Indonezi, anulohen fluturimet për shkak të vullkanit

0

Njoftohet se një numër i madh i fluturimeve në aeroportin e ishullit turistik Bali në Indonezi janë ndërprerë përsëri si pasojë e hirit të vullkanit Raung i cili është aktiv mëse prej një muaji.
Për shkak të hirit të vullkanit i cili u aktivizua muajin e kaluar në rajonin e Java-s lindore dy javë më parë u anulluan 250 fluturime ku si pasojë mijëra turistë të cilët kishin përfunduar pushimet e tyre nuk mundën të ktheheshin për ditë me rradhë në vendet e tyre.

Fluturimet e udhëtimeve me avion janë ndërprerë përsëri si pasojë e hirit të përhapur në atmosferë. Theksohet se hiri i lëshuar nga vullkani është ngritur në një lartësi 3-4 km dhe se ka reduktuar shikueshmërinë e avionëve.

Ministri i turizmit të Indonezisë, Arief Yahya ka vënë në dukje se ndërprerja e udhëtimeve ka shkaktuar një dëm të madh financiar. Ai ka thënë se afërsisht 10 mijë turistë çdo ditë brenda javës, dhe afërsisht 15 mijë në ditë gjatë fundjavës nuk mund të vijnë në Bali. Ndërprerja e fluturimeve të avionëve shkakton një dëm prej 40 mijë dollarë në ditë në aeroportin e Balit.

Yahya gjithashtu ka theksuar se afërsisht 41 mijë turistë janë në pritje në aeroport për shkak të ndërprejeve të fluturimeve, raporton (AA).
Në Indonezi e cila gjendet në brezin e tërmeteve dhe të vullkaneve të “Rrethit të zjarrit të Pacifikut” ndodhen mbi 120 vullkane aktivë.

Pse shkaktohen rrathët e errët poshtë syve

0

Nëse flini mjaftueshëm dhe përsëri keni rrathë të errët poshtë syve, atëherë kjo nuk është diçka e zakontë. Në kundërshtim me besimin popullor, rrathët e errët të syve nuk janë thjesht rezultat i lodhjes apo pagjumësisë.

Pas kalimit të një moshe të caktuar, lëkura humbet elasticitetin dhe aftësinë për t’u rigjeneruar. Anemia është një ndër shkaqet e shfaqjes së rrathëve të errët poshtë syve. Në këto raste duhet të hani një dietë të pasur me proteina, magnez, hekur etj.

Disa nga shkaqet më të zakonshme të rrathëve të errët janë:

Të ushqyerit me dietë të pasur, stresi, alergjia, konsumimi i alkoolit, lodhja, dehidratimi, mangësitë ushqyese (mungesa e vitaminës C, vitaminës K, hekurit, magnezit etj), trashëgimia etj./Shendeti

Mënyra më e mirë për të hequr rrathët e errët, është të parandaloni nxirjen e tyre të mëtejshme. Kjo nuk do të jetë plotësisht në dorën tuaj, por duhet të ndërroni stilin e jetës dhe të të ushqyerit që të keni rezultate të dukshme.

  • Hani shëndetshëm

Parandalimi më i mirë i rrathëve të errët vjen nga të ushqyerit mirë, gjumi i rehatshëm dhe reduktimi i stresit dhe lodhjes. Merrni vitaminat e nevojshme. Kur ushqeheni mirë, fytyra ndryshon pamjen dhe behet më rrezatuese. Antioksiduesit joadekuate ose mungesa e vitaminave si vitamina K, B12 shkaktojnë rrathë të errët.

  • Flini mjaftueshëm

Gjumi i pamjaftueshëm është një nga shkaqet kryesore të rrathëve të errët. Ideale do të ishte të flinit 7 – 9 orë.

  • Shmangni alkoolin
  • Shmangni duhanin
  • Bëni kompreso me ujë të ftohtë syve në mëngjes dhe në darkë.
  • Përdorni kremra specifikë për rrathët e errët të syve me përbërje bimore.

​Bëhet publike programi i DokuFest-it

0

Festivali i filmave të shkurtër DOKUFEST do të hapet të shtunën në Prizren në Kino Lumbardhi me ç’rast do të prezantohet filmi “Those who see the fire burning” nga Morgan Knibbe.

Kështu kanë bërë të ditur sot organizatorët e këtij festivali me ç’rast kanë prezantuar programin e plotë të edicionit të 14-të të festivalit, i cili do të mbahet nga data 8 deri më 16 gusht.

Sipas organizatorëve nesër do të hapet ekspozita e edicionit të dymbëdhjetë të DOKUPHOTO. Ekspozita do të prezantojë punën e fotografit nga Shqipëria Enri Canaj dhe fotografitë e tij të cilat dokumentojnë dëshpërimin e një grupi emigrantësh nga Siria të cilët arrijnë në bregdetin grek.

Drejtori Artistik i DokuFest, Veton Nurkollari, ka shprehur kënaqësinë të paraqes programin më të pasur të festivalit deri tani. Të zgjedhura nga një numër rekord i mbi 3 mijë aplikimeve, festivali do të prezantojë 228 filma nga 43 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale.

Tema e festivalit këtë vit është migrimi, konteksti i tij shoqëror global dhe lokal si dh e pasojat, të cilat do të theksohen dhe hulumtohen në një numër të aktiviteteve, përfshirë panele dhe debate me filmëbërës dhe me ekspertë të ftuar ndërkombëtar dhe vendor. Një program i filmave të cilët fokusohen në çështjen e migrimit është krijuar ndërsa regjisori fitues i BAFTA Daniel Mulloy edhe këtë vit ka krijuar një kampanjë vizuale të mrekullueshme për temën e festivalit.

