“Theje Gotën”,vjen nga Albatriti(Video)

0

Albatrit Muqiqi ka lansuar këngën e re me titull “Theje Gotën”.
Genc Prelvukaj është producenti i këngës së re të Albatritit.

Kënga e kaluar e Albatritit është “Lajkatare” e lansuar dy muaj më parë.

A do të arrihet sot “ujdia” e sigurimeve në Bruksel

0

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të takohen sot në Bruksel, me ç’rast pritet të diskutojnë sa i përket zbatimit të Marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve.

Në këtë takim të ndërmjetësuar nga BE dhe Këshilli i Byrove Evropiane do të diskutohet për aspektet teknike të zbatimit të Marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar me 23 qershor në Bruksel në prani të kryeministrave të dy vendeve atij të Kosovës dhe të Serbisë, si dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Po ashtu, gjatë këtij takimi do të diskutohet për të gjitha aspektet teknike të përgatitjeve për fillimin e mbarë të zbatimit të kësaj marrëveshje sipas planit zbatues dhe për të cilën të dyja palët do të raportojnë për përgatitjet e duhura.

Delegacioni kosovar një ditë më parë ka bërë të ditur se Marrëveshja në fjalë duhet të zbatohet në plotni, sa më parë që është e mundur dhe jo më larg se 10 gushti i vitit 2015.

 

Sot e nesër ditë zie në Tetovë

0

Sot dhe nesër është ditë zie në Tetovë për viktimat që humbën jetën gjatë vërshimeve që përfshin rajonin e Tetovës.Deri tani mësohet për 5 të vdekur,por disa media raportuan se edhe dy trupa të pajetë janë gjetur në Reçicë, për të cilët thuhet se janë nga Liseci.

Por deri tani akoma nuk ka asgjë zyrtare lidhur me këto pohime.

Zonat më të goditura ishin Shipkovica dhe Reçica e Tetovës, ku pati viktima, mes tyre tre fëmijë. Ndërsa në terren konstatohen edhe dëme të mëdha materiale.

Në rajonet e vërshuara po vazhdon operacioni i pastrimit të rrugëve dhe terrenit, ku janë grumbulluar mbetjet e bartura nga lumenjtë dhe përroskat.

Qeveria ka vendosur kompensimin e dëmeve për gjithë banorët që u goditën nga kjo fatkeqësi natyrore. Me një vendim qeveritar është vendosur edhe një ndihmë fillestare prej 500 euro nga Qeveria./Ina

Deri tani vlerësohen 200 objekte të dëmtuara. Ndërkohë, ka vazhduar aksioni humanitar për të ndihmuar banorët e kësaj zone me ushqime, veshmbathje dhe gjësende të tjera të nevojshme.

GAP: Kujt do t'i falet borxhi? (Video)

0

Instituti GAP do të mbajë sot konferencë për media ku do të prezantojë raportin “Kush do të përfitojë nga falja e borxheve?”.

Me këtë rast GAP përkujton se në shkurt të këtij viti, Qeveria e Kosovës filloi procedurat për faljen e borxheve të qytetarëve dhe bizneseve të grumbulluara deri më 31 dhjetorë 2008, ndërsa në korrik, Kuvendi i Kosovës aprovoi Ligjin për Faljen e Borxheve.

Mirëpo, edhe gjashtë muaj pas nisjes së këtij procesi, Qeveria nuk ka dalë me të dhëna të detajuara për strukturën e borxhit që do të falet.

Instituti GAP ka grumbulluar të dhëna të detajuara për borxhin që qytetarët dhe bizneset i kanë shtetit. Sa është ky borxh? Kush do të përfitojë më shumë: qytetarët apo bizneset? Ndaj cilit institucion është borxhi më i lartë? Në bazë të Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve, sa në të vërtetë është borxhi real? A e kanë kryer detyrën e tyre zyrat ligjore të ndërmarrjeve publike, doganave dhe Administratës Tatimore?

Këto të gjetura GAP do t’i publikojë në konferencën për media, e cila do të mbahet në zyrat e Institutit GAP, në ora 10.30.

Hapet"Shkolla e parë verore ndërkombëtare e Sigurisë Njerëzore"

0

Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP ) do të shënojë sot në Prishtinë hapjen e shkollës së parë verore ndërkombëtare në Kosovë të Sigurisë Njerëzore.

Tema e kësaj shkolle, siç njoftoi QHDP, do të jetë “Siguria Njerëzore dhe Rezistenca Civile”, ndërsa hapjen do ta bëjnë Nora Ahmetaj – drejtoreshë Ekzekutive e QHDP-së në Prishtinë dhe Emel Kurma – drejtoreshë e Helsinki Citizens’ Assembly nga Turqia.

Shkolla verore do të zgjasë deri më 11 gusht, do të mbahet në Prishtinë dhe Prizren dhe në të do të marrin pjesë 50 pjesëmarrës student dhe ligjërues ndërkombëtarë.

Fusha e Sigurisë Njerëzore është mënyrë e re e studimit të individit në shoqëri me qëllim krijimin e një pasqyre holistike të rrethanave që ndikojnë në sigurinë e njeriut, jo vetëm atë fizike, por edhe atë sociale të tij.

