Prishtinë: Promovohen veprat e mërgimtarëve

TË FUNDIT

Është viti i tretë që krijuesit nga mërgata takohen në Bibliotekën Kombëtare, e tashmë ky takim do të bëhet edhe tradicional. “Takimet tradicionale të krijuesve nga mërgata dhe diaspora” u realizua sot nën moton “Ti je pjesë e atdheut”.
Qëllimi i këtij aktiviteti, që në fillim u tha të jetë takimi në mes të krijuesve që jetojnë dhe veprojnë jashtë atdheut, takimi mes tyre por edhe me krijuesit që jetojnë në Kosovë.
Këtë takim e hapi kryetari i Lidhjes së Krijuesve në Mërgatë – Hasan Qyqalla, ai i përshëndeti të pranishmit duke falënderuar të gjithë për kontributin e tyre.
Ndonëse ministri i Ministrisë së Diasporës – Valon Murati nuk ishte i pranishëm, një fjalë rasti e mori zëvendës ministri i kësaj ministrie – Sahit Krasniqi, i cili krijuesit nga mërgata i quajti thesar i çmuar të kombit shqiptar.

Në këtë takim, të tretin më radhe, njëherit u promovuan edhe tetë vepra të shkrimtarëve dhe krijuesve që veprojnë në mërgim.