Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitovicë, humbë jetën 6 vjeçari

0

Një fëmijë gjashtë vjeçar ka mbetur i vdekur nga një aksident i rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Breznicë të komunës së Obiliqit, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe këmbësori gjashtëvjeçar, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë rajonale të Kosovës, e cila ka thënë se në aksidentin, e ndodhur rreth orës 14:45, janë përfshirë dy vetura dhe një këmbësor, me ç’rast këmbësori ka ndërruar jetë.

“Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes, këmbësori ka humbur jetën, pra aksidenti është me fatalitet. Vdekjen e këmbësorit e ka konfirmuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Roma do huazimin e Coentraos

0

Roma është e interesuar të huazojë mbrojtësin e majtë të Real Madridit, Fabio Coentrao, njofton Sky Sports Italia.

Portugezi prej kohësh nuk po arrinë të bindë trajnerët madrilen për një vend në formacionin bazë te Los Blancos dhe kjo besohet të jetë arsyeja kryesore e një largimi të mundshëm të tij.
Megjithatë, romakët fillimisht janë të interesuar që vetëm ta huazojnë mbrojtësin me të drejtë blerje të plotë në vitin e ardhshëm .

Mërgimtarët i promovojnë veprat e tyre

0

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të takimeve me krijues nga diaspora, sot u bë promovimi i një numri të librave të shkrimtarëve nga diaspora.

Takimet tashmë tradicionale me shkrimtarë nga diaspora i shpalli të hapura Hasan Qyqalla, krijues dhe njëherësh kryetar i parë i Lidhjes së krijuesve shqiptarë në mërgatë.

Në këtë aktivitet kulturor, i cili u mbështet nga Ministria e Diasporës, përpos një numri të madh të bashkatdhetarëve, ishin të pranishëm edhe zëvendësministri Sahit Krasniqi, përfaqësues të MD-së dhe dashamirë të fjalës së shkruar.

“Se krijuesit në mërgatë mendojnë e veprojnë për Kosovën, për këtë flasin veprat tuaja, që do të mbeten brez pas brezi. Është detyrë e të gjithëve, gjithashtu edhe e krijuesve që të jenë në shërbim të Kosovës”, tha zëvendësministri Krasniqi, duke shtuar se krijuesit janë pjesë e thesarit të kombit tonë.

Me këtë rast, u promovuan këta libra: vëllimi poetik “Kodi i etikës, i autorit Neki Lulaj; “Në krahët e ëndrrës”, i autores Fatmire Zenelaj ; vëllimi me poezi “Shpirti i fjalës”, i autorit Hasan Qyqalla; “Aroma e rrugëve me baltë”, i autores Mirvete Elmazi-Mehmeti; “Jehona e Agim Ramadanit”, i autorit Gjergj Rrustajt; Antologjia për çlirimtarët Ilaz Kodra e Antigona Sejdiu, i autorit Ajet Shala, e libra të tjerë.

SBASHK-u 'selam' Qeverisë

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Kulturës dhe Shkencës – SBASHK ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se, nëse nuk zgjidhet së shpejti çështja e pensionimit të punëtorëve të arsimit, do të nisë veprimin “me të gjitha mjetet e lejuara sindikaliste”.

“Pensionet aktuale për të pensionuarit kontributdhënës janë 140 euro, kurse ato të pleqërisë, apo për ata që kurrë nuk kanë qenë të punësuar diku, janë 75 euro. Vetëm këtë vit janë punësuar rreth 500 punëtorë të arsimit në Kosovë dhe pjesa më e madhe e tyre nuk po e gëzojnë pensionin kontributdhënës, por atë të pleqërisë. Këta mësimdhënës me arsye po ndihen të ofenduar dhe janë plot mllef. Atyre u është thënë se duhet t’i kenë së paku 15 vite kontributdhënëse para 1.01. 1999 dhe se shteti nuk paska dedikuar mjete në emër të kontributdhënies për vitet e punës në arsim 1989-1999,

Mësimdhënësit kanë arsye të ndihen edhe të ofenduar edhe të injoruar sepse nuk po u njihen pikërisht vitet që për arsimin në Kosovë numërohen si të lavdishme dhe me plot sakrifica sepse të punësuarit në arsim krijuan sistemin arsimor të Kosovës krijuan sistemin arsimor të Repub likës së Kosovës dhe i ishin kundërvënë gjatë gjithë kohës përpjekjeve të pushtuesit serb që arsimin shqip ta vinte nën kthetrat e veta. Mësimdhënësit kanë arsye të ndihen edhe të ofenduar edhe të injoruar , jo për arsye se marrin për çdo muaj 65 euro më pak se sa u takojnë, por nga arsyeja se Ligji mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, i dekretuar nga presidentja e Kosovës , znj. Atifete Jahjaga më 21.05. 2014, ua garanton të drejtën për pension të plotë e të merituar.

