Klopp: Ja pse u shkatërrua Dortmundi im

0

Ish-trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp ka folur për herë të parë në një intervistë që nga largimi i tij në fundin e sezonit të kaluar.
Klopp nuk ka dashur të flasë shumë për të ardhmen e tij, por është ndalur në analizën e sezonit të kaluar duke vënë në dukje se diçka nuk shkoi si duhet me verdhezinjtë.

“Nuk e di, por gjithçka dukej kundër nesh. Shumë lojtarë të dëmtuar, ndeshjet e shumta, koha e paktë për t’u rigjeneruar dhe koha e pamjaftueshme për një program të plotë stërvitor dhe të gjitha këto përkthehen në kaos”- ka thënë Klopp.
Ndërkaq ai nuk e ka harruar shansin e humbur në finalen e Ligës së Kampioneve përballë Bajerni të Mynihut në Londër në vitin 2013.

Marrëveshja për sigurimin e automjeteve nis zbatimin më 12 gusht

0

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e mbajtur në Bruksel lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve.

Në këtë takim, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, u arrit pajtimi që më 12 gusht 2015 të filloj zbatimi i Marrëveshjes për sigurimin e automjeteve në mes të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë këtij takimi, të dyja palët raportuan për finalizimin e përgatitjeve teknike për fillimin e mbarë të zbatimit të kësaj marrëveshje sipas planit zbatues. Palët u zotuan që me përkushtim do të zbatojnë këtë marrëveshje e cila është lehtësuar dhe garantuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Byrove Evropiane. Me ketë rast, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, theksoi se pas këtij takimi çdo gjë është gati që të fillojë zbatimi i marrëveshjes për sigurimin e automjeteve që është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës sepse u hiqet një barrë e pagesës së tarifave të larta dhe se tani e tutje nuk kanë nevojë të paguajnë tarifa shtesë gjatë kalimit në Serbi.

Kjo marrëveshje kontribuon për përmirësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e të dyja shteteve dhe është në pajtim me standardet evropiane për lëvizjen e lirë.

Në orët e pasdites, përkatësisht në ora 17:00 delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga znj. Tahiri pritet të takohet me presidentin e Këshillit të Byrove Evropiane (KBE), z. Jean Zenners. Gjatë këtij takimi do të diskutohet për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës, me theks të veçantë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, dhe Këshillit të Byrove Evropiane, zbatimi i kritereve të KBE-së nga ana e institucioneve përgjegjëse të Kosovës, dhe perspektiva e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri ka në përbërje: Rrahim Pacolli, udhëheqës teknik për çështje të sigurimeve; Shaban Guda, nga Policia e Kosovës, Faton Abazi, drejtor i BKS; Fatmir Gashi, zv. Guvernator i BQK; Faton Pacolli, BKS; Rifat Kelmendi, BKS dhe Qemajl Marmullakaj, koordinator në dialog.

Helmeta e parë inteligjente për çiklistët

0

Çiklistët duhet të përdorin me patjetër një helmetë kur janë duke udhëtuar me biçikletën e tyre. Një kompani kineze ka krijuar një helmetë të re të cilësisë së lartë, e cila do të përdoret jo vetëm për të rritur sigurinë e çiklistit, por edhe për të bërë telefonata, mund të shërbejë si sinjalizuese në rrugë, ose mund të njoftojë ambulancën në rast aksidenti.

Helmeta Livall është e pajisur me drita LED në pjesën ballore dhe të pasme. Këto drita do të shërbejnë jo vetëm për të bërë më të dukshëm personin që i jep biçikletës, sidomos natën, por edhe si sinjalizues në rrugë, për t’iu treguar drejtuesve të tjerë kur çiklisti do të ndërrojë korsi apo do të kthehet. Dritat mund të kontrollohen në distancë nëpërmjet një kontrolluesi me Bluetooth, që mund të vendoset tek kyçi i dorës.