Gjatë kësaj shkolle verore do të prezantohen studimet e organizatave partnere në fusha të caktuara në shtetet përkatëse nga rajoni dhe Turqia, si dhe do të ligjërojnë persona nga bota akademike, të njohur në këtë fush ë nga rajoni dhe bota. Ligjëratat dhe diskutimet do të jenë të hapura për gazetarët e profileve të ngjashme me Sigurinë Njerëzore, në rast të shprehjes së interesimit nga ana e tyre.

QHDP me këtë rast njofton se ka qenë pjesë e hulumtimeve në fushën e Sigurisë Njerëzore që nga viti 2013 në kuadër të bashkëpunimit rajonal mes organizatave të Ballkanit dhe Turqisë. Kjo Qendër ka publikuar raportin e parë për Sigurinë Njerëzore në Kosovë, duke përfshirë fushën e ngacmimeve në shkolla dhe sigurisë në vendin e punës.

Hapja e shkollës do të bëhet në hotel “Sirius” në Prishtinë, në orën 17:30.

​DokuFest prezanton programin

0

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST sot në një konferencë për media do të prezantojë programin e plotë të edicionit të 14-të të festivalit DokuFest, i cili do të mbahet nga data 08-16 gusht në Prizren.

Konferenca, në të cilën do të flasin drejtuesit dhe përzgjedhësi i programit të festivalit, do të mbahet në restorantin ‘Rings’ në Sheshin Nënë Terezë në Prishtinë, me fillim në orën 11:00.

​KDI prezanton transparencën në komunat e Kosovës

0

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thirrur për sot një konferencë për media, ku do të prezantohen të gjeturat lidhur me nivelin e transparencës në komunat e Kosovës, për periudhën gjashtëmujore janar – qershor 2015.

Vlerësimi i transparencës ndjek një metodologji të matjes së indikatorëve në mënyrë objektive përgjatë katër shtyllave themelore të qeverisjes lokale.

Ky indeks përbëhet nga 44 indikatorë dhe mat transparencën në zyrën e kryetarit/kryetares, Kuvendin e Komunës, financat e komunës dhe transparencën në konsultime me publikun, thuhet në njoftimin e KDI-së.

Konferenca për media do të mbahet në zyrat e KDI-së në Prishtinë, në ora 10:00.

Horoskopi ditor

0

Dashi

Do keni mundësi ta përmirësoni jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni shume me te qete ne krahët e partnerit. Beqaret nuk duhet te luajnë shume me zjarrin sepse kane për te mbetur vetëm dhe mund te lëndohen pa fund. Gjendja e financave do jete mjaft euforike. Do dini si t’i menaxhoni te ardhurat qe do keni. Huat do i shlyeni një e nga një.

Demi

Do i qëndroni besnike partnerit tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia me te do jete e shkëlqyer. Kënaqësitë dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Beqaret do udhëhiqen prej ndjenjave dhe mund te hedhin edhe hapa te gabuara. Ne planin financiar gjendja do vazhdoje te mbetet delikate për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni.

Binjaket

Dite mjaft delikate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni te mateni disa here para se te shpenzoni sepse ne te kundërt mund te keni probleme te njëpasnjëshme. Beqaret do jene gjithë kohës ne ajër dhe as qe do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do silleni me te. Kujdes mos bëni çmenduri.

Gaforrja

Jupiteri do ketë ndikim te madh gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Ai do ua qartësojë mendimet dhe do ju beje te ndiheni me te qete. Beqaret do bëjnë mire t’i pranojnë ftesat qe do ju bëhen dhe me vone te mendohen se çfarë do bëjnë me tej. Ne planin financiar nuk priten aspak probleme. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

Luani

Do bashkëpunoni për çdo gjë me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni mjaft mire ne krahët e tij. Mund te flisni me te edhe për disa tema delikate. Beqaret do njihen me persona vërtet interesante te cilat do i bëjnë te ndihen si neper ëndrra. Ne planin financiar do keni vështirësi pa fund dhe nuk do dini çfarë kufizimesh te bëni me tepër.

Virgjeresha

Do jeni shume te matur me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete e shkëlqyer. Për çdo gjë do flisni hapur me te dhe nuk do lini gjera te pazgjidhura. Beqaret do realizojnë një takim impresionues i cili mund t’ua ndryshoje jetën. Për financat do jeni gjithë kohës te shqetësuar dhe ne disa momente nuk do dini si te veproni. Do ju duhet shume kujdes e maturi.

Peshorja

Do ketë shume turbullira gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur si keni dashur. Ne disa momente keni për t’u ndier shume keq. Beqaret do kalojnë çaste fantastike pranë dikujt dhe do pranojnë te krijojnë menjëherë një lidhje me te. Buxheti do vije duke u stabilizuar pak nga pak dhe ju do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet e menduara.