Ky realitet i hidhur dhe paraqitja e Qeverisë se asgjë nuk po ndodh është edhe më pikëllues nga fakti se të huajt që ishin në përkrahje të arsimit shqip të viteve 89-99 në Kosovë janë shprehur publikisht se për ato vite punëtorët e arsimit të Kosovës meritojnë respekt. Kështu edhe sekretari i përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit gjatë vizitës në Kosovë në fillimin e qershorit të këtij viti ishte shprehur publikisht e zëshëm se në cilin do shtet të botës po të ndodhte të punohej ashtu si punuan mësimdhënësit e Kosovës në mbrojtje të arsimit dhe gjuhës e shkollimit të tyre shteti , le që do ua njihte ato vite si kontributdhënëse po do ua numëronte dy për një.

SBASHK-u është munduar të zhvillojë dialog me Ministrin Abrashi për këtë çështje, por ai nuk ka pasur kohë. SBASHK-u është takuar me zv/ministren Rita Hajzeri dhe i ka shprehur këtë brengë të madhe, por nuk kishte ndonjë përgjigje konkrete. Duke u gjendur në këtë situatë e duke qenë se SBASHK-u, që angazhohet fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave legjitime të të punësuarve në arsimin e Kosovës, do të provojë edhe pak kohë që çështja e pensionimit të punëtorëve të arsimit të sqarohet si duhet përmes dialogut, e nëse dialogu nuk jep fryt , atëherë SBASHK-u do të veprojë me të gjitha mje tet e lejuara sindikale me qëllim që vitet 89-99 në arsim të vlerësohen ashtu si e meritojnë , të jenë vërtetë të pranuara si kontributdhënëse dhe që punëtorët e arsimit ta gëzojnë të drejtën që u takon edhe me nenin 8, pika 6 të Ligjit 04/L-131, thuhet në komunikatën e sotme të SBASHK-ut

Nis ndërtimi i parkut në Gjilan

0

Në lagjen Dardania të Gjilanit sot ka nisur puna për ndërtimin e parkut, ku parashihet të ketë një amfiteatër, fushë të futbollit, terrene sportive për basketboll dhe volejboll, fontanë dhe sistem të ujitjes.

Gjithashtu, do të bëhet ndriçimi publik, ndërtimi i trotuareve dhe këndit të lojërave për fëmijë, krijimi i zonave të gjelbra, instalimi i ulëseve për pushim, shporta të mbeturinave, si dhe elemente të tjera rekreative dhe sportive, njoftoi shërbimi komunal i informimit.

Projekti realizohet përmes programit “Kosova e Bukur II”, financuar nga Komisioni Evropian dhe Komuna e Gjilanit, të implementuar nga IOM – i, që pos parkut që do të ndërtohet, janë krijuar 92 vende të reja të punës, duke përfshirë 65 persona të angazhuar përmes Qendrës për Punësim në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me drejtorin e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Kristof Shtok, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtorët i prokurimit, në mënyrë simbolike kanë vënë gurthemelin e këtij projekti.

Ndryshe, nga ky projekt që do të kushtoj rreth 240 mijë euro, do të përfitojnë 75 mijë banorë të Komunës së Gjilanit, të cilët mund të jenë pjesë e përditshme e këtij mjedisi rekreativ në një të ardhme të afërt.

Kroacia shënon 20 vjetorin e “Stuhisë“, valëvitet edhe flamuri Shqiptarë

0

Kroacia ka mbajtur sot një paradë të madhe ushtarake për të shënuar 20 vjetorin e ofenzivës në luftën për pavarësinë e saj, ndërkohë që Serbia ka mbajtur ditë zije për viktimat.E veçanta e parakalimit ishte se aty defiloi edhe brigada Shqiptare me flamurin Shqiptarë në duar./21Media

Pavarsia e Kroacise

Kosova në filmin “Fantastic Four”! (Video)

0

Kohëve të fundit shqiptarët, Kosova apo Shqipëria kanë qenë në anën negative të paraqitura në filma aksion. Kësaj rradhe është më ndryshe, sepse personazh i filmit “Fantastik Four” që do të shpëtojë botën së bashku me 3 miqtë e saj, ka prejardhjen nga Kosova. Ajo quhet Suzan Storm dhe është vajzë jetime e adoptuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, siç përshkruhet në film./ 21 Media

Temperaturat e larta shkrijnë asfaltin

0

Në Turqi përkatësisht në qytetin Mersin për shkak të temperaturave të larta asfalti i rrugëve ka filluar të shkrihet.
Ndërkohë sot zyrtarë të lartë në këtë rajon thanë se kanë dhënë leje të pushojnë në datat 6-7 për gratë shtatzana, të sëmurit kronikë dhe personat me aftësi të kufizuar të cilët punojnë në institucione të ndryshme vendore dhe shtetërore.