Helmeta është e pajisur gjithashtu me altoparlantë dhe mikrofon, që do t’i japin mundësi çiklistit të dëgjojë muzikë ndërsa është duke udhëtuar, ose mund të përdoret për të kryer thirrje telefonike. Helmeta mund të shërbejë edhe si radio dore marrëse-dhënëse në rastet kur çiklistët janë në garë, kështu ata mund të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Filloi edicioni i pestë i “Etno Fest”(Video)

0

Rreth 25 kilometra nga Prishtina, në etno fshatin Kukaj, ka filluar festivali i kulturës shqiptare, “Etnofest”. Festivali do të mbahet për katër ditë, ndërsa e veçantë e këtij edicioni janë shfaqja e filmave dokumentarë të Arkivës së Filmit Shqiptar, të cilët trajtojnë tema etnokulturore. Organizatorët thonë se në këtë edicion programi i Etnofestit është i pasur me performanca dhe ekspozita të ndryshme./21 Media

Kamerun, 8 të vrarë dhe 134 persona të rrëmbyer

0

Në një sulm terrorist të ndërmarrë në kamerun humbin jetën 8 persona.

Autoritetet lokale kanë theksuar se natën e mbrëmshme një grup i armatosur ka ndërmarrë një sulm në rajonin Tchakarmari të Majo Sava në veri të vendit pranë kufirit me Nigerinë. Autoritetet gjithashtu kanë njoftuar se në sulm kanë humbur jetën 8 persona dhe se sulmuesit të cilët dyshohen se janë anëtarë të organizatës Boko Haram pasi kanë rrëmbyer 134 persona i kanë vendosur zjarrin fshatit.

Kameruni prej dy vitesh po përballet me sulmet e Boko Haram i cili ka vendosur në shenjestër civilët, si dhe theksohet se sulmet vetëvrasëse të organiztës në vend në dy javët e fundit janë rritur.

Ekspertët theksojnë se organizata po mundohet të marrë hak nga Kameruni, Çadi, Nigeri dhe Benin të cilët i kanë shpallur luftë organizatës.

Çadi, Nigeri, Kameruni dhe Benin në kuadër të luftës kundër Boko Haram kishin krijuar Forcën e Ndërhyrjes Shumëkombëshe të përbashkët (MNJTF).

Profesori austriak: Specialja kërkon prova konkrete

0

Për modelin e Gjykatës Speciale dhe vështirësitë që do t’i ketë ajo, ka folur  për Dojqe Wellen, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin të Grazit në Austri, Profesori  Joseph Marko.

Sipas profesorit  Marko gjykata  me shumë gjasë do të jetë e organizuar në strukturë si Tribunali i ish-Jugosllavisë, i pajisur me një prokuror dhe me disa gjykatës, kjo me qëllim që të krijohet kuadri ligjor penal për funksionimin e saj. Sigurisht kjo gjykatë mund të procedojë vetëm raste të veçanta, që do të thotë që duhet të ekzistojnë dyshime të caktuara për persona konkretë, e duhet provuar nëse për këta persona provat dyshuese janë aq të mjaftueshme sa mund të ngrihet një aktakuzë,  e më vonë mbi bazën e këtyre provave të mundësohet edhe nxjerrja para gjyqit, ashtu si u veprua në Tribunalin e ish-Jugosllavisë. Në pyetjen  se sa  mund të ketë sukses një gjykatë e tillë me mbledhjen e provave dhe nxjerrjen e personave përgjegjës para drejtësisë, Profesor Marko është përgjigjur se kjo varet nëse personat e dyshuar do të mund të arrestohen e të kalojnë në paraburgim,  pra që të hapet një proces kundër tyre. Por, siç është shprehur ai,  pikërisht mundësia e mbledhjes së provave është vendimtare për suksesin e kësaj gjykate.

Vendimi për krijimin e Gjykatës Speciale nuk ishte i lehtë në Kosovë, ndërkohë ka kaluar shumë kohë, a nuk ka punuar koha për autorët e krimeve?

Sigurisht koha ka punuar për autorët e krimeve, sepse është shumë e vështirë pas një kohe kaq të gjatë është shumë e vështirë të mblidhen provat e duhura, kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet, e për vepra të tjera akoma më shumë kohë. E sidomos këtu bëhet fjalë për provat që do të sillnin dëshmitarët, por e kemi parë qartësisht në të shkuarën në Kosovë se këtu do të jetë shumë e vështirë mbledhja e provave të vlefshme për gjyqin mbi bazën e dëshmitarëve. Në të shkuarën kemi pasur probleme me mbrojtjen e dëshmitarëve, me një mbrojtje efektive të dëshmitarëve.

Edhe më parë mbrojtja e dobët e dëshmitarëve ka qenë pikë delikate, për këtë është kritikuar edhe EULEX-i, por a ka gjasa që gjykata e re të mund të ndryshojë diçka këtu?