Akrepi

Do zhgënjeheni tej mase nga partneri juaj sot dhe ne disa momente do mendoni t’i qëndroni larg atij qe dashuroni me shpirt. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe e kane njohur rishtazi dhe do fillojnë një histori dashurie emocionuese. Financat nuk do jene te mira kështu qe mire është qe te mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Shigjetari

Nëse jeni ne një lidhje gjerat kane për t’iu ecur goxha mire sot. Do keni një komunikim te ngrohte dhe do ndiheni me fat. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person dhe do jene gati te bëjnë çdo lloj sakrifice për ta pasur ne krah. Financat do jene te kënaqshme dhe mund te hiqni edhe disa para mënjanë. Do ndiheni te qete kur te shpenzoni.

Bricjapi

Do kaloni çaste pasionante gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Shume gjera kane për te qene me ndryshe se me herët dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Beqaret do jene optimiste dhe nuk do e humbasin për asnjë moment shpresën për te krijuar një lidhje sa me pare. Ne planin financiar nuk duhet te luani me zjarrin sepse përndryshe mund te mbeteni pa lek.

Ujori

Asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift kështu qe mire është t’i merrni gjerat me optimizëm. Beqaret do fillojnë një lidhje te këndshme me dike qe e kane adhuruar qe kur kane qene te vegjël. Gjithçka ka për te qene shume here me ndryshe. Me shpenzimet tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mundeni dhe keni për ta para qe gjendja do vazhdoje te mbetet e mire.

Peshqit

Dielli do e ngrohe tej mase sot jetën tuaj ne çift dhe do mund t’i zgjidhni shpejt mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret nga ana tjetër do jene tejet tërheqës dhe do arrijnë te bëjnë për vete çdo person qe do iu dale para. Ne planin financiar do bëni çfarëdo gjeje qe te jete e mundur vetëm qe ta stabilizoni situatën. Disa miq do i keni gjithë kohës ne krah dhe do ju ndihmojnë pa fund.

S’ndalen zjarret në Kaliforni

0

Zjarri që ka përfshirë disa zona në veri të Kalifornisë po përhapet me shpjetësi të madhe prej 6 ditësh.
Ndërkohë që banorët vazhdojnë të evakuohen, forcat zjarrëfikëse kanë fituar terren ndaj flakëve.
Zjarri i mbiquajtur “Rocky fire” ka djegur deri më tani 62.000 hektarë tokë dhe ka shkatërruar më shumë se 50 struktura që nga momenti kur shpërtheu javën e shkuar në kanionet e Kalifornisë, duke i katërfishuar përmasat gjatë fundjavës.

Urdhëri për evakuim sipas departamentit të pyjeve dhe mbrojtjes nga zjarri në Kaliforni, u lëshua për mbi 13.000 persona të cilët jetojnë në total në 5.530 banesa.
Flakët dogjën brenda një harku kohor prej 5 orësh 20.000 hektar tokë, një ngjarje që specialistët e cilësuan si të paprecedentë.
I ushqyer nga era, zjarri depërtoi në një prej autostradave gjatë ditës së hënë. Sipas zyrtarëve të forcave zjarrëfikëse deri më tani është vendosur nën kontroll 12 % e flakëve.
Akoma nuk dihet se çfarë e shkaktojë shpërthimin e zjarrit, por autoritetet po hetojnë në këtë drejtim, megjithëse dyshohet se arsyeja mund të jenë rrufetë që goditën Kaliforninë javën e shkuar.
Mbi 19.000 forca zjarrëfikëse janë angazhuar për të shuar flakët, një pjesë e tyre të ardhur nga zona të tjera jashtë Kalifronisë, po ashtu në shërbim të zjarrëfikësve janë vendosur edhe 19 helikopterë dhe 4 avionë të mëdhenj ushtarak
Zjarri e pati zanfillën në një krahinë në afërsi të Lower Country-t NË San Francisco më 29 korrik.
Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar , megjithëse të enjten e shkuar një polic pyjor humbi jetën në një tjetër vatër zjarri në shtetin e Oregon, në kufi me Kalifroninë.

​Zbarkuan 90 klandestinë në brigjet e Italisë, arrestohet skafisti shqiptar

0

Klandestinë me jaht drejt brigjeve italiane. Kanë zgjedhur këtë formë transporti dy trafikantë të qënieve njerëzore, një shqiptar dhe një sirian, kjo edhe për t’iu shmangur vëzhgimit të autoriteteve policore, por pa sukses.
Edvin Bllacaj, 37 vjeç nga Shqipëria që bashkë me sirianin Shafik Sahyouni, 32 vjeç janë vënë në pranga mbrëmjen e së hënës nga policia në Crotone, pasi dy ditë më parë kishin zbarkur në brigjet italiane 90 emigrantë, mes tyre 27 të mitur.

Identifikimi i tyre erdhi pas bashkëpunimit të disa prej klandestinëve që kishin mbërritur në Itali. Dy të arrestuarit ishin fshehur mes klandestinëve dhe hiqeshin si të tillë.

Mësohet se jahti me gjatësi prej 15 metrash dhe me 90 klandestinë në bord ishte nisur nga brigjet turke mbrëmjen e 29 korrikut, për të mbërritur në 2 gusht në Itali.

Policia ka dërguar në burg dy skafistët, ndërsa klandestinët do të regjistrohen dhe më pas akomodohen në një qendër pritjeje.