Turqisë në lidhje me këtë çështje.

Hahn duke thënë se BE po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Turqi është shprehur se “procesi i zgjidhjes” nuk duhet të ndikohet negativisht nga kjo situatë.

Hahn ka thënë gjithashtu se Turqia ka të drejtë në luftën ndaj çdo lloj të terrorizmi. Ai ka vënë në dukje më tej se terrorizmi duhet të dënohet në një mënyrë të caktuar. Johennes Hahn ka theksuar gjithashtu se bashkë me këtë reagimi duhet të jetë proporcionale dhe tia arrijë qëllimit dhe gjithashtu nuk duhet të rrzikojë në asnjë mënyrë dialogun politik demokratik në vend.

Ndërsa në anën tjetër theksohet se Hahn të premten e kaluar kishte biseduar në telefon me Selahattin Demirtaş bashkë-kryetarin e partisë HDP ku dhe i kishte shprehur se “të gjitha palët duhet ti rikthehen procesit të paqes dhe se duhet të fillojnë punimet për një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse”.

1o pasojat e pagjumësisë

0

Ne harxhojmë vetëm një të tretën e jetës sonë duke fjetur, por arti i gjumit mund ta përcaktojë shumicën e jetës sonë. Duke parafytyruar orën, ballafaqimin me punën dhe shtëpinë, duke u ndeshur me faktorët e pagjumësisë, ne nuk mund ta përsosim mjaft rutinën tonë të gjumit.

Mos bërja e gjumit të mjaftueshëm mund të çojë në çrregullimin e një numri të madh të gjërave. Ja 10 pasojat nëse nuk flini sa duhet.

Do të hani më shumë

300 kalori më shumë, të jemi të saktë. Një studim i fundit zbuloi se personat me pagjumësi, kur iu lejohej të hanin çdo gjë që dëshironin, ata kishin ngrënë më tepër se sa kur kishin fjetur një natë të plotë me gjumë.

Ju nuk mund të jetoni gjatë

Hulumtuesit mund të kenë gjetur sekretin e jetëgjatësisë- sipas një studimi thuhet se femrat që flejnë më pak se 5 orë në natë, kishin më pak gjasa që të jetojnë më shumë se sa ata që e bënin gjumin e plotë.

Do të pushoni më shumë

Logjikisht, nëse ju rregullisht konsumoni më shumë kalori çdo ditë, dihet se do të peshoni edhe më shumë, por shtimi në peshë nuk shkaktohet vetëm nga ajo që konsumojmë. Gjumi jo i mjaftueshëm gjithashtu shkakton stres në trup, gjë që nxit ngadalësimin e metabolizmit dhe deponimin e yndyrës.

Zvogëlon trurin tuaj

Hulumtuesit gjetën se personat që vuajnë nga pagjumësia kronike, kishin tru më pak të dendur, gjë që prek pjesë të rëndësishme të sistemeve neurologjike siç është vendimmarrja.

Rrit tensionin e gjakut

Sipas studimeve thuhet se të rriturit që e anashkalojnë një orë gjumë çdo natë për pesë vite përfundojnë duke e rritur rrezikun për hipertension, pothuajse 40%.

Rrit rrezikun për t’u sëmurë

Gjumi jo i mjaftueshëm është vërtetuar ti bëjë njerëzit të ndjeshëm ndaj viruseve dhe ftohjeve.

Mund të përkeqësojë kujtesën tuaj

Ndonjëherë ndiheni sikur nuk mund të mbani mend gjërat pas një nate pa gjumë të mjaftueshëm? Kur përjetojmë valët e REM-it në fillim të ciklit të gjumit, mund të rrisë kujtesën dhe kreativitetin, kështu që nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm një natë më parë, provoni një sy gjumë të shpejtë për të përmirësuar aftësitë tuaja të kujtesës.

Do të anashkaloni ushtrimet

Mungesa e gjumit do të thotë mungesë e energjisë, e cila nënkupton edhe mos shkuarje në palestër. Në fakt, hulumtimet tregojnë se privimi nga gjumi është një arsye kryesore se pse njerëzit qëndrojnë jo aktivë.

Ju bën më të çuditshëm

Ose, siç thonë studiuesit, ju bën më shumë “primitiv”. Pa gjumë kthehemi përsëri në një version më primitive të jetës, që do të thotë nuk mund të përballemi në mënyrë të përshtatshme me emocionet apo ti përgjigjemi me pjekuri situatave të ndryshme.