Vështirë të thuhet. Kosova është kaq e vogël si nga sipërfaqja ashtu edhe nga numri i banorëve saqë do të jetë shumë e vështirë të ngresh një program të vërtetë të mbrojtjes së dëshmitarëve, një program efektiv pra. Personalisht dyshoj shumë nëse Gjykata Speciale do të mund të bëjë diçka më mirë se EULEX-i.

Nuk besoj se për Gjykatën Speciale do të jetë e lehtë të ndjekë penalisht persona të caktuar, sepse sa më i njohur të jetë një person, aq më e vështirë do të jetë të gjesh dëshmitarë apo prova të caktuara.

Opozita e quan Gjykatën Speciale cënim të sistemit të drejtësisë në Kosovë. Si mendoni ju ka bazë ligjore për një pretendim të tillë të opozitës?

Jo, ajo nuk është shkelje e sistemit të drejtësisë në Kosovë, por një shtojcë e sistemit të drejtësisë aty. Këtu kemi rregullore shumë të qarta të së drejtës ndërkombëtare të përcaktuara në ligjin e së drejtës ndërkombëtare, me qëllim që të mund të ngrihet një gjykatë e tillë, e sidomos tani kur parlamenti e ka hapur rrugën për një institucion të tillë.

UÇK-ja shihet si çlirimtare dhe ushtarët e saj gëzojnë statusin e heroit në Kosovë. Sa mund të ndikojnë procese të tilla gjyqësore që shoqëria të diferencojë, kush është heroi e kush jo, apo proceset do të ndjehen më shumë si shërbim që jemi të detyruar t’ia bëjmë botës jashtë?

Unë mendoj se Gjykata Speciale do të qëndrojë para të njëjtit problem si ish-Tribunali i Jugosllavisë. Nga njëra anë duhet thekuar se penalisht mund të përndiqen vetëm individët e veçantë, e jo UÇK-ja si një organizatë, këtu duhet ndarë pra faji individual nga ai kolektiv, dhe se nuk ka asnjë mundësi që të trajtosh çështjen e fajit kolektiv në ndonjë formë, edhe pse e ke një Gjykatë Speciale. Këtë përvojë e kemi nga Tribunali i ish-Jugosllavisë, tribunali për Bosnjën, për Serbinë ka dështuar plotësisht në trajtimin e kësaj çështjeje, e madje të akuzuarit në Hagë e ngritën të gjithë strategjinë e tyre të mbrojtjes mbi paraqitjen si heronj apo mbrojtës të kolektivit, etnisë apo kombit. Kështu që çështja e fajit kolektiv ka pasur efektin e kundërt.

e megjithatë përballja me drejtësinë e disa pjesëtarëve të UÇK-së do të ndihmojë në zbardhjen e një kapitulli që ka hedhur jo pak hije mbi imazhin e Kosovës…

Sigurisht mbetet të shpresohet që me zbardhjen e rasteve të veçanta të arrihet të mblidhen fakte e njohuri mbi veprime të caktuara, por se si do të interpretohet kjo, sidomos nga mediat në Kosovë apo jashtë, shikojmë që këtu kemi dallime shumë të mëdha.

Prof. Dr. Joseph Marko është dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Grazit në Austri, Institutin e së Drejtës Publike dhe Shkencave Politike.

Rrahim Pacolli: Zbatimi i Policës Kosovë- Serbi nga 12 gushti

0

Sot në Bruksel, pas një takimi të gjatë dhe bisedimeve të vështira me ndërmjetësuesit e BE-së dhe sekretares së përgjithshme të Këshillit të Byrove znj.Greet Flore, u dakorduam që implementimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë dhe njohje reciproke të policave të sigurimit kufitar të Kosovës dhe atyre të Serbisë, të fillojë nga 12 Gusht 2015, njofton Rrahim Pacolli, drejtor i kompanisë së sigurime “Siguria” dhe anëtar delegacionit të Kosovës në bisedat me Serbinë për marrëveshjen për lëvizje të lirë.

Nga Qeveria e Kosovës ende nuk ka lajm rreth kësaj marrëveshje e cila ishte dashur të fillonte së zbatuari më herët.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sot ka marrë pjesë në takimin lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve, që do të mbahet në Bruksel.