Shumë njerëz për ti ikur të nxehtit kanë lënë qytetin për të shkuar në desitnacione më të freskëta, ndërkohë ata që kanë qenë të detyruar të rrinë në qytet janë munduar të mos dalin në rrugë. Nga ana tjetër asfalti i rrugëve të mbetura bosh të Mersinit vende vende janë shkrirë nga temperaturat e larta.

Ndërkohë temperaturat e larta pritet të zgjasin deri në fundjavë.

Situatë e rëndë në Shipkovicë të Tetovës(Video)

0

Në ditën e tretë të fatkeqësisë natyrore në komunën e Tetovës, situata vazhdon të jetë e rëndë. Pjestarët e ushtrisë maqedonase dhe banorët e fshatrave po kërkojnë në Shipkovcë trupin e pa jetë të një vajzë gjashtë vjeçare. Komuna e Tetovës ka krijuar shtabet e shpëtimit në Reçicë të Madhe, Lisec dhe Shipkovicë. Banorëve iu mungon energjia elektrike dhe uji i pijshëm./21 Media

'Rasti Kumanovës’, dështoi procesi dëgjimor i Prokurorisë

0

Përmbyllet me dështim procesi dëgjimor i të dyshuarve për rastin e Kumanovës, edhe pse Prokuroria nuk ka qëndrim nëse kjo fazë dështoi apo jo.

Ndalesa e prokurorëve ishte në burgjet e Prilepit dhe Manastirit, ku të paraburgosurit ndoqën shembullin e bashkë të dyshuarve të tjerë nga burgu i Shutkës, duke kërkuar që para se të merren në pyetje, të njihen më parë me provat nga ana e palës së akuzë. Sipas avokatit mbrojtës Naser Raufi, tentativa e prokurorisë është e pakuptueshme dhe ironike pasi në mënyrë deklarative, të dyshuarve iu tregohen të drejtat por nga ana tjetër nuk iu mundësohet realizimi i këtyre të drejtave.

“Dëgjimet edhe për këta persona të dyshuar që janë në burgun e Prilepit dhe Manastirit vazhdoi njësoj si te burgu i Shkupit. Të gjithë të dyshuarit këmbëngulën që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë që ua jep ligji për procedurë penale dhe t’i shohin provat që posedon prokuroria, por prokuroria nuk e kam të qartë pse nuk e realizon këtë të drejtë që kanë. Vetëm ua thonë në mënyrë deklarat ive, ua tregojnë cilën të drejtë kanë, por nuk ua mundëson të dyshuarve. Kjo është një punë me të vërtetë nonsens dhe organi që duhet ta mbroj nga një anë të drejtën e njeriut të dyshuar, me këtë praktikisht, me këtë që bën, e shkel të drejtën e të dyshuarit”, tha Naser Raufi, avokat mbrojtës.

Avokati mbrojtës nuk e di arsyen e fshehjes së provave nga ana e prokurorisë, por e vlerëson si pozitive faktin që këto marrje në pyetje po xhirohen me kamerë dhe përfshihen në procesverbale.

“Evidente është kjo gjë. Nuk i konvenon që avokati apo i dyshuari t’i shoh provat, nuk kam koment tjetër përveç asaj se praktikisht fshihen provat, arsyet pse fshihen nuk e di. Sipas meje nuk i konvenon prokurorisë t’i prezantoje provat të dyshuarit. Ndërkombëtarët nuk janë prezent por mirë është që incizohet me kamera dëgjimi i të dyshuarve. Vet procesverbali e ka këtë konstatim që të dyshuarit insistojnë ta realizojnë tà « drejtën që ua jep ligji, por nuk iu mundësohet që të jetë ironia më e madhe, iu tregohet se ka të drejtë që para se të japë deklaratë, t’i shohin provat por provat nuk u jepen”, u shpreh Raufi.

Sipas Raufit, me këtë veprim Prokuroria po shkel ligjin për procedurës penale dhe njëkohësisht nuk përmbush rekomandimet nga raporti i Pribes. Pas këtij procesi, pala mbrojtëse ka të drejtën e prezantimit të provave që posedon ose të propozoj që prokuroria të kërkojë prova shtesë. Në mesin e të dyshuarve, në burgun e Prilepit dhe Manastirit janë Sami Ukshini, Demë Shehu, Muhamet Krasniqi, Valdet Zeka, Shefqet Hallaçi dhe Ardian Bujari.