Indonezi, anulohen fluturimet për shkak të vullkanit

TË FUNDIT

Njoftohet se një numër i madh i fluturimeve në aeroportin e ishullit turistik Bali në Indonezi janë ndërprerë përsëri si pasojë e hirit të vullkanit Raung i cili është aktiv mëse prej një muaji.
Për shkak të hirit të vullkanit i cili u aktivizua muajin e kaluar në rajonin e Java-s lindore dy javë më parë u anulluan 250 fluturime ku si pasojë mijëra turistë të cilët kishin përfunduar pushimet e tyre nuk mundën të ktheheshin për ditë me rradhë në vendet e tyre.

Fluturimet e udhëtimeve me avion janë ndërprerë përsëri si pasojë e hirit të përhapur në atmosferë. Theksohet se hiri i lëshuar nga vullkani është ngritur në një lartësi 3-4 km dhe se ka reduktuar shikueshmërinë e avionëve.

Ministri i turizmit të Indonezisë, Arief Yahya ka vënë në dukje se ndërprerja e udhëtimeve ka shkaktuar një dëm të madh financiar. Ai ka thënë se afërsisht 10 mijë turistë çdo ditë brenda javës, dhe afërsisht 15 mijë në ditë gjatë fundjavës nuk mund të vijnë në Bali. Ndërprerja e fluturimeve të avionëve shkakton një dëm prej 40 mijë dollarë në ditë në aeroportin e Balit.

Yahya gjithashtu ka theksuar se afërsisht 41 mijë turistë janë në pritje në aeroport për shkak të ndërprejeve të fluturimeve, raporton (AA).
Në Indonezi e cila gjendet në brezin e tërmeteve dhe të vullkaneve të “Rrethit të zjarrit të Pacifikut” ndodhen mbi 120 vullkane aktivë.