Prishtinë: Promovohen veprat e mërgimtarëve

0

Është viti i tretë që krijuesit nga mërgata takohen në Bibliotekën Kombëtare, e tashmë ky takim do të bëhet edhe tradicional. “Takimet tradicionale të krijuesve nga mërgata dhe diaspora” u realizua sot nën moton “Ti je pjesë e atdheut”.
Qëllimi i këtij aktiviteti, që në fillim u tha të jetë takimi në mes të krijuesve që jetojnë dhe veprojnë jashtë atdheut, takimi mes tyre por edhe me krijuesit që jetojnë në Kosovë.
Këtë takim e hapi kryetari i Lidhjes së Krijuesve në Mërgatë – Hasan Qyqalla, ai i përshëndeti të pranishmit duke falënderuar të gjithë për kontributin e tyre.
Ndonëse ministri i Ministrisë së Diasporës – Valon Murati nuk ishte i pranishëm, një fjalë rasti e mori zëvendës ministri i kësaj ministrie – Sahit Krasniqi, i cili krijuesit nga mërgata i quajti thesar i çmuar të kombit shqiptar.

Në këtë takim, të tretin më radhe, njëherit u promovuan edhe tetë vepra të shkrimtarëve dhe krijuesve që veprojnë në mërgim.

David Beckham dhe tatuazhet e tij (Foto)

0

Çdo ditë e më shumë shtohet lista e gjatë e tatuazheve në trupin e David Beckham, ku më të fundit ishin ato për gruan dhe vajzën e vogël.
Ai mund të quhet një koleksionues i rregullt i tatuazheve, pasi në trupin e futbollistit numërohen 40 të tilla.

Çdo tatuazh në trupin e tij ka një domethënie të caktuar, por më i rëndësishmi për të duket se është tatuazhi që mban numrin 99, të cilin e ka realizuar për nder të bashkëshortes Victoria, duke qenë se është viti në të cilin ata janë martuar.

Just for you: Most recently, David got the number '99' tattooed on his little finger to mark the year he got married to wife Victoria

His lovely lady: Weeks before that, he had the words Pretty Lady inked above his daughter's name Harper on his neck, in honour of his Harper's fourth birthday

What an angel: The footballer then followed his Brooklyn tattoo with a guardian angel, which he added wings to during a later session

The thought was there: Inn 2000, David opted to have his wife’s name tattooed in Hindi on his left arm, unfortunately for him, the artist spelled her name 'Vihctoria'

David took a break for several years, before having the number 7 – his shirt number for Man United and England – inked on right forearm in 2002

Sign of the cross: Another religious emblem came in 2004, when he added a winged cross to the nape of his neck

Out on a limb: David couldn't resist indulging in another inking the same year, this time a large portrait of an angel with the words 'In the face of adversity'

And another: The footballer has 'Death and life have determined appointments. Riches and hour depend upon heaven' written in Chinese script along his left side. This design came in 2008

Holy moly: The star continued with his religious theme and added a portrait of Jesus Christ in 2010. The image is based on a painting called The Man Of Sorrows by Catholic artist Matthew R. Brooks and is believed to be another tribute to his grandad, who passed away the year before

Posh tribute: Among several tattoos dedicated to Victoria, his most significant came in 2007. The large design is inspired by a Brigitte Bardot-inspired shoot she did for Pop magazine, said to be one of his favourites. The phrase 'forever by your side'  was later added to the bottom of the tattoo

A new lady: In 2013, David showed off a prominent design on the right side of his chest, depicting a woman in a forest

Prizren: Sulmohet radiologu

0

Sipas një kumtese të POlicisë Rajonale të Prizrenit, sot në mëngjes në ambientet e Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren është sulmuar një mjek radiolog nga një i dyshuar i cili tanimë ndodhet nën masën e arrestit policor. Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime fillestare në vendin e ngjarjes, thuhet se i dyshuari e kishte sjell një person të lënduar në një aksident trafiku në emergjencë dhe kishte kërkuar që mjeku ta trajtonte të lënduarin me nguti. Pasi mjeku e kishte këshilluar që
të priste pak, i njëjti, i hidhëruar, e ka sulmuar fizikisht radiologun me ç’rast i shkakton lëndime të lehta trupore. Policia e ka arrestuar sulmuesin ndërsa prokurori i shtetit e ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të njëjtit për 48 orë.