Sonte zhvillohen ndeshjet e turit të fundit, për gara eliminatore të plej-offit, për Ligën e Kampionëve në futboll. Në këtë kuadër takimi që merr interesimin e opinionit shqiptar është padyshim ai që zhvillohet prej orës 20 e 45 minuta në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërmjet Skenderbeut të Korçës dhe Milsami të Moldavisë. Në ndeshjen e parë korçarët fituan me rezultat 2 me 0, ndërsa dueli i sontëm është jashtëzakonisht i vlefshëm për shkakun se një skuadër shqiptare për herë të parë do të mund të prekë plej-offin e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve! Ditën e djeshme kualifikimin për këtë rreth e siguruan: Dinamo e Zagrebit, Apoeli i Qipros, Rapidi i Vjenës dhe Monako, që do të mund të jenë rival të Skenderbeut, natyrisht nëse korçarët fitojnë sonte!./21Media