Fakte interesante rreth vezëve

0

Vetëm 1 në 20.000 vezë komerciale të prodhuara mund të përmbajë bakterin helmues Salmonella. Prandaj, gjasat që një vezë të përmbajë Salmonella është shumë i vogël. Mesatarja që konsumatori të hasë tek një vezë e kontaminuar është 1 herë në 84 vjet.

Vezët përmbajnë nivele të larta të yndyrnave të shëndetshme dhe proteina. Yndyrnat e shëndetshme ju ndihmojnë të ndiheni të plotë dhe të ngopur, ndërsa proteina ndihmon në ndërtimin e muskujve.

Vezët përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë luftimin e kancerit dhe ulin efektet e plakjes/Shendeti.

Nëse jeni duke skuqur një veze, dhe e bardha e saj shkëputet në mënyrë të menjëhershme nga e verdha, atëherë kjo vezë është e pasigurtë për t’u konsumuar.

Vezët përmbajnë ushqyes që mbrojnë sytë nga verbëria lidhur me moshën.

Çdo vezë siguron rreth 2/3 e kolesterolit të rekomanduar që duhet të merret çdo ditë. Konsumimi i një veze në ditë mban larg sëmundjet e zemrës.

Sonte, Skënderbeu-Milsami!

0

Sonte zhvillohen ndeshjet e turit të fundit, për gara eliminatore të plej-offit, për Ligën e Kampionëve në futboll. Në këtë kuadër takimi që merr interesimin e opinionit shqiptar është padyshim ai që zhvillohet prej orës 20 e 45 minuta në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërmjet Skenderbeut të Korçës dhe Milsami të Moldavisë. Në ndeshjen e parë korçarët fituan me rezultat 2 me 0, ndërsa dueli i sontëm është jashtëzakonisht i vlefshëm për shkakun se një skuadër shqiptare për herë të parë do të mund të prekë plej-offin e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve! Ditën e djeshme kualifikimin për këtë rreth e siguruan: Dinamo e Zagrebit, Apoeli i Qipros, Rapidi i Vjenës dhe Monako, që do të mund të jenë rival të Skenderbeut, natyrisht nëse korçarët fitojnë sonte!./21Media

Pakistan: Gjykata Supreme miraton krijimin e gjykatave ushtarake

0

Gjykata Supreme e Pakistanit ka marrë vendim që gjykatat ushtarake në vend janë të ligjshme dhe mund të dënojnë me vdekje civilët. Ky vendim e zgjeron më shumë ndikimin e fuqishëm të ushtrisë në Pakistan. Gjykatat ushtarake nuk kishin të drejtë të gjykonin militantë të dyshuar pasi militantët talibanë masakruan më shumë se 150 persona-shumica prej tyre fëmijë- në një shkollë në dhjetorin e vitit të kaluar. Qeveria pakistaneze ka thënë se ngritja e gjykatave ushtarake është e nevojshme sepse gjykatat civile janë të frikësuara të dënojnë militantët dhe të shqiptojnë dënime me vdekje./21Media

Indi trenat dalin nga shinat, 31 të vdekur

0

Të paktën 31 persona kanë vdekur pasi dy tre trena të udhëtarëve indianë dolën nga shinat brenda disa minutash në një urë në Indinë qendrore. Treni Kamatani Express ishte rrugës për në Mumbai, kur doli nga shinat afër qytetit të Hardas në shtetin Madhya Pradesh.Treni i dytë, Janata Express, ishte duke udhëtuar në drejtimin e kundërt, kur edhe doli nga shinat Zyrtarët kanë raportuar se janë 300 persona që kanë shpëtuar. Mediat indiane raportojnë se në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë./21Media

Lëvizja “FOL” prezantoi platformën për matjen e zbatmit të programit qeverisës

0

Qeveria e Kosovës ka treguar dinamikë të ulët për realizimin e planit të saj që e ka prezantuar për këtë gjashtëmujor. Ky është vlerësimi që del nga platforma për matjen e zbatimit të programit të qeverisë të quajtur “IsaMetri” të cilin e prezantoi lëvizja Fol. Fidan Kalaja nga kjo lëvizje tha se kryeministria, ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo për Komunitete dhe Kthim kanë treguar rezultate më të dobëta sa i përket realizimit të punës së tyre. Ndërsa, sipas tij, ministritë më të suksesshme në këtë drejtim për këtë gjashtëmujor janë treguar ajo e Financave si dhe e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor./21Media

Funksionalizimi i Speciales nis në shtator

0

Funksionalizimi i Gjykatës Speciale pritet të bëhet në shtator të këtij viti, ndërsa pritet të nisin edhe negociatat me shtetin e Holandës, për arritjen e marrëveshjes që një seli e këtyre dhomave të vendoset në Hagë. Gazeta Koha ditore marrë vesh se negociatat do t’i zhvillojë Ministria e Punëve të Jashtme, ku pas arritjes së marrëveshjes e njëjta duhet të sillet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës./21Media

Gjashtë filma të mbështetur nga QKK me premierë në DokuFest

0

Këtë vit në festivalin e madh DokuFest do të prezantohen 228 filma e ndër ta do të jepen premierë kombëtare gjashtë filma të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmat që do të shfaqen janë: “Shok” nga Jamie Donoghue, “Të Pafajshmit” nga Amir Vitija, “Çlirimi” nga Burim Haliti, “Cheers” nga Norikë Sefa, “Kali” nga Yll Çitaku dhe Alban Ukaj si dhe filmi “Dita e Pensionimit” nga Fisnik Muji.
Në konkurrencën ndërkombëtare janë filmat “Shok” dhe “Cheers” ndërsa në konkurrencën kombëtare janë “Çlirimi”, “Kali”, “Dita e Pensionimit”, “Të Pafajshmit”.