Nuk jeni në disponim

Në krye të gjitha këtyre pasojave, gjumi jo i mjaftueshëm na bën të ndjehemi jo mirë. Të gjithë kemi reaguar ashpër pas një nate pa gjumë, apo kemi pasur dhembje koke, marramendje, kështu që nëse dëshironi të flini më shumë, shihni disa nga këshillat për stërvitje dhe ushqim do të ju ndihmojnë të flini pa merak.

​Gwen Stefani i jep fund martesës 13 vjeçare

0

Gwen Stefani dhe Gavin Rossdale janë martuar 13 vjet më parë dhe kanë 3 djem: Kingston 9 vjeç, Zuma 7 vjeç dhe Apollo i cili është 17 muajsh.
Çifti tha në një deklaratë të përbashkët se megjithëse nuk do të jenë më partnerë në martesë,do të jenë partnerë si prindër me përgjegjësi për të rritur fëmijët e tyre në një mjedis të lumtur dhe të shëndetshëm.

45-vjeçarja Gwen Stefan firmosi divorcin në gjykatën e Kalifornisë duke cituar se arsyeja e ndarjes ishtë mospërputhja në mendime dhe vendimmarrje.

Gavin ka pohuar të njëjtën gjë teksa ka proceduar me nënshkrimin e divorcit të tyre.

Të martën e 28 korrikut çifti është parë në ambiente të ndryshme por me unazën e tyre të martesës në gisht.

Parakalim në Zagreb për 20-vjetorin e çlirimit

0

Nëpër rrugët e kryeqytetit kroat, Zagrebit, defiloi sot një parakalim solemn ushtarak me të cilin u shënua Dita e Fitores dhe Falënderimit Atdhetar dhe Dita e Mbrojtësve Kroatë, si dhe 20-vjetori i aksionit ushtarak “Shtrëngata” (“Oluja”) me të cilin forcat kroate përfundimisht e mposhtën agresorin serb dhe e çliruan vendin.

Në parakalim është demonstruar aftësia dhe gatishmëria e Ushtrisë kroate, e cila është anëtare e NATO-s, lajmërojnë agjencitë.

Pasi që presidentja dhe komandante supreme e Forcave të armatosura kroate Kolinda Grabar Kitaroviq dha urdhrin për fillimin e parakalimit solemn, gjashtë topa të kalibrit 76 mm me tre plotune shënuan fillimin e pjesës ushtarake të solemnitetit.

Pasuan fluturimet e aeroplanëve luftarakë MIG-21 të aviacionit luftarak kroat, si dhe parakaluan fluturaket Canadair, Pilatus, helikopterët MI-8 MTV, Bell e tjera, ndërsa në pjesën e pajisjeve të motorizuara u angazhuan edhe tanke M-84, automjete luftarake dhe teknikë tjetër.

Gjatë kalimit të aradheve të mbrojtësve kroatë, gjashtë topa shkrepën 20 plotune nderi që simbolizuan 20 vitet e operacionit fitimtar “Shtrëngata”, respektivisht 20 vitet e kaluara në paqe dhe liri.

Gjithsej, në parakalimin në Zag reb morën pjesë 3.000 ushtarë, 300 automjete dhe 30 aeroplanë. Kolona ishte e gjatë rreth 5 kilometra, ndërsa parakalimin e hapën dhe e mbyllën aeroplanët MIG.

Me këtë rast u mbajt edhe një program i pasur kulturor-artistik, që shfaqi vlerat e trashëgimisë kroate.

Në manifestimin në kryeqendrën kroate, krahas udhëheqësve më të lartë të shtetit, ndër mysafirët prej mbi 20 vende, morën pjesë edhe dy gjeneralë amerikanë, si dhe prijësit më të lartë ushtarakë të Shqipërisë – shefi i Shtabit Suprem, gjenerali Jeronim Bazo – Bosnje e Hercegovinës, Polonisë, Maqedonisë, Lituanisë etj.

Dy të vdekur në koncertin e reperit Drake

0

Gjatë një feste të organizuar nga reperi Drake, kanë humbur jetën dy persona dhe 3 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Toronto të Kanadasë, ku pas të shtënave të regjistruara në festën e Drake u raportua edhe për vdekjen e një femre dhe të një mashkulli.

Ende nuk dihet nëse reperi ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin e kur është qëlluar me armë. Ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar si autorin e vrasjes.

0804-victim-stretcher-drake-twitter-3Nuk është hera e parë që ndodh një aksident i tillë, pasi gjatë një koncerti të reperit në vitin 2014, u dëgjuan të shtëna arme jashtë klubit. Mediat raportuan për plagosjen e dy personave.