Sot dhe nesër është ditë zie në Tetovë për viktimat që humbën jetën gjatë vërshimeve që përfshin rajonin e Tetovës.Deri tani mësohet për 5 të vdekur,por disa media raportuan se edhe dy trupa të pajetë janë gjetur në Reçicë, për të cilët thuhet se janë nga Liseci.
Por deri tani akoma nuk ka asgjë zyrtare lidhur me këto pohime.
Zonat më të goditura ishin Shipkovica dhe Reçica e Tetovës, ku pati viktima, mes tyre tre fëmijë. Ndërsa në terren konstatohen edhe dëme të mëdha materiale.
Në rajonet e vërshuara po vazhdon operacioni i pastrimit të rrugëve dhe terrenit, ku janë grumbulluar mbetjet e bartura nga lumenjtë dhe përroskat.
Qeveria ka vendosur kompensimin e dëmeve për gjithë banorët që u goditën nga kjo fatkeqësi natyrore. Me një vendim qeveritar është vendosur edhe një ndihmë fillestare prej 500 euro nga Qeveria./Ina
Deri tani vlerësohen 200 objekte të dëmtuara. Ndërkohë, ka vazhduar aksioni humanitar për të ndihmuar banorët e kësaj zone me ushqime, veshmbathje dhe gjësende të tjera të nevojshme.
